Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alban Muçolli:NË FUND TË SHEKULLIT(Poezi nga Gëzim Muçolli)

Shko poshtë

Alban Muçolli:NË FUND TË SHEKULLIT(Poezi nga Gëzim Muçolli) Empty Alban Muçolli:NË FUND TË SHEKULLIT(Poezi nga Gëzim Muçolli)

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 22, 2011 9:42 pm

Alban Muçolli:NË FUND TË SHEKULLIT(Poezi nga Gëzim Muçolli) 70533_100001289083162_2468698_n

Alban Muçolli:NË FUND TË SHEKULLIT
(Poezi nga Gëzim Muçolli)

në kosovë
në fund të shekullit të
harresës
diagnozat moderne
njohtojnë për
eutanazi
europa nuk iu beson më
rrenëve të bukura
të politikës së natës
gazetarit të huaj shtegtar
i trojeve të ballkanit
tek ec rrugëve të vranjevcit
i vjen të qajë
e tek pinë kafe
në ballkonin e shtëpisë
babës tim i flet anglisht
sorry
turp që gjyshërit tanë
që tavolinave të londrës
morën në qafë kosovën
sot njerëzit e
evropës së re
ia ndërprejnë infuzionet
e përkrahjes
djallit me frizurë iriqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi