Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drita Krasniqi:Fluturoj pa krah

Shko poshtë

Drita Krasniqi:Fluturoj pa krah Empty Drita Krasniqi:Fluturoj pa krah

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 23, 2011 12:59 am

Drita Krasniqi:Fluturoj pa krah 250533_188034751249352_100001284851546_553304_5526544_nDrita Krasniqi:Fluturoj pa krah 211526_100001284851546_2021182_n



Drita Krasniqi:Fluturoj pa krah

Fluturoj pa krah
Pa këmbë po vrapoj
Drejt një ishulli të shkretë
Me zemë e me ndjesi
Për një dashuri

Fluturova e kalova
Detra, liqej e lumenjë
Rrugët më janë errësuar
E për në ishullin e shkretë
Humba rrugën time
U ula në majen e kodrinës
Fillova ta pikturoj fatin tim
Me gjakun e damarëve të mi
Për një dashuri

Prap fillova fluturimin
Drejt qiellit pa kufi
Të arrij atje lart ku ka re
Ti përqafoj ato me ndjesi
Për një dashuri

Akoma jam në fluturim
Një shekull po kalon
Eci përsëri
Pa këmbë e pa sy
Akoma se gjeta dot
Të bukuren mrekulli

Kurr sdo ta ndal fluturimin
As ecjen drejt teje
Derisa të të takoj Ty
Pa ndal të thërras
Me tërë zërin që e kam
Ku je Dashuri!
Pritëm e pritëm se po vi
Të shkrihem në përqafimin tënd
Me lotët e mi lumë
Do të pushoj në gjiun tend
Ta bëj një sy gjumë

Pritem se po vi
Dashuri!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi