Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëshira Haxhi:Tragjedia Shqiptare dhe racizmi Grek!

Shko poshtë

Dëshira Haxhi:Tragjedia Shqiptare dhe racizmi Grek! Empty Dëshira Haxhi:Tragjedia Shqiptare dhe racizmi Grek!

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 13, 2011 2:44 pm

Dëshira Haxhi:Tragjedia Shqiptare dhe racizmi Grek! 195304_100001142253200_3506873_n
Dëshira Haxhi:Tragjedia Shqiptare dhe racizmi Grek!
(ngjarje e vertet e dites se sotme)

Mesnate!
U rrenqetha e tera..!Nje klithme dridheruese me beri te hapja syte nga nje gjume i thelle pas nje dite te lodhshme.Thashe me vete:Enderr qenka shyqyr...E njejta klithme dridheruese u degjua perseri e shoqeruar me nje bresheri fjalesh ...Nuk po kuptoja asgje..Isha zgjuar mos ndoshta ne gjume?!
Nje e qare femije me percolli nje psheretime dhimbjeje....U cova pernjeheresh nga krevati...Klithmat zerat,te qarat dridheruese benin erresiren e nates me te thelle e te vrazhde...Kuptova gje dicka nuk shkon dhe qe gjithcka po ndodhte ne hyrjen per krah meje...
E pershendetja pothuajse cdo mengjes.Shkembenim nje " mirmengjesi" te thjeshte ne mengjeset e ngrira te Athines edhe pse tashme eshte pranvere.Ate ngrice e ndeshja shpesh here ne fytyrat e stresuara te patriotve te mi,ku shpesh here me jepte pershtypjen qe ishte ure lidhesese ndermjet kurbetarve...
U shtanga nje cast...Nga dhoma tjeter degjova zerin e time bije...c'eshte ne kete ore te vone..?! Mami je mire? U pame ne sy..
Trokita lehte ne deren gjysem te hapur,ku te jepej pershtypja qe klithmat e dhimbjeve donin te largoheshin nga aty..S'mu pergjigj kush, hyra brenda...Nuk e di si u ndodh ne krahet e mi..Degjova vec dy fjale nga buzet e saj te thare:Mami me vdiq!....Kuptova qe humbi njeriun me te shtrenjte ne bote.
Humba boten perreth...
U mundova ta qetsoj edhe pse ngeli nje perpjekje e kote...Ato klithma dridheruese ngrin realisht trupin e saj,heshten s'kishin me ze dhe filluan te reagonin brenda saj me nje tjeter menyre...Dikush thirri ..nje gote uje... nje pellembe...nje dore mashkulli mundohesh ti mbante gojen hapur per te shmangur ate dridherime dhimbjesh te mos behesh me e thelle...
Nuk e di si u beme rreth 7-8 shqiptare ..s'kishim cte thoshnim asgje shikoheshim ne sy te pamundur te fshehnim tragjedine e zhgarravitur ne fytyrat tona...Nga shtepia ime dikush me thirri ti jepja ca te dhena policise ,mbasi kerkonim ndihme mjekesore dhe me racizmin e tyre te poshter e mosperfilles nuk donte t'ia dinte njeri...
As emrin nuk i dija,asgje me shume per te.Nderkohe vajza e saj ishte i vetmi shpetim.Nje vajze e vogel rreth 12 pranvera e perlotur e humbur ne kthetrat e vuajtjes me beri te lotoj me pyetjen e saj feminore duke pare te jemen e vet te luftonte me vdekjen:
Me ka braktis babai do ngelem tani dhe pa nene?!
Heshta....E putha lehte ne balle,me duhesh te mesoja emrin e nenes se saj ,perndryshe ndihma skishte per te ardhe.
-E pyeta :Si e ka emrin mami?
-Nuk e di -me tha..........Kjo pergjigje na tha shume...
I acaruar me teper se shume Ai Shqiptari qe mbante telefonin ne vesh shprehu mllefin shqiptar ndaj razizmit Grek,me nje gjuhe vertet te papelqyr por e meritonin vertet.
Nje tjeter telefonate prej meje nuk ndryshoi asgje ...Nje ze i ftohte me tha: Mos e levizni nga vendi,rrezikohet jeta e saj...
Jeta dhe vdekja luanin me bukurine 29-vjecare te saj.Ne te tjeret shikonim njeri- tjetrin ne sy te rene ne kurthin e pamundesise per te ndihmuar.
U tmerruam kur nga goja e saj pikoi gjak...as une nuk e di sa kohe kaloi qe erdhi ndihma mjekesore, kete radhe jo me e thirrur prej nesh por prej policise qe ne e kishim lajmeruar me pare.
Konkluzioni i pare qe gjaku nuk ishte prej trupit te saj por prej gishtave te Patriotit tone i cili jeten e saj mbajti gjalle,na beri te gjithve ate moment te marrim nje frymemarrje te thelle lehtesuese.
.............
Pas dy oresh u kthye mbrapa,shoqeruar me disa miq te saj.Une e pamatur,nuk e di ndoshta edhe jo, e zgjova vajzen e saj per ti thene qe mamin tani e ke mire eja te te mbaj ne krah!
Tragjedia vazhdonte pameshire te rrugetonte me hapin e saj...Ne syte feminore pash dhimbjen pikturuar me lot!
Ajo e vetme iku me nje taksi per ne Vlore,ti jepte nenes se vet perqafimin e fundit edhe pse s'do e gjente me gjalle. E shoqeruam me shikimin tone deri sa makina nuk dukesh me ne horizont...Peploja e zise rendte drejt Shqiperise lare dhe me lot dhe me gjak.
Kishte dy vjet pa e pare.....
Edhe pse po lotoj dhe shkruaj kete moment...nuk po me iken nga mendja akullsia Greke ...Ndoshta s'eshte momenti por do ta shpreh tek ju...
Ate kasapane lotesh, ate ulerime ,qe ndoshta u degjua deri ne Shqiperi nga veshet Grek nuk e degjoi njeri?!
Kisha jetuar Racizmin Grek por jo kaq mizeri...
U gdhi...me lot e lava kete shkrim, kur ta lexosh Shqipetar me lotet e tu do bashkohen lotet e mi!
....................
Po e postoj kete shkrim tek ty...me duhet te ikij ne pune.
Jeta vazhdon......
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi