Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luftëtarët e UÇK-së në grevë

Shko poshtë

Luftëtarët e UÇK-së në grevë Empty Luftëtarët e UÇK-së në grevë

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 23, 2011 1:51 pm


Luftëtarët e UÇK-së në grevë

Luftëtarët e UÇK-së në grevë 24UCK_greve_


Anëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së sot hynë në grevë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me kërkesat që sa më shpejt të miratohet Ligji për vlerat e luftës së UÇK-së dhe përfundimisht veteranëve të luftës t’iu kthehet identiteti dhe dinjiteti i tyre.

Anëtari i këtij këshilli, Ylber Selimi ka thënë se në Kosovë po vazhdon përpjekja e organizuar institucionale, ndërkombëtare dhe vendore, për varrosjen përfundimtare të trashëgimisë së luftës sonë çlirimtare.

“A nuk është për t’u tmerruar nga paditë e përditshme që bënë EULEX-i ndaj ish çlirimtarëve të vendit tonë. Lufta speciale ndaj tyre ka filluar nga përfundimi i luftës, njëherë u munduan të na thyejnë moralisht, pastaj na lanë në mëshirën e fatit, na ngritën kurthe nga më të ndryshmet, na lanë pa u sistemuar e pa u punësuar. Komandantët më të zot i burgosën, disa vdiqën në komunikacion, e disa prej tyre u vetëvranë, disa i futën në politikë dhe më pas i diskredituan politikisht”, ka thënë Selimi.

Greva fillon në ora 15.00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ndërsa përfaqësuesit Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së kanë ftuar të gjithë ish-luftëtaret e UÇK-së që t’i bashkëngjiten grevës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi