Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashnim Hebibi:Intervistë ekskluzive me Prof.dr.Ylber Sela, profesor i politikës evropiane dhe ndërkombëtare në UEJL, USHT dhe në Kosovë

Shko poshtë

Dashnim Hebibi:Intervistë ekskluzive me Prof.dr.Ylber Sela, profesor i politikës evropiane dhe ndërkombëtare në UEJL, USHT dhe në Kosovë Empty Dashnim Hebibi:Intervistë ekskluzive me Prof.dr.Ylber Sela, profesor i politikës evropiane dhe ndërkombëtare në UEJL, USHT dhe në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 14, 2011 6:49 pm

Intervistë ekskluzive me Prof.dr.Ylber Sela, profesor i politikës evropiane dhe ndërkombëtare në UEJL, USHT dhe në Kosovë

Prof.dr. Sela: Maqedonia ka nevojë për demokraci të brendshme

Dashnim Hebibi:Intervistë ekskluzive me Prof.dr.Ylber Sela, profesor i politikës evropiane dhe ndërkombëtare në UEJL, USHT dhe në Kosovë 0dashnimi

Studiuesi Prof.Dr.Ylber Sela, edhe pse i stërngarkuar me takime të shumta e vizita të shpeshta që i ka bërë para zgjedhjeve në Maqedoni, Brukselit, Strasburgut, Vienës, Berlinit e Gjenevës, me lloj lloj personaliteti ndërkombëtarë, ai është i palodhur dhe është njoftuar për së afërmi për situatën në Maqedoni dhe rajon, ku studiuesi Sela, pret ditë më të mira për shqiptarët në Maqedoni dhe të rajonit në përgjithësi.
Me studiuesin Sela, realizuam një intervistë ekskluzive, për të marrur mendimet e tija, se si do të jetë qeveria e re në Maqedoni, se si e sheh Paralamentin e ri në këtë shtet, a do ta ketë të vështirë BDI të realizojë premtimet, me që profesor Sela, ka përcjellur në tërësi në këndin analitikë gjithë fushatën e këtyre zgjedhjeve.


Prof.Sela, filimisht ju falënderojmë që keni ndarë kohë për këtë bashkëbisedim. Keni përcjellur në tërësi fushatën e zgjedhjeve në Maqedoni. Në këndin tuaj profesional, jeni i kënaqur me fushatën zgjedhore që kanë bërë partitë shqiptare?
(Siç dihet Prof.dr.Sela, doktori në moshën 27 vjeçare në Austri dhe ka marrur pjesë e po merrë vazhdimisht nëpër takime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare)

Prof.dr.Ylber Sela: Përshëndetje Juve dhe gjithë bashkëkombasit kudo që ndodhen, qoftë në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Luginë të Preshevës dhe diasporë. Po, lirisht mundem të them, se jam shumë i kënaqur, pasi për herë të parë shqiptarët në Maqedoni votuan lirshëm, të qetë dhe pa dhunë, kurse partitë politike shqiptare bënë një fushatë të qetë sipas standardeve demokratike, kjo është për ti përshëndetur dhe përgëzuar, ku padyshim para syve të ndërkombëtarëve ka qenë shumë pozitive.
Mendoni, se nga këto zgjedhje, kemi fituar ne shqiptarët apo kemi humbur, këtu duhet të kemi parasysh, se disa parti, as që kanë siguruar një deputet në parlament?

Prof.dr.Ylber Sela: Në këndvështrimin qytetarë, shqiptarët fituan, kurse në këndvështrimin partiakë, besoj se ata humbën edhe ate të gjithë nga pak dhe në tërësi ra numri i deputetëve shqiptarë në Parlamentin e ardhshëm dhe të mos harrojmë edhe humbjen që e patëm në diasporë, që edhe njëherë tregoi, se ata qyetetarë janë harruar krejtësisht nga partitë tona. Duhet kuptuar rolin e diasporës, që ka dhënë dhe po jep shumë për atdheun tonë.
Mërgata gjatë fushatës e ka përcjellur me vëmendje gjithë ecurinë, por padyshim se pret më shumë nga partitë shqiptare, që të mos harrohet, sepse përveç ndihmës në aspektin ekonomikë, kjo diasporë, i ka dhënë edhe lider të shumtë partive tona atje dhe padyshim, se presin më shumë dhe nuk e besoj se do të harrohet nga liderët tanë. Nuk duhet të humben shpresat, herave tjera, ti japim pak më shumë hapësirë mërgimtarëve, që të votojnë edhe ata dhe do ishte mirë, që i kishim deputetët tanë nga diaspora. Këtë do ta bëjmë shpresoj shumë dhe do të vije padyshim ajo ditë.
Si e sheh parlamentin e ri të R.së Maqedonisë?



Prof.dr.Ylber Sela: E shoh pak më ndryshe, sidomos te subjekti politik BDI, ku kem emra të rinjë me energji të reja dhe mendoj, se ky mandat parlamentar, pesha e deputetit, do të jetë shumë e madhe dhe do të kemi një ndërrim të metodës së punës, pasi deri më tani parlamenti ka qenë një dekor i marrëveshjeve të koalicioneve qeveritare, kurse në këtë mandat, shumë çka do varetn ga numrat dhe debati parlamentarë, e sidomos Badinteri do të vij më tepër në shprehje dhe marrëveshjet e gjëra, ku do të nevojitet një konsensus me i madh politikë në vend.
Do ta ketë të vështirë BDI të realizojë premtimet e saja gjatë fushatës?

Prof.dr.Ylber Sela: Normalisht, që premtimet janë sfida për secilën parti që hynë në pushtet e këtu të kemi parasysh palën maqedonase duke marrë parasysh funksionimin e shtetit, por besoj, se këtë rradhë BDI, është edhe më e përgaditur, më efikase dhe ndodhet në një epërsi, që besoj dhe shpresoj shumë, se do të mund të arrij, që shumicën e premtimeve ti realizoj, nëse lideri i saj do të vazhdoj rikonstruktimin edhe në zgjedhjen e duhur për ekipin qeverisës.
E shihni, se ka ardhur koha, që të zgjidhet problemi i emrit në Maqedoni?

Prof.dr.Ylber Sela: Është koha e fundit që të zgjidhet kjo histori e kahmotshme, që i ndaloi shumë proçese në vend dhe besoj dhe jam i bindur, se prioriteti i parë i qeverisë apo koalicioneve qeveritare do të jetë çështja e emrit me Greqinë dhe besoj shumë, se do të gjendet një formulë e duhur, që të dilet nga ky qorrsokakë dhe vendi të ec drejt strukturave euroatlantike.


Jemi larg anëtarësimit në NATO?

Prof.dr.Ylber Sela: Unë besoj, se jemi afër edhe ate një zjidhje e emrit, Maqedonin e shohim anëtare të plotë në NATO dhe kjo besoj do të ndodh shumë shpejt.
Po për në BE?

Prof.dr.Ylber Sela: Për në BE, na duhet më tepër kohë, pasi vendi ka statusin e kandidatit potencial për anëtarsim në BE, por pa datë të fillimit të negociatave dhe kjo do të ndodh poashtu nëse do të zgjedhim emrin dhe mandej, do t`na duhet një kohë, që ti përmbushim të gjitha kaptinat gjatë hapjes së negociatave me BE-në e cila kërkon përgjegjësi, profesionalitet, angazhim shumë të madh, por ka ende punë.
Çka do të duhej të bëjnë partitë shqiptare, që nuk kanë fituar një deputet në Parlament?

Prof.dr.Ylber Sela: Besoj, se duhet të ndërrojnë liderët e tyre, të ndërrojnë programin politikë, menaxhmentin ose po të bëhen pjesë e ndonjërës nga partitë të cilat kanë marrë një pjesë të elektoratit shqiptarë. Kjo besoj, se do të jetë mirë dhe do të mirëpritet mirë, jo vetëm nga bashkëkombasit tanë, por edhe nga ndërkombëtarët dhe padyshim, se do të jemi më të fortë dhe nuk do të hutohet edhe elektorati.
Ka nevojë Maqedonia edhe për parti tjera shqiptare?

Prof.dr.Ylber Sela: Maqedonia nuk ka nevojë për parti të reja, por ka nevojë për demokraci të brendshme, konkurencë, burime njerëzore, kuadro të aftë dhe të përgjegjshme, të cilët marrin përgjegjësi dhe detyra, që ti çojnë proceset përpara, etj, etj.

Na mungon uniteti politikë shqiptarë?

Prof.dr.Ylber Sela: Po besa, dhe kjo është pika e dobët e jona, që na pengon për ti realizuar asipratat tona kombëtare. E di se ka mundësi të bëhet dhe nuk kam optimist, se do të bëhet një unitet, sepse me këto ndarje, nuk do të fitojmë përgjithësisht.
Koalicioni në largim i VMRO-DPMNE dhe BDI, duket se do t’i marrë frenat në dorë edhe njëherë. Komenti juaj?

Prof.dr.Ylber Sela: Nëse Gruevski, nuk pranon prioritetin e parë, 1. Zgjidhjen e çështjes së emrit, atëherë do të bie varianti i parë i koalicionit qeveritar VMRO - DPMNE + BDI. Varianti i dytë, do të jetë LSDM + BDI+ PDSH + (disa deputet të pakicave, do të largohen nga VMRO-DPMNE).

Do të duhejt që BDI të forcoj pozicionin në ekzekutiv, duke përfituar ministri më të fuqishme?

Prof.dr.Ylber Sela: Normalisht që po jo vetëm me ministri të fuqishme por edhe të ndajë proporcionalisht fuqinë ekzekutive e sidomos ndarjen e buxhetit të R.M.-së.

A është më se e nevojshme, që BDI të kërkojë ministrinë e Drejtësisë ose postin e Kryeprokurorit të përgjithshëm?


Prof.dr.Ylber Sela: Janë shumë poste që shqiptarët, pra BDI duhet ti marrë, ka pozicione që shqiptarët nuk kanë pasur qasje në to, prandaj ka ardhur momenti dhe koha, që për herë të parë do të ulet një shqiptarë në këto pozicione, që për opinionin janë tashmë të njohura.

Do të ndryshojë raporti me Kosovë?


Prof.dr.Ylber Sela: Jo vetëm me Kosovën, por me të gjithë fqinjët tanë pasi bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm për zhvillimin politikë dhe ekonomikë të vendit dhe afrimin në strukturat euroatlantike.

Profesor, jeni shumë aktiv, gjithnjë në takime të ndryshme në BE si dhe profesor universiteti, na tregoni çelësin e suksesit?


Prof.dr.Ylber Sela: Sinqerisht ua them, nuk kam dëshirë të flas për veten time, por për pyetjen tuaj do të përgjigjem shukurtimisht. Për mua janë primare komunikimi, përgjegjësia dhe profesionalizmi, ato elemente të cilat të lejojnë të hapësh apo të trokasësh në dyert e evropës.

Po afrohen pushimet verore, ku do ti kaloni ato?


Prof.dr.Ylber Sela: Kësaj radhe në Strugë, me familjen time, të cilët i pres të më vijnë nga perendimi dhe Amerika .

Çka të neveritë më së shumti?


Prof.dr.Ylber Sela: Kur takoj njerëz që fare nuk kanë ide për jetën dhe nuk ja dijnë vlerën se sa e rëndësishme është ajo.

Ju falënderojmë edhe njëherë profesor i nderuar dhe punë të mbarë.


Prof.dr.Ylber Sela: Ishte kënaqësi. Suksese edhe juve.

Intervistoi: Dashnim HEBIBI/Shkup/Bern
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi