Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bashkim Buxhovi - Kësulkuqja

Shko poshtë

Bashkim Buxhovi - Kësulkuqja Empty Bashkim Buxhovi - Kësulkuqja

Mesazh nga Bashkim Buxhovi Tue May 31, 2011 1:18 am

HUMOR I SHKURTË nga Bashkim Buxhovi

KËSULKUQJA-përrallë e stilizuar.

Ishte, siç na ishte. Na ishte një vajzë e cila e kishte kësulen e kuqe, prandaj edhe e quanin kësulkuqja. Ajo kishte edhe kësule tjera, por në këtë prrallë ajo e kishte veshur të kuqen, sepse po t’a veshte ndonjë tjetër, atëherë ujku nuk do ta njifte ate, dhe prralla do të mbaronte. Prandaj, ajo pasi që e kishte marrë shporten e mbushur plot me ëmbelsira, ia kishte shkelur më shkurt nëpër midis të malit. Me të arritur gjerë tek vendi ku duhej të takohej me ujkun, vërejti se aty nuk ishte kurrkush!.
Prit, prit, s’ka!. Nëse do të shkoj tek gjyshja pa u takuar me ujkun, prapë do të mbaronë përralla, mendonte ajo e brengosur. Kur ja edhe ujku, ia mbërrini i mbushur frymë dhe duke kërkuar falje tha:



-“Më falë se m’iku autobusi”.



-“Ti duhesh me m’pritë mua, e jo unë ty. Heren tjetër nuk të kallzoi fare ku banon gjyshja, ia këtheu e nervuar Kësulkuqja”.



-“Gjyshen, gjyshen! Mish bajat. A s’ka diçka më taze a?” pyeti ujku me fshtirim.



-“Mos çit kajde këtu. Ashtu ka qenë e shkruar, dhe pikë. Shkelja tani, sa s’ka filluar seriali në televizion, se pa mbaruar sderiali, ajo nuk t’a hapë deren”.



-“Ani pra, po shkoi pasi po thua. Por t’a dijsh, që vetëm për hater tëndin. Hajt tung”. - tha ujku, dhe ia shkeli.



Kur erdhi kësulkuqja më në fund tek gjyshja, e pa gjipin e milicisë, si dhe ujkun e lidhur duke kërkuar advokatin...
Atëherë Kësulkuqja u afrua pranë tij dhe me keqardhje i tha:



- “Në tekst nuk përmendet milicija fare! Nga erdhën ata këtu?”



- “Nga erdhen, nga erdhen”. As për signalizimin nuk përmendet, por ja që gjyshja jote nuk po i besojka më përrallave, dhe e paska montuar!!!.

Përralla n’shkallë, dukati n’ballë.

Bashkim Buxhovi

Numri i postimeve : 31
Registration date : 23/05/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi