Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Edhe njëherë t'më shkel këmba atje

Shko poshtë

Valon Beqiri:Edhe njëherë t'më shkel këmba atje Empty Valon Beqiri:Edhe njëherë t'më shkel këmba atje

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 10, 2011 12:04 pm

Valon Beqiri:Edhe njëherë t'më shkel këmba atje 195366_100000406115855_3109559_n
Valon Beqiri:Edhe njëherë t'më shkel këmba atje

Në asfaltin e fantazmave ku erërat punonin për vampira,
pa pikë krenarie ta pranoj postin e një skllavi t'frikës,
të zbres posht shkallëve të ferrit si një djalë i mirë,
me pranga në shpirt të më plagoset mëngjesi i dritës.

Në momentin e telefonatës ku kambana e korrupton pritjen,
aty ku braktisesh nga ftesa e një dashurie me javë e muaj,
në tepihun e kuq që shfaqet premiera më madhe e vdekjeve,
nëpër odat e hakmarrjes ku respekti e shëron plagën e huaj.

Në ambientin e mjerimit ku sofra gjëmon mungesën e bukës,
në tavolinën presidenciale të shtirem kinse i dua ata,
në koridoriet e famës ta udhëheqi dhimbjen e sakatosur,
ku termi LIRI, vazhdimisht po ndiqet për gjah.

Nën përkujdesjen e një plafi t'grisur nga mërzia e tepruar,
n'kuzhinën çudirave ku pjata me gjellë tregon fytyrën e saj,
në vitrinën e enëve kristalore të shoqërohem nga diamanti,
si pushteti më i lartë që mi pushkaton xhurmët pa asnjë faj.


V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi