Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baton Haxhiu: Kriza vazhdon

Shko poshtë

Baton Haxhiu: Kriza vazhdon Empty Baton Haxhiu: Kriza vazhdon

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 1:50 am

Baton Haxhiu: Kriza vazhdon Pix
Baton Haxhiu: Kriza vazhdon 20090324192850_artikull
Kriza vazhdon

Nga Baton Haxhiu
E Merkure, 25 Mars 2009

Nje pjese e njerezve te LDK-se ka filluar te kerkoje strehen e AAK-se. Diten kur po shpalleshin emrat e prurjeve ne LDK, qe ishin ne te gjitha lajmet e televizioneve kosovare, rreshti i pare i cili perfaqesohej nga lidere te kryesise se LDK-se, vetem disa minuta me vone u pa ne nje takim me liderin e AAK-se. Mund te jete edhe rastesi, por fakti qe aq shpejte vrapuan per ta takuar ne nje tavoline ku ishte edhe Blerim Kuci, qe kishte braktisur vetem nje dite me heret LDK-ne, tregon per nje mungese respekti per partine qe perfaqesojne. Edhe po te ishte takim pune eshte e veshtire te kuptohet se si Ministrat e ish qeverise ishin ne nje takim aq miqesor. Nuk jam i tille qe te ndertoj konspiracion, sepse personalisht nuk besoj ne konspiracionin. Por, ngutja per ta takuar liderin e AAK-se tregon per nje parti te rrenuar politikisht.

Kur nje parti e braktis sekretari ekzekutiv mund te thuhet se ajo eshte ne krize. Deri para nje kohe, Kuci ishte njeri nga personat me te forte te LDK-se, ndersa tani e braktisi ate. Ne te vertete, cfare po ndodh me LDK-ne? A eshte kjo parti ne krize apo kriza qe ka kapluar nuk ka vetedijesuar kryesine e saj se ku po perfundon LDK-ja.

Nuk dihet se sa e ka te qarte kryesia e LDK-se, por eshte e qarte se nuk ka deshmim me te qarte se braktisja e radheve te saj nga nje funksionar, te sekretarit ekzekutiv te partise, eshte deshmim i ikjes se shpejte nga politika e liderizmit politik. Kjo ngadale po e qon LDK ne nje parti e cila perfaqeson nje aneks politik te kujtdo qe do te vjen ne pushtet ne nje te ardhme te afert. Ka te atille ne LDK qe vazhdojne te kenaqen me prurje te vjetra. Duke kthyer ata qe marshuan rrugeve te Kosoves per nje politike ndryshe nga ajo qe ishte bere dikur ne LDK. Kthimet e te vjeterve ne LDK perfaqesohen ne numra por jo me vizion dhe me ide te qarta per te ardhmen e kesaj partie. Aq me keq qe zevendeskryeministri deklaroi se LDK-ja nuk eshte ne krize. Nese zv/kryeministri thote se partia nuk eshte ne krize, atehere ne krize duhet te jete njeriu si ai i cili nuk kupton se ne cfare derexheje ka ardhur kjo parti. Nuk kupton se ne kete parti mungojne reformat e brendshme, sepse ato ishin planifikuar te beheshin deri ne fund te vitit 2008. Asgje nuk ndodhi. Nuk pat as reforma. Asnje njeri te ri ne parti dhe asnje ide se si te dilet nga kriza. Pra ne LDK jo vetem qe nuk ndodhen reformat dhe prurja e njerezve te ri, por iku edhe shefi i reformave dhe iku ideja se dikush mund ta bej ate?

Pse, pra, nuk reformohet LDK-ja?

Problemi eshte te klanizimi, te lufta e brendshme, apo te synimi i nje grupi njerezish te kesaj partie qe t'i ruaje pozitat brenda partise me cdo kusht. Duke e flijuar edhe partine dhe te ardhmen e saj per nevoja krejt personale. Edhe pse eshte permendur me aq deshire dhe fjali boshe reforma e partise, kryesia e saj nuk ka bere asnje perpjekje per te heq ndonje emer. Si mund te behet reforma e LDK-se, pa prekur askend, pa larguar asnje person nga pozitat e tashme, ne nje kohe qe zgjedhjet e fundit jane humbur dhe LDK-ja ka kaluar ne aneks te pushtetit dhe te puthjes se dores te te pareve qe do fitojne. Si eshte e mundur qe kjo kryesi e kesaj partie nuk ka arritur te reflektoje dhe te beje listen e atyre qe duhet te largohet nga pozitat udheheqese dhe te marre pergjegjesine per deshtimet. Si eshte e mundur qe asnjeri nga ta nuk dha doreheqje dhe ne emer te moralit politik te vendoset nje pergjegjesi partiake. Mungesa e guximit dhe perballjes ka bere qe te mungoje adresa e sakte per te vene emra ne krye te listes se deshtakeve. Fundja, nuk duhet te jesh aq i pazgjuar dhe te konstatosh qe deshtimi i LDK-se per nje kohe ta shkurter - pas Rugoves u be parti e dyte ne Kosove - ka nje te vertete - krizen e liderit dhe krizen e ndertimit te njeriut per te filluar reformen. Reforme me njerez te vjeter dhe me ide te vjetra nuk behet. Pyetjet qe mbesin per t'u sqaruar kane te bejne jo vetem me idene por edhe me procedurat se kur do te behen zgjedhjet e brendshme partiake dhe a do te vendoset kriteri i liderit politik sic vepronte presidenti Rugova dikur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi