Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi:"BISEDIMET KOSOVË- SERBI" - EDHE NJË TJETËR PJESË E INSKENUAR TEATRARALE

Shko poshtë

Adnan Abrashi:"BISEDIMET KOSOVË- SERBI" - EDHE NJË TJETËR PJESË E INSKENUAR TEATRARALE Empty Adnan Abrashi:"BISEDIMET KOSOVË- SERBI" - EDHE NJË TJETËR PJESË E INSKENUAR TEATRARALE

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 25, 2011 4:07 pm

Adnan Abrashi:"BISEDIMET KOSOVË- SERBI" - EDHE NJË TJETËR PJESË E INSKENUAR TEATRARALE 173178_1566631317_7666230_n
Adnan Abrashi:"BISEDIMET KOSOVË- SERBI" - EDHE NJË TJETËR PJESË E INSKENUAR TEATRARALE
Adnan Abrashi:"BISEDIMET KOSOVË- SERBI" - EDHE NJË TJETËR PJESË E INSKENUAR TEATRARALE 248318_1994004180878_1566631317_32132723_7914419_n
Në drejtim kinse të përmirësimit të raporteve politike Kosovë-Serbi, kohën e fundit, vëmendja e tërë opinioni vendor dhe atij ndërkombëtar, është orientuar kah do bisedime të ashtuquajtura “teknike” që po zhvillohen në mes të këtyre dy shteteve. Pa marrë parasysh qëllimin e vërtet të tyre, ato çfarë ne në realitet po shohim, nuk janë asgjë tjetër, veçse disa premisa transparente të anës tjetër konspirative të këtyre bisedime, të cilat, si informata zyrtare të bëra përmes medieve vendore dhe ndërkombëtare, neve qytetarëve (qyqarëve) të zakonshëm, na lejohet të dimë në këtë drejtim
Në të vërtetë, dukja e ngjarjes skenike e tërë kësaj pjese teatrale, është vërtet ashtu sikurse edhe ne po e shohim në ekzekutim. Tashmë, edhe përpiluesi i skenarit dihet, aktorët kryesor po ashtu (një mashkull dhe një femër), ndërsa vendi i ndodhjes së ngjarjes, aty-këtu, varësisht ku e lyp nevoja e momentit të duhur (Bruksel-Prishtinë-Beograd).
Aksion! Tanimë, perdet janë ngritur, reflektorët janë ndezur dhe loja (aktrimi) ka filluar.
Duke u bazuar në rrjedhojat e gjertanishme të ngjarjeve nga akti i parë, kam përshtypjen se përfundimin e këtij projekti “madhor” teatror -politik, në fund, shumica e publikut atë dëshiron ta sheh si “hepy end”, Ndërsa, unë, si një pesimist i papërmirësueshëm i te gjitha veprimeve dhe ndermarrjeve të kesaj elite tone politike ne pushte, atë e vlerësoj si komedi me elemente të sigurta të përfundimit (prologu) tragjiko-komik.
Edhe pse, aktorët në rolet kryeso nga të dy palët, fillimisht gjatë aktrimit, janë treguar nga pak me emocione (tremë), ekipi i fuqishëm realizues që qëndron prapa këtij projekti, patjetër është kujdeset që këto mangësi të pritshme fillestare të mos vërehen aq nga masa.
Loja vazhdon! Populli me shumë ankthe dhe emocione të tensionuara, vëmendshëm e përcjellë këtë performacë teatrore iluzore që po zhvillohet para syve të tij. Si duket, atyre, shumë pak në këtë lojë, po ju intereson skenografia, enterieri, kostumografia, niveli artistik ... ata po presin vetëm përfundimin. Epologun e këtij dramatizimi.
E, nga ana tjetër, mu aty në publikë janë disa që ende pa përfunduar kjo lojë teatrore, e dinë shumë më parë epilogun e saj... Janë, pra, “ATA” disa, të cilëve si mysafir nderi, ju janë rezervuar ulëset e rreshtave të parë. Janë, pra, mu “ATA” disa, të cilëve me këtë rast shumë pak ju intereson ngjarja, sepse atë e dinë që më parë, por vetëm loja, ekzekutimi, aktrimi sa më i mirë, përshtypja dhe efekti mbresëlënës tek suksesit ...
Janë, pra, pikërisht “ATA: producentë, regjisorë ....dhe ekzekutorë kryesor të kësaj loje skenike në prapavijë, të cilëve, në fund, kur të ndizen reflektorët dhe bien perdja, ne si publiku vetëm duhet të duartrokasim dhe asgjë tjetër...

Adnan Abrashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi