Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ana Anushi:Koha eshte e shkurter....

Shko poshtë

Ana Anushi:Koha eshte e shkurter.... Empty Ana Anushi:Koha eshte e shkurter....

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 03, 2011 11:12 pm

Ana Anushi:Koha eshte e shkurter.... 186600_100001219026254_3514537_n

Ana Anushi:Koha eshte e shkurter....

I ke vështruar ndonjëherë fëmijët
kur vallëzojnë të kapur përdore?
Apo të dëgjosh zhurmën e shiut
kur bie përtokë?
A e ke ndjekur ndonjëherë
fluturimin e çrregullt
të një fluture?
Apo të vëzhgosh diellin
atëherë kur nata po zhduket?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë
E përshkon çdo ditë
fluturimthi?
Kur pyet “Si je”?
e dëgjon përgjigjen?
Kur dita mbaron
shtrihesh në krevatin tënd
me qindra pyetje të njëpasnjëshme
që të vijnë ndër mend?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.
I ke thënë ndonjëherë birit tënd
do ta bëjmë nesër?
pa e vënë re
nga nxitimi,
keqardhjen e tij?
E ke ndërprerë ndonjëherë lidhjen,
me një mik të mirë
e cila ka përfunduar
sepse ti nuk kishe kurrë kohë
për t’i telefonuar e për t’i thënë
“Tungjatjeta”?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.
Kur vrapon kaq shpejt
për të arritur diku
humbet gjatë rrugës kënaqësinë e të shkuarit atje.
Kur shqetësohesh dhe vrapon gjatë gjithë ditës,
është si një dhuratë e pa hapur
kurrë… E flakur tutje.
Jeta nuk është një vrapim.
Merre më shtruar
Dëgjoje muzikën
Para se kënga të përfundojë.

Ana Anushi:Koha eshte e shkurter.... 249716_190134051037228_100001219026254_596912_4709222_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi