Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lulzim Basha, është zyrtarisht Kryetari i Ri i Bashkisë së Tiranës

Shko poshtë

Lulzim Basha, është zyrtarisht Kryetari i Ri i Bashkisë së Tiranës Empty Lulzim Basha, është zyrtarisht Kryetari i Ri i Bashkisë së Tiranës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 04, 2011 4:10 pm


Lulzim Basha, është zyrtarisht Kryetari i Ri i Bashkisë së Tiranës

Lulzim Basha, është zyrtarisht Kryetari i Ri i Bashkisë së Tiranës Basha-fitore-tirane


Atmosferë festive në selinë e Partisë Demokratike (PD) pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së PS, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së së 23 majit që nxorri fitues kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha me 81 vota ndaj Edi Ramës.

Vetë, Basha sapo ka dalë para simpatizantëve demokratë që po festojnë para selisë blu, duke e cilësuar këtë fitoren më të madhe ku u dëgjua zëri i qytetarëve, duke u numëruar çdo votë. “Para pak orësh Kolegji Zgjedhor mori një vendim te rëndësishem duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të numëruar çdo votë. Në pritje të certifikimit të rezultatit final dhe në respekt të plotë të tij, unë dua të them vetëm pak fjalë.

Lulzim Basha, është zyrtarisht Kryetari i Ri i Bashkisë së Tiranës Pertiranenn

Sonte jam shumë i lumtur sepse e gjithë fushata jonë ka pasur një motiv: dëgjimin e zërit të qytetarëve. Sepse askush nuk mund të drejtojë nëse më parë nuk dëgjon zërin dhe problemet tuaja. Dhe e gjithë kjo betejë ka qenë pikërisht për këtë: Që zëri juaj të dëgjohej.

Më vjen shumë mirë që çdo votë u numërua në rregull, sipas parimeve të demokracisë dhe me një transparencë të admirueshme dhe të panjohur deri më sot. Kjo është fitorja jonë më e madhe.
Falënderoj gjithë qytetarët, nëse votuan për mua apo jo, për durimin dhe qytetarinë me të cilën po presin përfundimin e këtij procesi.
Duke respektuar të drejtën tuaj legjitime për të festuar, ju bëj thirrje që të dëshmoni qytetari, respekt ndaj ligjit dhe institucioneve deri në shpalljen përfundimtare të rezultatit”, është shprehur Lulzim Basha i cili tashmë është zyrtarisht Kryetari i Ri i Bashkisë së Tiranës.

Lulzim Basha, është zyrtarisht Kryetari i Ri i Bashkisë së Tiranës Kolegjiii

Kolegji Zgjedhor: Basha fiton Tiranën

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, e cila kishte kërkuar shpalljen të pavlefshme të vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të vlersuar votat e vlefshme për kandidatët për kryetar të Bashkisë Tiranë, të cilat ishin hedhur gabimisht nga zgjedhësit në kutitë e tjera.

Fillimisht trupa e gjykatësve ka dëgjyar prtendimet dhe argumentat e palëve të përfshira në këtë proces. Përfaqësuesit e KQZ-së kanë theksuar se vendimi i marrë nga ky institucion ishte i bazuar tërësisht në Kodin Zgjedhor. Po ashtu, u theksua se vendimmarrjen i është referuar rekomandimeve të OSBE/ODIHR, sipas të cilave KQZ duhet të rrisë autoritetin e saj. Më pas, përfaqësuesi ligjor të Partisë Demokratike është shprehur se në asnjë mënyrë nuk mund të mbetet pa numëruar vota e saktë e zgjedhësve, edhe pse ata gabimisht e kishin hedhur atë në kutinë e gabuar. Partia Demokratike nënvizoi se akti i marrë nga KQZ ishin i ndërmjetëm dhe jo normativ.

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë argumentuar se KQZ ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe se detyra e këtij organi ishte vetëm shpallja e rezultatit të zgjedhjeve. Për socialistët akti i KQZ ishte i pavlefshëm, pasi ishte një akt normative dhe si i tillë kërkonte 5 vota për miratimin e tij dhe jo 4.

Pas dëgjimit të pretendimeve të palëve, Kolegji Zgjedhor kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tabelat përmbeldhëse të rezultateve të 11 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor të Tiranës.

Kolegji Zgjedhor, u tërhoq për të marrë vendim në orën 17.00. Pas rreth 4 orësh, trupa e Kolegjit Zgjedhor lexoi vendimin përfundimtar, duke rrëzuar përfundimisht kërkesën ankimore të Partisë Socialiste. Kësisoj është lënë në fuqi vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas të cilit kandidati i Partisë Demokratike Lulzim Basha është në avantazh me 81 vota ndaj rivalit socialist Edi Rama.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi