Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Basha: Fitorja po merr trajtë, jam në pritje të lexohet edhe vota e fundit

Shko poshtë

Basha: Fitorja po merr trajtë, jam në pritje të lexohet edhe vota e fundit Empty Basha: Fitorja po merr trajtë, jam në pritje të lexohet edhe vota e fundit

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 10, 2011 2:49 pm


Basha: Fitorja po merr trajtë, jam në pritje të lexohet edhe vota e fundit



Basha: Fitorja po merr trajtë, jam në pritje të lexohet edhe vota e fundit 11prinUnbenannt-1Të dhënat e KQZ-së, Basha në avantazh


(I plotësuar) - Kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha vazhdon të kryesojë në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës, kundrejt rivalit Edi Rama.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së deri më tani janë numëruar 192 kuti në Tiranë nga 485 që janë gjithsej.

Në bazë të këtij numërimi, rezultati deri në orën 13 është 48.568 vota në favor të kandidatit Lulzim Basha, kundrejt 48.000 vota për kandidatin Edi Rama. Siç vihet re kandidati, Lulzim Basha është në avantazh me 568 vota.

* * * * * * *



Basha: Fitorja po merr trajtë, jam në pritje të lexohet edhe vota e fundit



Kandidati i “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha në një dalje para mediave pak minuta më parë se është në pritje të numërimit të votave.

Basha ka falënderuar të gjitha ata që po punojnë për këtë proces.

“Dua të falënderoj të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit për numërimin e drejtë të çdo vote dhe për të siguruar një proces numërimi të saktë”, u deklarua Basha.

“Kanë mbetur pa numëruar shumë vota, jam i bindur se vota e qytetarëve do të lexohet drejtë. Ndërsa duket se fitorja e shumëpritur po merr trajtë në gjithë qytetin, dua të t’ju them se do të pres deri sa të lexohet edhe vota e qytetarit të fundit” , theksoi Basha.

Deri tani në Tiranë janë numëruar 182 kuti nga 485 dhe në avantazh është zoti Lulzim Basha 46582 vota dhe Rama me 46270 vota. Pra zoti Basha është në avantazh me 312 vota.

* * * * * * *

Ristani: Masa për komisionerët që lënë në mes detyrën

Basha: Fitorja po merr trajtë, jam në pritje të lexohet edhe vota e fundit 11kqz1-1

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka kërkuar KZAZ-ve të marrin masa nëse komisionerët braktisin procesin e numërimit të votave.

Në mbledhjen e sotme KQZ-ja me 6 vota pro shkarkimin e komisionerëve që lënë procesin e numërimit dhe zëvendësimin e tyre.



Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani theksoi se ky institucion është i gatshëm të ndërmarrë masat e ndëshkimit për komisionerët të cilët lënë në mes procesin e numërimit të votave dhe zvarrisin procesin.



Ndërkohë nënkryetarja Dëshira Subashi theksoi se duhet shënuar në dokumentacion çdo bllokim dhe largim që ndodh në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.



“Që të mos ndodhë nesër të thoni se pse nuk ndodhet në dokumentacion një problem dhe shqetësim i tillë”, theksoi Subashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi