Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëshmitari “X” kishte menduar ta vriste Limajn

Shko poshtë

Dëshmitari “X” kishte menduar ta vriste Limajn Empty Dëshmitari “X” kishte menduar ta vriste Limajn

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 15, 2011 12:57 pm


Dëshmitari “X” kishte menduar ta vriste Limajn

Dëshmitari “X” kishte menduar ta vriste Limajn C-deshmitari--x


Dëshmitari “X” pretendon se kishte planifikuar ta vriste Fatmir Limajn. Arsyeja pse dëshironte ta bënte këtë sipas këtij dëshmitari ishin kërcënimet që po merrte nga Limaj dhe grupi i tij.

Në pjesën e dytë të dëshmisë që i ka dhënë prokurorit Maorizio Salustro, dëshmitari bashkëpunues i koduar me shkronjën “X”, shkruan Koha Ditore, ka folur për raportet e tij me Limajn, takimet më të, planet për ta fajësuar Isak Musliun, veprimtarinë në Shërbimin Informativ të Kosovës etj.

“Pas aksidentit me veturë, që më ka ndodhur në Carralevë, isha aq i inatosur, sa për një kohë të caktuar madje kam menduar ta vras Fatmir Limajn. Tërë kohën kam qenë nën kërcënime nga grupi i Fatmirit. Ai ma ka bërë jetën mizerie”, ka thënë dëshmitari, sipas dosjes së EULEX-it, një kopje të së cilës gazeta e posedon, për të shtuar se në një moment kishte vendosur që të shkonte në KFOR, ta dorëzonte armën dhe ta denonconte ish-ministrin Limaj.

Dëshmitari ka thënë se pas përfundimit të luftës në vitin 2001 kishte marrë një urdhër nga Fatmir Limaj që të shkonte dhe t’i largonte trupat e varrosur në Kleçkë. Pasi kishte shkuar në shtëpinë e Skënder Shalës në Kleçkë, sipas urdhrit të Limajt për ta “pastruar zonën”, “X”-i kishte shkuar në këmbë deri te vendet ku ndodheshin trupat e varrosur së bashku me Sabit Shalën dhe Naser Shalën.

Mirëpo aty nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim pasi që, sipas dëshmitarit, Sabit Shala dhe Naser Shala kishin “thënë të mos prekim asgjë”.

“Më vonë ne e takuam Fatmir Limajn në shtëpinë e Skënder Shalës në Kleçkë. Fatmiri më pyeti pse nuk e kisha bërë atë punë. Unë i thashë: pyeti nipat e tu. Ata qeshën dhe thanë e bëjmë dajë, e bëjmë. Kurrë nuk e kam kuptuar pse ata hezituan ta kryenin punën, mendoj se e kishin nga përtesa”, ka thënë dëshmitari.

Ai ka thënë se me Fatmir Limajn ka pasur marrëdhënie të mira që nga viti 1998, kur e kishte njohur, me gjithë lëkundjet që kishin pësuar këto marrëdhënie. Mirëpo sipas dëshmitarit pas përfundimit të luftës, Fatmir Limaj kishte dërguar Naser Krasniqin që t’i rrinte pranë.

“Unë e ndieja se ai kishte dërguar Naserin që të më përcillte se çfarë bëja. E di se Naseri operonte nën ombrellën e SHIK-ut. E di këtë sepse unë vetë kam punuar për SHIK-un për tre muaj pas luftës. Mbase kam qëndruar edhe më gjatë, por më kujtohet se i kam marrë tri rroga. Rroga ime ishte 500 marka gjermane në muaj me para në dorë”, ka thënë dëshmitari.

Pas Nazim Bllacës, dëshmitari “X” është njeriu i dytë që tregon se ka punuar për Shërbimin Informativ të Kosovës, duke marrë përsipër edhe vepra penale të kryera në llogari të këtij shërbimi.

Dëshmitari “X”: Limaj donte ta ekzekutonte Kuçin >> Komente (111)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi