Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIKEL ME POEZI NGA SHYFRETE AHMA “SHPRESA BESA”

Shko poshtë

CIKEL ME POEZI NGA SHYFRETE AHMA “SHPRESA BESA” Empty CIKEL ME POEZI NGA SHYFRETE AHMA “SHPRESA BESA”

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 10, 2011 10:16 pm

CIKEL ME POEZI NGA SHYFRETE AHMA “SHPRESA BESA” 229162_1683330326745_1342220805_1433153_7028668_n

CIKEL ME POEZI NGA SHYFRETE AHMA “SHPRESA BESA”

Shyhrete Krusha Ahma, me emrin letrar Shpresa Besa, eshte lindur ne Gjakove, me 23.03. 1954. Shkollen fillore dhe te mesme i ka kryer ne vendlindje, ndersa te larten komerciale, ne Peje.Qe ne femijeri kishte pasion leximin. Ne menyre te vecante e ka terhequr poezia, se ciles nuk i eshte ndare gjer sot. Endrra e saj e madhe ka qene botimi i poezive, e cila per shkak te rrethanave te jetes mbeti enderr, por e pashuar.
Kohet e fundit ka nje prodhimtari te dendur poetike. Poezite e saj trajtojne nje game te gjere temash qe nga ato qytetare e gjer tek ato intime.


PERKUJTIM....

.......kushtuar birit te motres sime te cilin e vrane me 16 Prill, ime moter ishte e debuar, kurse djali i mbeti ne vendlindje duke shpresuar se do shpetonte, por Ajo kurre ma nuk e pa ate...kur u kthyen ne vendin e tyre, ate e vizituan ne varr....tash u bene 12 vite, por vuajtja, dhimbja dhe malli eshte edhe me e madhe.

Shum rrudha të thella, shtuar më janë ballit
sa po më therrë kjo zemër prej mallit.

Flokët e thinjura, më tepër janë zbardhuar...
pas kaq shum viteve, që kanë kaluar.

Qava me lotë, oh sa shum që qava...
nga lotët e syve të mi, varrin unë ta lava.

Të vranë mizorisht, gazin në buzë të ndalen
gjakftofte të vranë, jetën nuk ta falen.

Të masakruan mizorisht çetnikët e barbarët....
gjyshit tënd të vjetër,të zemrës iu keputen damarët.

Që nga ajo ditë, kur Ty të morren jetën,
edhe plaku i moqëm, me zemër e vriste veten.

Ne prinderit e shkrete, ishim të dëbuar....
të lamë në dorë të Zotit... ashtu duke menduar.

Ishim ne largë, mos qofshim kurrë...
morrëm lajmin e zi, se Ty të kishim humbë.

Zemrat na u dogjën, u dogjëm si zjarri,
aty babë e nanë, vdiqem për së gjalli.

Atëherë humbem dhe ndjenjat e shpirtit
shamë i mallkuam me zemrën e plasur të prindit..

Malkuam dhe veten përse të lamë te ndarë
nuk menduam se më, s' kem për Tu parë.

Mendoja nënë zeza, ditëlindjen ta festoja
se do të humbisja, kurrë nuk e mendoja.

Përvjetorët vijnë, dhe bëhen shum vite,
unë nënë mjera vajtoj,e do vajtoj për ditë....


MIRE SE ERDHE N'VENDIN TEND -BIR

Më mbështet në krahun tënd, bir
mbi gjoks më mbaj, më shtrëngo fort
shum kohe e vetmuar kam gdhir
sa shum kam qarë e kam derdhë lot.

Më ledhato flokët e thinjur në kok
më përqafo bir e më puth në ball,
sa e lumtur jam unë sot
më hiq pikllimin me gjith mall.

Mirë se erdhe n'vendin tënd o bir
thith aromën e fushës e malit
shijo bukuritë e vendit ku ke lindë
në kodrinën e bukur, në malet e Sharit.

Mirë se erdhe o biri nënës...
më shtrengo fort në gjoksin tënd,
të ndjej ngrohtësin e rrahjet e zemrës
pastaj të vdes e qetë,në një kënd.


NJE DITE DO TE VIJ.

Etje, dhimbje e trishtim,
ndryrje ndjenjash
stres, shqetsim,
lodhje, rraskapitje
e drobitje
turbullire shpirti...
e molisje.

Ere , furtune, e rrahur ne shi
i zbathur, i vrare...
i djegur, shkrumuar
e i bere hi.

I humbur, large ne vetmi
jete e pa jetuar
nga Ti i larguar
si gjithnji.

Zemren e mbaj hapur
mos ndonjihere te fus ne te
e shpresen e pa humbur
Ti ne shpirte e ke.

Une large, ne rruge shum large
Ti ne enderr, afer meje
i lidhe te zemres plage
Nje dite do te vij
afer teje.


S' JETOJME DOT ME...

Të ndaluar që t' jetojmë...
të ndaluar dhe t' frymojmë
as të mendojmë...
...s,guxojmë.
Por të derdhemi rrugëve të fatit
humnerë e hapur, në thellësi pusit
...të zhytemi.

Të ngujuar, pa zemër
të therur, përgjakur
deri në thellesi të shpirtit
largë të përflakur...
si pluhur i gacave te hirit.

Kacafytur me jetë a vdekje
ligësisht gëzimin e prerë
barierat e rrëmujes së kaluar
për tu rilindur sërish, edhe njëherë.

Përpjekjeve të jetës një STOP
të ndalur në mesin e rrugës
dhe dallgët e rrahjes së zemrave
ndërprerë furishëm
me trupat e prerë...

Sërish derdhin lotin lirshëm
shfryrur helmë e vrerë.
Jo nuk jetojmë dot më
dhimbjet prap që ti ndjejmë.


ZEMER NGRIRE MBETA...

Shpirtin tim të tretur, të servirur në tryezë...
merre të lutem, dhe coptoje fort,
dhe pas kësaj, diç dua me t'pyetë...
si u ndjeve ...kur unë qava me lot?
e unë me zmër të ngrirë...
të urova shëndet....dhe lamtumirë.

E Ti...si i përhumbur vrapoje, si i pa kokë!
të arrishë lirinë, apo marezinë, qe doje fort.
Krahëthyer e këmbëprera, mbes në mes të rrugës,
çdo gjë u errësua, u bë e mugët.

Zemër ngrire mbeta, aty qëndrrova...
gjer në humbje, silueten tënde shiqova.
ktheva krahet më pas, rënkimet e mia dëgjoj...
zjarr në gjoksin tim...diçka gufoi.

Flaken e ndezur, lotët e mi e fiken...
zemra ime blozë...se shef më driten.
E unë pres, pres e s'dua të vuaj më,
dua të mendoj, të ëndërroj...
thua se s'ndodhi asgjë.

Lotët e kripur, fshij me llëren e dores...
zemrën time e ngrohë, në bardhësinë e bores,
dielli leshoi rrezet, në fytyren time ...akull.
u shkri dhe debore, e duart ngrohe ne avull.

Pastaj shpirtin e tretur, dhe zemren e ngrirë
i bashkoj dhe copëzat...sërish për tu përtrirë.
lindje e perëndim ,përjetuar në jetë....
me dëshirat dhe lutjet tona, lumturi do ketë.


Pregaditi:Kujtim Stojku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi