Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptari nga Maqedonia vret gruan dhe të bijën

Shko poshtë

Shqiptari nga Maqedonia vret gruan dhe të bijën Empty Shqiptari nga Maqedonia vret gruan dhe të bijën

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 30, 2011 4:37 pm



Shqiptari nga Maqedonia vret gruan dhe të bijën



Shqiptari nga Maqedonia vret gruan dhe të bijën 1nga-Maqedonia

Gani L. në Einsiedeln , sipas medieve zvicerane ka vrarë vajzën pse kishte dashnor dhe nënën e saj, pse e mbështeste vajzën!

Në Einsiedeln të kantonit Schwyz Gani L., një burrë 56 vjeçar shqiptar nga Maqedonia, ka vrarë gruan 48 vjeçare dhe të bijën 24 vjeçare në mbrëmjen e të shtunës. Pas kësaj, ai ndodhet në arrest, shkruajnë blick.ch, nzz.ch dhe mediet tjera zvicerane.

Shqiptari nga Maqedonia vret gruan dhe të bijën Nga-Maqedonia1

Sipas të dhënave të policisë, vajza ka vdekur në vend nga plagët e marra, ndërsa gruaja ka ndërruar jetë në natën në mes të të shtunës dhe të dielës në spital, ku ishte bartur me helikopter për shkak të plagëve të rënda.

Shqiptari nga Maqedonia vret gruan dhe të bijën Nga-Maqedonia

Prokuroria shtetërore dhe policia kantonale e Schwyzit janë duke i bërë hetimet lidhur me motivin e vrasjeve. Sipas gazetës Blick.ch bëhet fjalë për një "vrasje nderi", e cila duket të jetë bërë pasi që babai nuk kishte pranuar lidhjen me një djalë, që kishte zgjedhur e bija.
Vajza tashmë e vrarë, ishte studente e pedagogjisë në Universitetin e Lucernit. Babai i saj, bashkë me familjen kishte ardhur në Zvicër para 13 vitesh dhe, siç shkruajnë portalet zvicerane, ushtronte një diktaturë të hekurt në familje.

Shqiptari nga Maqedonia vret gruan dhe të bijën Nga-Maqedonia3

Sipas fqinjëve të familjes, në banesën ku kanë ndodhur vrasjet ka pasur në vazhdimësi zhurmë dhe zënka. Për këtë arsye familja është vizituar nga policia të mërkurën që kaloi.

Shqiptari nga Maqedonia vret gruan dhe të bijën Nga-Maqedonia

Shqiptari nga Maqedonia vret gruan dhe të bijën Nga-Maqedonia4

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi