Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për një reformim gradual dhe pa emocione

Shko poshtë

Për një reformim gradual dhe pa emocione Empty Për një reformim gradual dhe pa emocione

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 28, 2009 8:23 pm

Për një reformim gradual dhe pa emocione



Për një reformim gradual dhe pa emocione U1_SabitRrustemi

Sabit Rrustemi
(Në ftesën e shumë çështjeve që janë shtruar nga “komentuesit” e “Telegrafit”, rreth opinionit tim të pardjeshëm:”Reformimi, zhurma dhe ecja drejtë e LDK-së”)

Duket që opinioni im për procesin reformues të LDK-së, në të cilin ka hyrë dhe po përpiqet të ecë më tutje, ka nxitur komente nga më të ndryshmet, falë kësaj faqeje të “Telegrafit”, gjë që ishte edhe synim imi. Sepse e dija dhe doja që këtë ta komentonin kategori të ndryshme, intelektuale, partiake dhe kureshtarë të tjerë që ju interesojnë zhvillimet e kohëve të fundit në LDK.

Nga komentet e deritashme jam mirënjohës prej të gjithë atyre që qoftë e lexuan shkrimin tim apo edhe vetëm shkarazi kaluan nëpër të, duke u marrë më tepër me veprimtarinë time politike.

Edhe pse një pjesë e komenteve janë bukur provokuese, etiketuese dhe aspak kontribuuese për një debat serioz dhe intelektual, sepse vijnë nga “militantë” partish që kujdestarojnë thuaja non-stop nëpër faqe interneti , unë do t’jua di për nder sepse më mundësojnë të shfaq dhe opinione plus, për çështjet të cilat ata i prekin e, që, më pas mund të struken dhe t’i kafshojnë buzët, duke dalë me kokën ulur prej skenës.

Shkojmë radhazi

Qëllimi im ishte dhe mbetet që, përmes opinionit tim, një kontribut sado i vockël ky “Reformimi, zhurma dhe ecja e drejtë e LDK-së”, të ndihmoj procesin reformues të LDK-së sepse ka qenë jo vetëm kërkesë imja e pareshtur por, edhe e shumë të tjerëve që, për mungesë të një reformimi të mirëfilltë të LDK-së, sot nuk janë pjesë e saj.

Sa për dijeni, LDK-ja menjëherë pas përfundimit të luftës, ju pat qasur konsolidimit të strukturave të saja, sipas qëndrimeve që i pat aprovuar Këshilli i Përgjithshëm me 8 dhe 9 shtator 1999-të. Por, ai konsolidim i atëhershëm që, thjeshtë ish një proces ndryshimesh, nuk shkoi deri në fund sepse, pati ndërhyrje në proces nga zhvillimet politike që ndodhën më pas, ndërtimi i strukturave të përbashkëta nëpër komuna përmes marrëveshjeve deri në zgjedhjet lokale si dhe, vetë këto zgjedhje, të cilat u patën fituar bindshëm . Falë zbatimit të shumë qëndrimeve të lartcekura.

Por, LDK-ja, nga shkaku se brenda dy vitesh , u përballë me tri palë zgjedhje (dy lokale e, një nacionale) “harroi” procesin reformues, meqë tash përballej me procesin e ndërtimit dhe funksionalizimit të institucioneve.
Një pjesë e atyre që, gjatë vitit 2000 patën kërkuar një reformim të shpejtë të LDK-së e, që nuk pati mundësi të ndodhë ashtu, e braktisën LDK-në, afërisht si tash me rastin e Blerim Kuqit.

Populli thotë, tamli që gufon shpejtë, derdhet dhe e përlyen edhe kusinë.
Anise gjatë vitit 2002, LDK-ja vazhdoi trendin reformues përmes një procesi shumë të ndërgjegjshëm zgjedhor brenda strukturave të partisë. Madje më të ndërgjegjshmin nga të gjitha proceset e deritashme zgjedhore në LDK.

Fundi i këtij procesi nuk rezultoi me një kryesi të re dhe, kjo , shkaku i bërrylave të shumtë që përdoreshin atë kohë për të depërtuar gjithqysh në krye, bëri që, ai proces zgjedhor , aq i mirëfilltë dhe demokratik mbi të gjitha, të zbehet dhe, pas dy vitesh , të përmbyllet me harrnimet , harrnime këto që nuk i bën nder LDK-së. Rezultat i këtyre harrnimeve polli më pas Kuvendin i VI-të, sepse nuk ishte më Presidenti Rugova që, arrinte koncenzuse për ta shmangur ndarjen e partisë.

Nga viti 2002 – 2006, kryesia e LDK-së, ndaj të cilës unë kam mbajtur vazhdimisht qëndrim kritik, e kam përkrahur kur ka vepruar si duhet por, edhe e kam kritikuar kur ka shkelur mbi norma statutore dhe programore, ishte kryesi e një kompromisi që u arrit me aklamacion.
Pasojat dihen dhe, tash nuk dua të ndalem më gjatë në to.

Pas kalimit në amshim të Presidentit Rugova
Të gjitha pakënaqësitë e akumuluara me vite, qoftë brenda kryesisë apo edhe rreth saj si dhe nga strukturat organizative në terren, dolën në sipërfaqe dhe, unë këto i kam vërejtur me kohë dhe, kam mbajtur një qëndrim kritik duke u orvatur që, të ruhet fryma rugoviane, para se gjithash dhe, të ketë një koncenzus së paku në zbatimin e normave statutore që ishin në fuqi.

Edhe për këtë ekzistojnë dëshmitë. Shyqyr, të gjitha këto shkrime që, njëherësh janë edhe përpjekjet e mia për ta evituar atë që ndodhi më pas, janë ruajtur, gjenden gjithashtu në faqe interneti dhe, mund të rivlerësohen.

As tash, pas tri vjetësh, asnjë presje madje, nuk e heq nga ato që kam shkruar e thënë. Madje, po mund ta gjeja ndonjë sponsor, do t’i botoja si libër sepse janë në interes të LDK-së, pikërisht nëpër procesin reformues të cilën e ka para vetes. E, nuk do ishte keq që, edhe këta nofkaxhinjsh interneti, të më ndihmonin në gjetjen e këtyre sponsorëve, sepse në këtë drejtim, e pranoj, janë më të shkathtë se unë, meqë, disa prej tyre nuk e kam vështirë t’i identifikojë.

Por, ecim më tutje,

Gjithnjë sipas çështjeve që i kanë shtruar në raport me mua dhe këtë shkrim.
E braktisa apo më braktisi LDK-ja dhe si u gjenda më pas me partinë, të cilën e prodhoi dhe e themeloi Kuvendi i VI-të i LDK-së?

Deri në fundin e vitit 2006-të, do të thotë afërsisht një muaj pas përfundimit të atij Kuvendi famëkeq, unë, Sabit Rrustemi, nuk kam qenë pjesë e kampit apo grupimit politik të akademik Nexhat Dacit, anise e kam përkrahur dhe votuar si kandidat të mundshëm për kryetar të LDK-së. E, edhe këto arsye i kam bërë publike. Madje, përmes “Kohës Ditore” dhe pak ditë para atij Kuvendi.

Shkaku i një qëndrimi kritik dhe, për mua tejet konstruktiv, struktura që organizoi dhe e fitoi Kuvendin e VI-të të LDK, më injoroi dhe, jo vetëm mua. Nuk na e dha rastin së paku t’i nënshtrohemi një vlerësimi përmes votës së delegatëve. E, as të mund të propozojmë apo të jemi të propozuar.
Edhe për këtë, menjëherë pas Kuvendit, kam shfaqur opinionin tim nën titullin “Nyja e kobshme e LDK-së” po, edhe një orvatjen krejtësisht timen se “Cili kompromis mund ta shpëtojë LDK-në”.

Kur edhe këto orvatje përfunduan në vesh të shurdhër, nuk desha të dorëzohem. Ju përgjigja ftesës për themelimin e një partie të re, tërësisht në frymë rugoviane. Pra, jo bashkëngjitje ndonjë subjekti tjetër. Po, një parti, ngase edhe vlerësimi ishte që, u devijua kjo frymë në LDK.

Kampi politik i akademik Nexhat Dacit, i pagëzuar tashmë si Lidhja Demokratike e Dardanisë, nuk ju doli zot as fjalëve që dha e, as zotimeve për zbatimin e normave statutare apo programore që i prodhoi Konventa e 17 Shkurtit 2007-të. Dhe, këtë që po e them mund ta argumentoj me dhjetëra shembuj po, tash nuk po ndalem në to, sepse një pjesë të tyre e kam artikuluar kur e kam lëshuar demonstartivisht këtë parti.

LDK-ja, sa për dallim, më braktisi mua dhe shumë të tjerë, të cilëve ua hapi dyert dhe ju tha, dilni, dilni, vetëm zhurmë mos na bëni.

Prej momentit

që, pa dashjen time u shkëputa prej saj, (12 janar 2007), asnjë shkrim, ama asnjë , në emrin tim po as me ndonjë nofkë tjetër a pseudonim, nuk e kam shkruar kundër saj. Dhe, edhe kjo mund të vërtetohet. Kumtesat dhe reagimet që kanë rrjedhur nga Dega e LDD të Gjilanit, e kam thënë dhe e përsëris, kanë qenë qëndrime të degës që janë përcjellë përmes meje. Po, nuk kanë qenë shkrime autoriale. Dhe, kjo duhet dalluar e parë kështu. Sepse, asnjëherë, ama bash asnjëherë, nuk jam fshehur prej asaj që e kam thënë . Njësoj si edhe tash. As për të gjallë të Rugovës, madje. Dhe, edhe kjo, gjithashtu i ka gjurmët e veta.

Po, nuk kam mund ta bëj as edhe një shkrim të vetëm autorial për LDD-në, sepse që në nismë, ishte kopje e LDK-së sa i përket zbatimit të normës statutore, atë për të cilën nuk ishim më në LDK.

Të gjitha strukturat drejtuese të partisë u zgjodhën me aklamacion dhe në propozim të vetëm një njeriu, akademik Nexhat Dacit.


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për një reformim gradual dhe pa emocione Empty Re: Për një reformim gradual dhe pa emocione

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 28, 2009 8:27 pm

Hajt, thashë, janë struktura të posathemeluara dhe, i përpiva me vështirësi.
Po, pas zgjedhjeve të 17 Nëntorit dhe, rezultateve që u publikuan, isha thuaja i pari dhe, i vetmi që kërkova votëbesim dhe përgjegjësi, përmes Degës së saj në Gjilan. Sepse kishte nevojë.

Një gjë e tillë nuk ndodhi. Një muaj më pas, u tha që do të shpallen zgjedhjet në LDD.
Ato u shpallën tek në prill dhe, ishin në kundërshtim me statutin, sepse ishin zgjedhje te pjesshme, vetëm nëpër aktive, nëndegë e degë. Po, jo edhe për nivelin qendror. Për çudi, e kjo nuk ngjet thuaja në asnjë parti demokratike në botë, kuvendet e degëve nuk kishin të drejtë të zgjidhnin as delegatë për qendër.
Dhe, këtu plasi kupa

Për muaj të tërë kam insistuar nëpërmes strukturave të partisë që, kjo të evitohet. Nuk është bërë.

Me 15 qershor 2008 e kam lëshuar demonstrativisht degën e LDD të Gjilanit dhe, nuk jam kthyer më në të. Sepse, nga një aklamacion , rashë në një tjetër aklamacion, nga një papërgjegjësi, në një papërgjegjësi të re, nga një abuzim me aktet normative të partisë, në një abuzim të ri përmes një partie të re e, kështu.

Akademik Nexhat Daci, me të cilin, pas disa shkresave, u ballafaqova në fillimin e korrikut 2008 , nuk arriti ta ngris LDD në nivelin e premtuar, sepse, të parët ata që e tradhtuan, ishin nënkryetarët që ai vetë i kish zgjedhur.

Prapë, nuk munda ta shqelmoj përpjekjen time 18 vjeçare, gjithnjë në frymën dhe filozofinë rugoviane, njeriut të cilit i kam borxh që nga 1981 e këndej dhe të cilin kurrë për asgjë nuk e kam ngushtuar e, as ia kam cakërruar portën për ndonjë pozitë.

Më 18 tetor 2008, për t’i përmbyllur përfoljet dhe thashethanat e degës së LDD të Gjilanit, nuk u tërhoqa krejtësisht ashtu si deshën e, as nuk shkova atje ku ata dëshironin. Por, u ktheva në LDK, meqë ata kishin aprovuar një Pako reformuese, pako në të cilën ishin shumica dërmuese e kërkesave të mia që i kisha shtruar, sidomos pas vitit 2000 e këndej.

I vetmi kusht i shtruar nga ana ime dhe në emër të atyre që u kthyen bashkë me mua dhe, që nuk janë të paktë, ishte zbatimi i pakos reformuese. Për këtë kusht jam zotuar të angazhohem vullnetarisht.

Realisht, jam mirëpritur nga miqtë e mi të vjetër, në mënyrën më të mirë, nga gjithë ata që, me vite kemi bashkëvepruar e bashkecur. E, në veçanti nga vetë dr. Fatmir Sejdiu, presidenti i Republikës së Kosovës. Po, edhe nga ata më të cilët punoj dhe jap kontributin tim në suaza të asaj që mundem dhe kërkohet prej meje.

Çka kam përfituar?

Më shumë kam humbur, pikërisht nga fakti se, nuk isha i dëgjueshëm dhe, pjesë e asnjë klani politik, qoftë në LDK apo edhe gjatë kohës sa isha në LDD.

I vetmi përfitim, nëse mund të merret , është fryma rugoviane, e cila, dorën në zemër, më shumë ndihet dhe shijohet në LDK.

Vendin tim në KQZ, ia kam liruar LDD-së, përmes dorëheqjes sime mbështetur në parimet personale, anise sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, prej momentit që kam dhënë betimin, më ka takuar mua.
Aty edhe kam dëshiruar të mbetem por, si përfaqësues i LDK-së, falë njerëzve më të cilët ishim takuar, njohur dhe, ishim zotuar të vepronim në përputhje me normat ligjore që i kishin aprovuar propozuesit tanë në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, përfilla propozimin e lidershipit të LDK-së dhe, ndihem shumë mirë.

Përndryshe, në ballafaqim me Presidentin e Republikës së Kosovës, ia kam thënë thuaja të gjitha këto që po i nxjerrë në letër. Dhe, i ka besuar sinqeritetit tim edhe kur i kam treguar se, pse nuk e kam votuar po, edhe pse do ta respektoj atë vendim të Kuvendit të VI-të të LDK-së, kundrejt Tij,
Sepse ishte kryetari i vetëm deri tash i LDK-së që u zgjodh përmes një procedure demokratike të votimit.

Do dëshiroja që, ta mbështesin më fuqishëm edhe ata që e votuan dhe sot janë në krye të LDK-së apo pjesë e strukturave të saja drejtuese.
Me bindjen se reforma në LDK do duhet të kalojë nëpër një proces gradual dhe pa emocione, se, përmes këtij procesi do kthehen edhe ata që janë lënë anash apo e kanë braktisur, po, edhe ata që përspektivën (sidomos brezi i ri) e shohin dhe e gjejnë përmes këtij procesi , besoj se rreshtimi do të jetë i gjatë. Hapat inkurajues vetëm po shihen. Duket se përnjëmend e kam ngrehur këmbën zhagas gjatë kthimit tim .

Nëse isha për një kohë në një parti të re, shkaku i krejtë atyre që ndodhën, në asnjë rast nuk kam qenë jashtë frymës rugoviane.

Veprimit tim për kthim në shtëpinë e vjetër po i besoj më shumë, sa herë që po ndiej zëra apo po shoh veprime nga “shtëpia e re” kur thonë “kurrë më me LDK-në “ qoftë edhe si koalicion. A, gënjejnë se bazë e kanë filozofinë politike të Rugovës. Dhe, nuk ju vie turp. Madje, as nuk skuqen.

P.S

Për disa çështja të ulëta që janë ngritur përmes ndonjë “nofkeje”, nuk desha ta lodhë askënd,sepse nuk ia vlen.

Gjithnjë, kam qenë oponencë e kryetarëve, e kryesive, që nga aderimi im në LDK, në verë të vitit 1990-të e këndej. Edhe sa isha në LDD. Dhe, kjo më ka kushtuar por, nuk jam mërzitur.

E di shumëkush, edhe njëfarë “007” se kurrë, ama kurrë s’kam vrapuar pas pozitave dhe karrigeve po, pas punëve për të cilat kamë qenë i përkushtuar shumë.

Punësimi i djalit tim ka qenë pjesë e një procesi rekrutues dhe, askujt nuk ju kam vizatuar te dera e, as mërzitur siç realisht kanë bërë të tjerët, madje edhe funksionarë të LDD-së (mund t’i them edhe me emër dhe, këtë e di vetë “007-tëshi”) Në atë periudhë rekrutimi kam qenë pjesë e LDD-së. Po, më vonë LDD-ja në Gjilan mendoi se mund të vazhdojë edhe pa mua. Unë, më pas ia përmbusha këtë dëshirë.

Dua ta siguroj njërin nga këta “lexues” se asnjëherë nuk i kam bërë ftesë familjes së Presidentit historik të Kosovës, për të aderuar në LDD. As përmes ndonjë shkrimi madje. Po, që mund të angazhohen përmes LDK-së, po. Pse jo!

Po i mbes borxh vetëm Shpat Malit, të cilin përafërsisht mund ta di cili është. Po, shëndosh. Ishalla shihemi dhe bisedojmë e pimë kafe në Gjilan, tek ajo kafja e LDK-së, nëse ka aluduar në PALLASIN, ku unë kthej shumë rrallë. Shkaku se nuk është kafe e LDK-së po, edhe se nga aty, për vite të tëra kanë vluar shumë thashethëna kundër LDK-së dhe atyre që, devotshmërish kanë punuar dhe vazhdojnë akoma të punojnë në zhvillimin dhe kthimin e saj në krye të pushtetit në Kosovë.

Duke ju përshëndetur dhe falënderuar për rastin që t’ju rrëfehem, edhe njëherë, ju ftoj që t’i hiqni maskat dhe të debatojmë me emra të vërtetë, ata që i kemi, njësoj siç po bëj dhe unë.
Kaq.

rrustemi_s@hotmail.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi