Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sukseset e Shqipe Kadishanit:Premio Internazionale di letteratura

Shko poshtë

Sukseset e Shqipe Kadishanit:Premio Internazionale di letteratura Empty Sukseset e Shqipe Kadishanit:Premio Internazionale di letteratura

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 16, 2011 10:30 pm

Sukseset e Shqipe Kadishanit:Premio Internazionale di letteratura

RROPATJE NË KËRKIMIN E NJERËZVE TË THJESHTË
Sukseset e Shqipe Kadishanit:Premio Internazionale di letteratura Shqipe%20kadishani-2
Shqipe KADISHANI: “Erdhi të më takojë kujtimi” (poezi), botoi: SHB “Drenusha”, Prishtinë
2009, f. 84.

Shkruan: Jonuz FETAHAJ

Shqipe J. Kadishani prej disa dekadash është e njohur për opinionin lexues në Kosovë e më gjerë, por nga viti 2001, kur e botoi romanin e parë, vie para lexuesvet me krijimet e saj serioze dhe mjaft përmbajtësore.

Shqipe J. Kadishani, u lind në Qëndresë (Tërstenik) të Drenicës (Kosovë), më 27 shtator 1972. Pasiqë familja e saj që nga mesi i viteve 70-ta jetoi në Klinë, ajo aty kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Nga viti 1993 jeton dhe punon në Itali (Milano). Në Milano kreu Kursin e gjuhës italiane, diplomoi në Universitetin Shtetëror të Milanos, Dega Ekonomi Komerciale, në vitin 2001.

Shqipja deri tani botoi tre libra:
1. Sfidat e jetës (roman), Prishtinë 2001
2. Dashuri pa kufi (roman), Prishtinë 2008
3. Erdhi të më takojë kujtimi (poezi), Prishtinë 2009


Para disa ditësh sapo doli nga shtypi edhe përmbledhja e poezive të kësaj autoreje shqiptare që krijon në diasporë.
Poezia e Shqipe Kadishanit në këtë vëllim poetik, me një titull mjaft provokativ për lexuesin “Erdhi të më takojë kujtimi”, pa dyshim se sjell një vlerë të arrirë letrare pas botimit të dy titujve në prozë. Sprova e saj është një përpjekje për të komunikuar me lexuesin e vet edhe përmes verbit poetik, të cilin duke u munduar ta gjejë në mjedisin ku ajo frymon e vepron, në ambientin që e rrethon, ajo provon të rropatet me kërkimet dhe gjetjet e njerëzve të thjeshtë, i shikon ajo me dioptrinë e një vrojtimi që dashtë e pa dashtë sjellin para të tjerëve gjithë bagazhin e jetës, përpjekjeve për t'u ballafaquar me gjithë krajatat që, vetëm jeta di t'i sjellë. Andaj, këtë detyrë sa të vështirë, por aq edhe fisnike mundohet t'ia servojë lexuesit përmes tabllove bardhezi, siç është edhe vetë jeta. Por, gjithësesi duhet të thuhet edhe kjo: poezia e Shqipe Kadishanit është një poezi e angazhuar, e nxjerrë nga laboratori i verbit poetik me një këngëtim jo të zymtë, jo të përlotur, por duke pasur fjalën si digë për t'i tejkaluar rreziqet dhe udhëkryqet e jetës, për të arritur deri te pikëgjetja apo rrafshi jetësor, deri te malli e mburrja, deri te dhembja dhe krenaria, deri te përditshmëria jonë.
Përmes kujtimit që i shpalohet në vargje, Shqipe Kadishani korrespondon lirshëm dhe pa hezitim me lexuesin të cilit i falet, por edhe mundohet t'i falë vargje nga më të përzgjedhurat që mbërthehen brenda kopertinave të këtij vëllimi poetik.


Sukseset e Shqipe Kadishanit:Premio Internazionale di letteratura 231174_186491971402331_100001245881290_533853_5531993_n


Sukseset e Shqipe Kadishanit:Premio Internazionale di letteratura 231174_186491974735664_100001245881290_533854_6228581_n

Sukseset e Shqipe Kadishanit:Premio Internazionale di letteratura 231174_186491978068997_100001245881290_533855_4055783_n
Sukseset e Shqipe Kadishanit:Premio Internazionale di letteratura 231174_186491981402330_100001245881290_533856_6345413_n

Sukseset e Shqipe Kadishanit:Premio Internazionale di letteratura 231174_186491984735663_100001245881290_533857_1527026_n

Sukseset e Shqipe Kadishanit:Premio Internazionale di letteratura 227359_186493994735462_100001245881290_533861_3834150_n

Sukseset e Shqipe Kadishanit:Premio Internazionale di letteratura 227359_186493998068795_100001245881290_533862_2955264_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi