Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E premtja e zezë e Edi Ramës

Shko poshtë

E premtja e zezë e Edi Ramës Empty E premtja e zezë e Edi Ramës

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 14, 2011 12:17 am

E premtja e zezë e Edi Ramës


E premtja e zezë e Edi Ramës 14edi610x
Pasi ka bërë politikë me protestat e të premteve dhe me bllokimet e rrugëve, për Edi Ramën vjen sot dita e ndëshkimit publik. Kjo e premte konfirmon heqjen e votëbesimit jo veç si qytetar i parë i kryeqytetit, por edhe si kryetar i partisë. Vota popullore i ka lënë në klasë ofertën “E vetmja rrugë”, duke demaskuar protestat për vjedhjen e votave dhe duke sfumuar kërkesën për zgjedhje të reja
Ndërkombëtarët sfumojnë projektin e zi të Ramës për një 21 janar të dytë në njësinë nr.5

Sot është e premtja e zezë (e radhës) për Edi Ramën. Pas disa ditësh pengmarrje të procesit të numërimit të votave, me shpresën për të zgjatur sado pak fundin e “rrugës së vetme” të humbjes, sot Edi Rama nuk mund ta shmangë më këtë fund.
Në traditën e karrierës së tij politike, në të cilat të premtet kanë qenë ditët më “të shënuara”, e premtja e sotme, në këtë kontekst të përgjithshëm, “i shkon për shtat” Edi Ramës. Por, në një tjetër kontekst, atë të bastit politik që Edi Rama ka vënë në këtë garë elektorale, e premtja e sotme, nuk lë vend për diskutim, për t’u klasifikuar si “e premtja më e zezë”. Sepse, pikërisht sot, në këtë “të premte më të zezë”, Edi Rama e sheh veten e tij, si kurbani politik “i rrugës së vetme”.
Edi Rama, i cili po aq sa ka pjesë të sjelljes së tij politike, dështimin politik, ka demonstruar se po kaq pjesë të sjelljes së tij politike ka edhe refuzimin për të pranuar dështimin, në këto ditë të pengmarrjes së procesit të numërimit të votave, ka bërë kujdes, që të përgatisë terrenin, për refuzimin e radhës, në dështimin politik të radhës.
Natyrisht, Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër për të bërë, veçse të tentojë të shpëtojë kontrollin e partisë, pas humbjes së radhës, duke rivënë në jetë skemën e njëjtë, që po konsumon për rreth dy vjetësh, atë të mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve të radhës, pa shembjes së radhës.
Në këtë tentativë të re, për asgjë më shumë se një “refresh” të sjelljes së tij politike, pas humbjes politike të radhës, skemat që po mundohet të zbatojë janë të njëjtat. Si e tillë skemë, përjashtim nuk bënë as tensionimi artificial i situatës, për parapërgatitjen e terrenit për mosnjohjen e humbjes së bashkisë së Tiranës.
Si edhe herët e tjera më parë, kur Edi Ramës i është dashur të “aplikojë” skemën e tensionimi, kur nuk ka dalë vetë për të artikuluar thirrjet për destabilzim, edhe këtë herë, ai e ka zgjedhur zarin e radhës, për të “linçuar”, përpjekjen e radhës për tensionimin e radhës.
Ndërsa më herët, më parë, Edi Rama, ka lëshuar mesazhe kërcënuese, me gojën e Spartak Ngjelës, apo Preç Zogajt, këtë herë, ku Ngjela dhe Zogaj “kanë humbur si sëpata pa bisht”, ata të dy i ka zëvendësuar Erion Braçe.
Nga dëshpërimi dyshja Edi Rama – Erion Braçja, për çdo ditë që ofron fundi “i rrugës së vetme”, qilim të shfaqjeve të tyre publike, kanë pasur lëshimin e thirrjeve destabilizuese, duke mos fshehur dëshirën për një 21 janar zgjedhor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi