Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dr. Drazhen Jerkovic:Si e njoha kolonel Ahmet Krasniqin

Shko poshtë

Dr. Drazhen Jerkovic:Si e njoha kolonel Ahmet Krasniqin Empty Dr. Drazhen Jerkovic:Si e njoha kolonel Ahmet Krasniqin

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 16, 2011 11:18 am


Koloneli që çarmatosi kazermën e APJ-së, Gjykata ushtarake kroate e shpalli fajtor!

Si e njoha kolonel Ahmet Krasniqin (1)
Dr. Drazhen Jerkovic:Si e njoha kolonel Ahmet Krasniqin 14krasniqi_nderimDr. Drazhen Jerkovic:Si e njoha kolonel Ahmet Krasniqin 283177_465043563526456_362555868_n

Udhëheqësi i vrarë i UÇK-ës, Ahmet KRASNIQI, është hero postum i luftës atdhetare kroate: i cili më 1991 e çarmatosi kazermën e APJ në Gospiç, ndërsa gjykata ushtarake Kroacisë e shpalli fajtor !

Dr. Drazhen Jerkovic, epror i luftës në Qeverinë e Kroacisë për Gospiç dhe shef i Shtabit të krizës nga viti 1991 deri 1993, në inervistën për ‘’Globus’’,flet për vrasjen, ende të pa ndriçuar, të ministrit të Mbrojtjes të Kosovës dhe udhëheqësit të UÇK-ës, ish-nënkolonelit të APJ Ahmet Krasniqit, zbulon të vërtetat e fshehta për shërbimin e armatosjes së Likës në prag të agresionit serb.

Kush ishte në të vërtetë Ahmet Krasniqi, është pyetje që ndoshta vetëm historianët do ta thonë të vërtetën, kur një ditë do të shkruhet pa anshëm historia e shkatërrimit definitiv të Jugosllavisë. Lajmi e përshkoi botën kur në Tiranë u vra një njeri me këtë emër, i cili ishte ministër në Qeverinë e Kosovës dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke shikuar sekuencat televizive të varrimit të tij, në fotografinë e vendosur mbi kokë, njerëzit në Kroaci të cilët kishin pasur kontakt me te, e kishin njohur se ishte fjala për njeriun që quhej Ahmet Krasniqi, ish-nënkolonel i APJ dhe komandantin e kazermës ‘’Kanjizha’’ në Gospiç, i cili bëri punën kryesore për dorëzimin e kësaj kazerme forcave kroate.

Ahmet Krasniqi nga Zhilivoda e Vushtrisë, rrjedh nga një familje nacionaliste (balliste). Përkundër etiketës së çuditshme familjare, ishe shkolluar për epror karriere në APJ dhe kishte arritur deri te grada nënkolonel. Pas demonstratave në Kosovë të viti 1981, në të cilat iu kishte burgosur vëllau i vetëm (Behxhet Krasniqi v.j), ishte transferuar nga kazerma ‘’Marshall Tita’’ e Zagrebit në Gospiç. Këtu edhe e zë lufta e vitit 1991, në cilësinë e komandantit të kazermës ‘’Kanjizha’’, ku ishte edhe stokimi i armatimit më të madh në këtë regjion të Kroacisë.

Në fillim të ofensivës së madhe të ushtrisë serbe në Kosovë, në mars të vitit 1998, në disa mjedise ndërkombëtare dhe të vendit spekulohej se me guerilët e UÇK-ës, udhëhiqte një epror shqiptar i cili kishte shkuar nga Kroacia. Ministria e Mbrojtjes kroate nuk vonoi për ta përgnjeshtruar lajmin. Por, plumbat e atentatorit të panjohur ndaj Ahmet Krasniqit në qendër të Tiranës, zbuluan lidhjen e vërtet në mes Komandantit të UÇK-ës dhe Armatës Kroate. Ç’është e vërteta, Ahmet Krasniqi nuk ka shërbyer kurrë në Armatën Kroate, por kontributi i tij karshi luftës atdhtare kroate ka një rëndësie të veçantë.

Fati i oficerit shqiptar, i akuzuar nga gjykata ushtarake i APJ-ës dhe Gjykata Ushtarake kroate, i cili për një moment e zgjodhi për atdhe Kroacinë, vitet e fundit të jetës, (prej 1994 deri 1997) i ka kaluar në mjerim të thellë-si rojtar i tregut të specave dhe bananeve në Rovinj dhe në fund vdiq si komandant i guerilëve shqiptarë të UÇK-ës, të përkujton skenarët e filmave marramendës. Sikur Ahmeti të kishte përfunduar si rojtar i tregut të Rovinjit, do të ishte një tregim i dhembshëm dhe i padrejtë për luftërat që u zhvilluan në Ballkan. Por Krasniqi ka shkuar duke lënë pas veti edhe shumë të fshehta. Cili ishte roli i vërtet i Krasniqit në Gospiç me rastin e luftës së përgjakshme kroate-serbe, flet njeriu që e ka njohur më së miri, Drazhen Jerkovic, i cili në pranverën e vitin 1991 e kyçi në anën kroate. Dr. Drazhen Jerkovic prej gushtit 1991 deri në vitin 1993 ka qenë epror lufte i Qeverisë Kroate për Gospiç dhe shef i Shtabit të krizës . Prej vitit 1993 deri më 1997 ka qenë nënkryetar për Likë dhe Sinj. Nga nënkryetari të këtyre krahinave, në vitin 1995 ka braktisur HDZ-en. I është kthyer profesionit të mjekut dhe punon në Entin publik të shëndetësisë për krahinën Likë-Senj.
Dr. Drazhen Jerkovic:Si e njoha kolonel Ahmet Krasniqin 47171_10151074985699077_1770238147_n
Takimi i fshehtë me Ahmet Krasniqin

Kur dhe si jeni njohtuar me Ahmet Krasniqin ?

Me Krasniqin jam njohuar në vitin 1987, kur kam ardhur në Gospiç si mjek. Ai atëherë ishte nënkolonel në kazermën e Gospiçit. Personalisht e kam njohur kur më patën ftuar si rezervist në APJ. Më vendosën mjek në gjininë ushtarake ku Ahmeti ishte komandant. Gjatë atyre ditëve u lëshuam në bisedë, me gjasë vërejti se ua mbaja anën shqiptarëve. Pasi krijuam besim reciprok, filluam të flasim krejt pa rezervë gati për gjithëçka, madje edhe për demonstratat e vitit 1981 në Kosovë. Në vitin 1989, me thirri dhe më tha se një kushëri i tij nga Kosova ishte për sherim në spitalin e Beogradit. Mu ankua se nuk u besonte mjekëve serbë dhe kishte dëshirë ta transferonte kushëririn në spitalin e Zagrebit. Meqenëse, sikur mua nuk e njihte asnjë mjek kroat, më luti që ta ndihmoja. Kushëriri i tij (është fjala për djalin e Azizit, Shaipin v.j.) kishte probleme me hematome në kokë që sipas të gjitha gjasave ishin pasojë e të rënave gjatë kohës së demonstratave në Kosovë të vitit 1989. E njihja një mjek në spitalin Rebro të Zagrebit dhe me ndihmën e tij e transferova kushëririn e Ahmetit në neurokirurgji të Zagrebit.

Pas kësaj kohe, a jeni shoqëruar intensivisht me Ahmet Krasniqin?

-Jo. Kontaktin e kemi vazhduar në vitin 1991. Pas 25 janarit të vitit 1991, kur Gjeneralshtabi i APJ planifikoi grusht-shtetin, të gjithë sa ishim në HDZ-ën e Gospiçit dhe në Mbrojtjen Territoriale e kuptuam se nuk ishim të armatosur. Kemi pasur pakëz armatim në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në polici, por nuk mjaftonte. Në mars të viti 1991, Anton Vlajniq, shefi i atëhershëm i M. Territoriale për Gospiç, m’u ankua se situata ishe e vështirë, ngase APJ e kishte marrë komplet armatimin e MT dhe e kishte stokuar në hangaret e kazermës ‘’Kanjizha’’, në të cilën ishte komandant Ahmet Krasniqi. I thash e njoh këtë njeri dhe se mund të lidhem me te. Vlajniqi ngurroi. Krasniqi është oficer i APJ. Më pyeti, çfarë do të bëhet me ne nëse na lajmëron. KOS-i dhe APJ do të na burgosnin të gjithëve. I thash se Krasniqit i kam ndihmuar një herë dhe besoj, si shqiptar që është, nuk e ka harruar të mirën dhe do të ma kthejë me të mirë. Vllajniqit i premtova se do t’i lutem Ahmetit, se nëse nuk mund të na ndihmonte që ta marrim armatimin nga kazerma e tij, s’paku të bëhet diskret dhe kjo mjaftonte si kundër shpërblim për ndihmën që i kisha bëre për kushërinin.

Si rimorët lidhje me Ahmet Krasniqin ? Ju atëherë ishit në HDZ e ai oficer i APJ, si shqiptar sigurisht ato ditë e kanë përcjellë shumë.

Motra e gruas sime punonte ende në APJ-ën e atëhershme, si qytetare civile. E luta që një mbrëmje ta ftojë Krasniqin për darkë në shtëpinë e saj. Bazuar në vendin e punës së saj, mendoja se nuk mund të dyshohej. Gjithashtu e luta që atë mbrëmje, në shtëpinë e saj, të jemi vetëm unë, Krasniqi dhe komandanti MT-Vlajniqi. Nuk kemi guxuar të takohemi në vend tjetër, ngase frikoheshim se do të diktohemi dhe se do të na ndodhë ajo çfarë i ndodhi gjeneralit Shpegel, kur KOS-i e kishte filmuar fshehurazi.

Bllokimi i kazermës

A iu përgjigj ftesës Ahmet Krasniqi?

Po. U takuam një mbrëmje të prillit 1991 në shtëpinë e kunatës, siç thash, dhe biseduam deri herët në mëngjes. Vendosëm që me Krasniqin të flasim hapur dhe pas një kohe edhe ai pranoi. Na premtoi se do të na e dorëzojë regjistrin e tërë armatimit që ruhej në hangaret e kazermës ‘’Kanjizha’’ dhe premtoi se derisa të jetë komandant i saj, as një pushkë nuk do të transferohej. Në Gospiç ka pasur pesë kazerma dhe atë natë u dakorduam që ushtarët e tij, pra ushtarët shqiptarë, të ishin në detyrë në ‘’Kanjizhë’’ në natën kritike. Unë mbeta lidhja në mes tij dhe shefit të MT për Gospiç-Anton Vlajniqit. U besatuam të lajmrohemi reciprokisht për çdo ndryshim : nëse JNA urdhëronte transferimin e armatimit nga ‘’Kanjizha’’, ai kishte për detyrë që urgjentisht të na lajmëronte, ndërsa nëse komanda jonë jepte urdhër për t’u sulmuar kazermat, atëherë ne do ta lajmëronim. Në këtë rast skenari ka qenë kështu : ne do hynim në banesën e tij dhe gjojasi do ta lidhnim, ndërsa ai ushtarët e vet shqiptarë në ‘’Kanjizhë’’, do t’i urdhëronte të na lejohej hyrja në kazermë. U dakorduam që të takohemi çdo javë, por jo në Gospiç, por në vikendshtëpzën e tij në Karllobag, e cila nuk binte në sy. Kështu ka ndodhur deri në shtator të vitit 1991. Është e vërtetë se deri atëherë e ka ruajtur armatimin në kazermë dhe arriti ta prolongojë transportimin e armatimit në Graçac, përkundër urdhrit të komandantëve të tij të APJ.

(Vijon)


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Sep 21, 2012 6:09 pm, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dr. Drazhen Jerkovic:Si e njoha kolonel Ahmet Krasniqin Empty Jam tronditur kur kam dëgjuar për vrasjen e Ahmet Krasniqit në Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 16, 2011 9:18 pm


Jam tronditur kur kam dëgjuar për vrasjen e Ahmet Krasniqit në Tiranë



Dr. Drazhen Jerkovic:Si e njoha kolonel Ahmet Krasniqin 17ahmet_krasniqiPërktheu nga kroatishtja Sefedin Krasniqi
Si e njoha kolonel Ahmet Krasniqi (3)


Përveç jush, kush ka qenë ende dëshmitar në gjykimin kundër Ahmetit. ?

Kemi dëshmuar : Anton Vlajniqi, ish-komandanti MT për Gospiç, Ante Kariqi, përfaqësues lufte i Qeverisë së R. Kroacisë për Likë dhe unë. Mendoj se ka dëshmuar edhe anëtari i shtabit të krizës për Likë, Tihomir Oreshkoviqi dhe vëllau i tij Ivica. Nuk di se a ka dëshmuar edhe Mirko Norac dhe të pranishmit në mbledhjen kur Krasniqi punoi planin e marrjes së kazermës ‘’Kanjizha’’. Vlajniqi dhe unë e vizituam në burg para gjykimit. U përqafuam dhe me atë rast e pyeta, se ç’kishte ndodhur në ndërkohë me te. Më tregoi se kishte qenë në burgun ushtarak në Serbi dhe prej andej e kishin dërguar në front në Kroaci. Nuk kam mundur ta kuptojë se si ka guxuar të dezertojë me uniformë të APJ dhe si e ka kaluar me familje kufirin serbo-maqedon, si ka shkuar në Austri për t’u kthyer në Kroaci, pastaj në Gospiç te disa miq, ku edhe e kishin burgosur.

Si është e mundur që të arrestohet në Gospiç, e ju mos ta dini ?

Thjesht, ngase nuk mu ka paraqitur kur ka ardhur në Gospiç. Për arrestimin e tij në Gospiç dhe dërgimin e tij në Karllovc, fare nuk kemi ditur. Nuk kam mundur t’ia jap as pasaportat, ngase më nuk kishte kuptim, sepse tashmë ishte në burg. Vendosëm të presim vendimin e gjygjit.

Krasniqi në intervistën e tij për ‘’Feralin’’ ka pohuar se gjykimi kishte zgjatur 12 minuta, nuk i kanë lejuar as t’a lexojë aktakuzën e lere më të mbrohej, pastaj kosultimi i gjygjtarve ka zgjatur tre minuta. Është dënuar me dy vjetë burg. Nëse ju, Kariqi dhe Vlajniqi keni dëshmuar në të mirën e tij, dikush si duket ka dëshmuar kundër. A mos e dini kush ?

Një kohë kam menduar se është liruar nga aktakuza. Pas daljes nga burgu, nuk mu ka lajmëruar gati një vit. Në vitin 1994, është lajmëruar në Gospiç dhe nga unë e Ante Vlajniqi kërkoi një vërtetim për pjesëmarrje në dorëzimin e kazermës së Gospiçit, me motivacion se i duhej për rregullimin e gradës dhe banesës. Me këtë rast jemi ulur dhe kemi biseduar më gjerësisht. Më tregoi se gjyqi ushtarak nuk e kishte liruar, por ishte liruar me rastin e një abolimi të presidentit Tugjman. Më tregoi se pas daljes nga burgu kishte jetuar vështirë, se ka vuajtur nga uria dhe në Zagreb, pas daljes nga burgu, nga uria i kishte rënë të fiktë në rrugë, se kishte punuar në gurëthyes, por duke iu falënderuar miqve shqiptarë ishte gjendur dhe po shiste perime në treg. Pastaj mu falënderua që kisha dëshmuar në dobi të tij.

Takimi i fundit me Ahmet Krasniqin

A ju rrëfeu se si kishin dëshmuar të tjerët ?

Për ta s’foli gjë. A e kanë ngarkuar të tjerët nuk di. Por jam i bindur se duke u bazuar në deklaratat e ne treve, kanë mundur ta lirojnë. Pastaj i kërkova nga Ante Kariqi dhe disa të tjerë për t’i ndihmuar. Por këta tashmë kishin rënë dhe nuk kanë mundur t’i ndihmojnë. Krasniqit kanë mundur t’i ndihmojnë njerëzit që punonin në MORH. Unë aty nuk kam pasur farë ndikimi.

Ç’mendoni, kush nga strukturat politike apo ushtarake nuk e ka dashur Krasniqin ? Dikush si duket ka dashur ta përzë nga Kroacia, apo edhe ta burgos.

- Po, ka ekzistuar një grup njerëzish në Kroaci, i cili nuk donte që Krasniqit t’i pranohen meritat për dorëzimin e kazermave të Gospiçit. A ka pasur ndonjë informacion që ka shërbyer si pengesë për të pranuar kontributin e tij ndaj luftës atdhetare kroate, nuk mund të konfirmojë.

A e keni parë pas vitit 1994 për vërtetim ?

I kemi pasur edhe dy takime. Në vitin 1995, me gruan dhe fëmijët, duke u kthyer nga Zagrebi te Zhuta Lova kemi vërejtur se patrolla e policisë e kishte ndalur një automobil të mbushur plot me plaçka të vjetra. Afër automobilit qëndronin dy njerëz të veshur dobët, njëri mu duk i njohshëm. Ishte Krasniqi. Policët donin të kontrollonin ngarkesën dhe filluan të hedhin plaçkat jashtë. U ndala dhe i luta të mos vepronin ashtu, ngase e njihja njërin prej tyre.

Atëherë, shkurt kam biseduar me Krasniqin. Më tha se kishte vendosur të ngrisë procedurën kundër vendimit të gjyqit Ushtarak kroat. I thash të më lajmërohej nëse i nevojitesha.

Kur e keni parë për herë të fundit ?

-Një vit para se të vritej, kur për herë të dytë më kërkoi një vërtetim për kontributin e tij dhënë Armatës Kroate. U ulëm dhe biseduam shtruar. Më tha ‘’Jure jam duke shkruar një libër dhe gjithë çka kam përjetuar në Gospiç, nga njerëz të caktuar, do ta zbardhi.

A e keni ditur se ndërkohë është emëruar komandant i UÇK-ës ?

Kisha dëgjuar diçka. Por më kujtohet një bisedë që kishim pasur në vitin 1991. Atëherë ende nuk kishte filluar lufta e vërtetë në Kroaci. Ishim bashkë : unë, një ushtar shqiptar i cili kryente detyrimin ushtarak në Gospiç dhe Krasniqi. Duke biseduar më tha, ‘’Jure mua më pret një vend i lartë në Qeverinë e vendit tim’’. Kur u pamë herën e fundit më tha se së shpejti do të shkonte në Kosovë për të zërë vendin në Qeveri, për të cilin më kishte folur. Ky ishte edhe takimi jonë i fundit. Jam tronditur kur kam dëgjuar për vrasjen e tij në Tiranë. Besoj se procedurën për revidimin e vendimit të gjyqit ushtarak të Karllovcit do ta ngris dikush.

Kush mund ta bëj këtë ?

Sigurisht familja e tij. Ky është edhe motivi i bisedës sime me ju. Te unë Ahmet Krasniqi ka lë përshtypje të njeriut të ndershëm. Mbrapa e ka familjen : gruan dhe fëmijët. Më së paku çka mund të bëjë Kroacia për te, duhet s’paku postum, duke reviduar vendimin e gjyqit ushtarak të Karllovcit, ta pastrojë emrin e tij.

Pse për rolin e tij në luftën e Gospiçit keni vendosur të flisni tani, kur tashmë ai është i vdekur ?

Ngase mendoj se njeriu derisa është gjallë, gjithnjë vetë mund ta thotë të vërtetën dhe të ndreq padrejtësitë që i bëhen. Por, kur vritet, apo vdes, këtë duhet ta bëjnë njerëzit që e kanë njohur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi