Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Na shpëtoi Kanuni!

Shko poshtë

Na shpëtoi Kanuni! Empty Na shpëtoi Kanuni!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 11:11 pm

Na shpëtoi Kanuni!



Ndryshe nga Republika e Shqipërisë, ku Kanuni ka pushuar së vepruari posa erdhi “pushteti popullor” i Partisë së Punës, në Kosovë ku populli e dinte se ligji (Kanuni) ishte i pushtetit të huaj (serb, jugosllav), asnjëherë nuk pushoi të vepronte Kanuni, i cili për konteste pronësore ose morale e mblidhte “kuvendin e burrave” dhe me konsensus jepej gjykimi i drejtë i problemeve të kontestuara. Kanuni ka vepruar deri në Pajtimin e Gjaqeve (të fundit) nga Anton Çetta dhe një grup intelektualësh të Kohës, që bënë një vepër thuaja epokale në shërimin e plagëve të popullit tonë. Mendojmë se aty ku ligji nuk favorizon popullin, (ligji i okupatorëve asnjëherë nuk ka favorizuar drejtësinë) atëherë vepron Kanuni. Rregulloret e UNMIK-ut dhjetë vjet janë konceptuar që në Kosovë të pengohet shtetformimi me anë të instrumentit të anarkisë, e cila anarki, po të mos ishte Kanuni, do të na sillte në buzë ose në fillim të ndonjë lufte qytetare. Ky ka qenë edhe interesi i okupatorëve, por ata nuk e kanë ditur se shqiptarët në mungesë të ligjeve të pafunksionalizueshme, veprojnë me kodet shoqërore të cilat e kanë ruajtur këtë popull nga akulturimi 6 shekuj me radhë. Linçet publike (“legale”) që kanë ndodhur gjatë këtyre dhjetë vjetëve, duke përjashtuar “botëkuptime” “kategorike” (shkencore) dhe duke stimuluar botëkuptime “moderne provizore” e kanë ndërtuar Kullën e Babilonit të denigrimeve, të cilat as ligji, as Kanuni nuk do t’i linte pa i sanksionuar ashtu si e meritojnë. Duke u bindur se jetojnë në një shoqëri ku nuk sanksionohen krimet, guerile të ndryshme “civilësh” i kanë shkelur të gjitha kodet e mundshme të një shoqërie legaliteti, e cila asnjëherë në histori nuk ka gabuar të bëjë luftë civile politike, fetare apo mentaliteti (krahinore). Nxitësit e anarkisë dhe prodhuesit e saj kanë hasur në disiplinën kanunore të popullit, i cili e di se “dasma nuk bëhet në kohë kolere” dhe se në “armiqësi i shkohet në të pame” atij që i ke borxh. Ç’duam të themi: në emër të situatës së rëndë politike qe dhjetë vjet populli nuk është provokuar nga shtirësit e bërësit veç pse ka qenë i vetëdijshëm se po përpiqemi të shtetformohemi dhe se në këtë kohë nuk duhet të na provokojnë armiqtë e pavarësisë që e shtinë thikën midis nesh! Por kjo nuk do të thotë se në një kohë të lirisë së ardhshme ligjore, Kanuni apo gjyqi i shtetit, nuk do të sanksionojë së paku moralisht të pabërat dhe të bërat e atyre që e shfrytëzuan anarkinë për t’i dhënë rritë shkombëtarizimit, dearsimimit, dhe për ta stimuluar varfërinë dhe mungesën e perspektivës së shoqërisë shqiptare. Prandaj nuk është spontane dhe e rastit fushata kundër traditës dhe kundër vlerave “folklorike” përballë këtyre vlerave të sotme (pa tekst” që i sponsorizon agjentura “humanitare” ndërkombëtare për të krijuar nga ne hibride laboratorike, duke eksperimentuar me ne deri në atë masë sa shpresojnë se mund ta provokojnë popullin tonë më të disiplinuarin politikisht në botë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi