Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Omeri:DUEL ME VETEN

Shko poshtë

Ardi Omeri:DUEL ME VETEN Empty Ardi Omeri:DUEL ME VETEN

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 07, 2011 10:00 pm

Ardi Omeri:DUEL ME VETEN 203242_100000674724378_1003260_n

Ardi Omeri:DUEL ME VETEN

Në fillim një duel me Djallin,
u mata me të sikur të isha Zot!
Më mundi, më tundoi, më skuqi...
Por unë ndenja gjithsesi,
loza në mbretërinë e tij si një robot!

Më pas u vura në krahun tjetër
Doja, të matesha me Zotin vetë!
Por u munda ende pa filluar,
u largova i kërrusur
sikur mbi shpatulla kisha të gjitha retë!

Më tej nuk di !
Në ndenja me Zotin a me Djallin,
apo isha kthyer në origjinë!?
Nuk di në se si pagan po jetoja,
dhe në cilën hemisferë kisha shtëpinë!

Nuk di!
Sa shumë gjëra mendoja se di,
sa pak kuptova që di!
Një duel bëra me veten
dhe për pak desh u vetë bëra fli....

©Ardi OMERI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi