Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeministri Thaçi: Rugova është emër i krenarisë shqiptare

Shko poshtë

Kryeministri Thaçi: Rugova është emër i krenarisë shqiptare Empty Kryeministri Thaçi: Rugova është emër i krenarisë shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 11, 2011 9:01 pm



Kryeministri Thaçi: Rugova është emër i krenarisë shqiptare

Kryeministri Thaçi: Rugova është emër i krenarisë shqiptare 10.6.2011-ZKM-09-


Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të 133 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendres Memoriale për nder të betejës së Nokshiqit, kushtuar Rexhajve të Shkrelit në Rugovë.

"Sot është 133 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i organizatës më të rëndësishme politike dhe ushtarake kombëtare, pas rezistencës çerek shekullore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në shekullin 15. Lidhja Shqiptare Prizrenit një ndër qëllimet kryesore kishte mbrojtjen e territoreve të katër vilajeteve shqiptare, përmes qeverisë provizore, duke ngritur struktura mbrojtëse kundër synimeve të fqinjëve përreth", tha kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi: Rugova është emër i krenarisë shqiptare Thaci-ne-rugove20

Kryeministri Thaçi: Rugova është emër i krenarisë shqiptare 10-1.6.2011-ZKM-01_



"Në kuadër të rezistencës së organizuar nga kreu politik dhe ushtarak i Lidhjes së Prizrenit, Rugova pati fatin historik dhe gjeografik që të jetë në ballë të mbrojtjes së territoreve shqiptare që i aspironte Mali i Zi.

Beteja e Nokshiqit e 4 dhjetorit 1879 ishte kundërvënia e parë ndaj vendimeve të Kongresit të Berlinit për copëtimin e tokave shqiptare.

Në këtë betejë u dalluan shumë luftëtarë nga kjo krahinë historike, e cila vetëm para dhe gjatë Rilindjes Kombëtare dha 47 personalitete të shquara të lëvizjes për liri", tha ai.

Kryeministri Thaçi: Rugova është emër i krenarisë shqiptare 10.6.2011-ZKM-02_

"Në këtë betejë u shquan Rexhajt e Shkrelit, që u bënë simbol i fitores së betejës së Nokshiqit, sidomos luftëtarët Adem Isufi dhe Rexhë Avdija. Nga Rugova ishte gjenerali Çelë Shabani, që bie heroikisht në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë, një muaj pas Betejës së Nokshiqit. Rugova gjithmonë ka qenë pjesë e historisë shqiptare. Ajo dha kontribut të shquar gjatë Rilindjes Kombëtare, duke vazhduar me luftën kaçake ndërmjet dy luftërave botërore. Pas luftës së Dytë Botërore, Rugova nga gjiri saj nxori veprimtarë të shquar në lëvizjen për çlirim: në Demonstratat e viti 1968, në ato të viti 1981 dhe në lëvizjen studentore. Rugova me krenari dhe dinjitet ishte e pandashme me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo dha 17 dëshmorë të lirisë. Rugova është emër i krenarisë shqiptare, vend i traditës folklorike, vend i vlerave unike kulturore. Ngritja e këtij Memoriali është një konfirmim simbolik për historinë e begatë të këtij vendi", tha kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi: Rugova është emër i krenarisë shqiptare Thaci-ne-rugove

Kryeministri Thaçi: Rugova është emër i krenarisë shqiptare 10.6.2011-ZKM-04_

Kryeministri Thaçi: Rugova është emër i krenarisë shqiptare 10.6.2011-ZKM-03_
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi