Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bardo kërkon nga KFOR-i mbrojtjen e qenve në Prishtinë

Shko poshtë

Bardo kërkon nga KFOR-i mbrojtjen e qenve në Prishtinë Empty Bardo kërkon nga KFOR-i mbrojtjen e qenve në Prishtinë

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 13, 2011 8:38 pm


Bardo kërkon nga KFOR-i mbrojtjen e qenve në Prishtinë

Bardo kërkon nga KFOR-i mbrojtjen e qenve në Prishtinë 14bb-qent


Aktorja dikur e famshme franceze Brizhit Bardo përsëri interesohet për mbrojtjen e qenve në Prishtinë.

Ajo i ka bërë thirrje komandantit të KFOR-it, Erhrad Byhler që të "ndalë masakrën" e qenve në Prishtinë.

"Unë ju lutem që të hetoni sulmet e bëra ndaj qenve në Prishtinë brenda tri javëve të kaluara dhe ju bëj thirrje që të ndaloni atë masakër", shkruan Bardo, njofton AFP.

"Mbi 200 qen janë vrarë, ndërsa me dhjetra u janë nënshtruar agonisë së gjatë" paralajmëron Brizhit Bardo dhe rikujton se në vitin 2007 ndaj apelit të saj ka reaguar edhe prefekti i Prishtinës për të penguar "vrasjet brutale të qenve endacakë në qytet.

Aktorja rikujton se edhe atëherë apelonte për programin e sterilizimit. "Pres që të veproni shpejt për të penguar përdorimin e armëve dhe të ndaloni vrasjen", thekson Brizhit Bardo.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi