Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Remzi Limani:Bekimi i bekuar nga Zoti - Nga Remzi Limani

Shko poshtë

Remzi Limani:Bekimi i bekuar nga Zoti - Nga Remzi Limani Empty Remzi Limani:Bekimi i bekuar nga Zoti - Nga Remzi Limani

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 17, 2011 12:08 pm

Remzi Limani:Bekimi i bekuar nga Zoti - Nga Remzi Limani 187519_100000679963863_6517986_n

Remzi Limani:Bekimi i bekuar nga Zoti - Nga Remzi Limani

(Me rastin e 1 - vjetorit nga lajmi i hidhur mbi vdekjen e aktorit irëmadh, Bekim Fehmiu)

Një burrë i pa shoq dhe artist i veçuar. Njëri ndër ambasadorët e parë të kulturës sonë kombëtare, i cili, porsi një tempullar fisnik; triumfalisht hyri dhe shkëlqeu në arenën e kinematografisë ndërkombëtare. Sikurse Aleksandër Moisiu, Gjon Belushi edhe aktori, Bekim Fehmiu dhe ndjenja e tij e fuqishme kombëtare
Remzi Limani:Bekimi i bekuar nga Zoti - Nga Remzi Limani 20110616-bekimi
së bashku me kontributin e dhënë në fushën e artit e bën që ky njeri veçan prej një personaliteti dhe aktori të njohur gjithandej, të mbetet vula dhe pavdeksia e tij tashmë e stampuar në historinë e kinematografisë botërore. Ani pse, ai kryesisht luajti në projektet e huaja, të cilat ia ofruan regjisorët e famshëm botërorë të industrisë së filmit, Bekimi, ishte dhe mbeti një margaritarë i cili pa dyshim e pasuroi pjesën më të ndritshme në gjerdanin e kulturës sonë kombëtare

Vetëvrasja protokollare

Bekim Fehmiu, kurrë nuk iu frikua vdekjes, por, kishte droj nga procesi i saj. Ndaj, ai deshi të dilte nga procesi i vdekjes, proces i cili kishte synime të shtrohej para tij dhe në sytë e të tjerëve në mënyrën më të palakmuar për te. Ndaj, artisti i madh, vendosi për rolin e tij të fundit… duke bërë një lloj monologu para Zotit, për ta bekuar dhe miratuar vdekjen e tij të cilën e zgjodhi vet. Dhe, kështu, në mënyrë protokollare, ai, solemnisht e nënshkroi aktvdekjen e tij me vetëdije të plotë duke kërkuar nga familjarët, miqtë, dhe dashamirët e tij që ta kuptojnë ndërmarrjen e tij të fundit…

Se ky njeri, vërtet na përkiste neve dhe ne atij - e dëshmoi amaneti dhe dëshira e tij e fundit: që hiri i shpirtit të tij të ecën gjithandej së bashku me rrjedhën e Lumbardhit nëpër kohë dhe hapësirën tonë. Pra, e gjithë kjo, nuk ishte rastësi, por një kuptim filozofik për jetën dhe vdekjen, atdhedashurinë dhe mallin e njeriut për të shuar etjen e fundit; atje tek sofra e përbashkët të emrit shqip. Artisti ynë, kudo që shkoi, kudo që jetoi, ai, me kujtime nën sqetull hapëroi, duke mos e harruar kurrë aromën e nënqiellit mbi Ilirikum.

Mungesa e ndërgjegjjes parlamentare dhe mediokriteti provincional

Kërkesa njerëzore e deputetit të Kuvendit të Kosovës, regjisorit, Esat Brajshori, që personaliteti i Bekim Fehmiut të nderohet me një minut heshtje - mjerisht nuk u përfill, duke mos e kuptuar: se të gjitha historitë fillojnë nga arti dhe kultura e një populli. Kjo len të kuptojmë se ne, shpeshherë nuk dimë ta çmojmë njeriun tonë - karshi të tjerëve të cilët në vazhdimësi u këndojnë miteve të paqena, për të na servuar heronjtë e tyre të shpifur. Kështu dhe në këtë mënyrë, ne vet e çojmë ujin në mullirin e dreqërve, të cilët, si zakonisht gjithminë e shfrytëzuan naivitetin tonë. Ata… shekuj me radhë, të vërtetën tonë e trumpetuan në mënyra ndër më të ndryshmet duke investuar në vazhdimësi në përvetësimin e figurave tona madhore të historisë, humanizmit dhe kulturës sonë kombëtare dhe shumë të tjerëve duke u munduar t`i minimizojnë sa më shumë të arriturat tona kombëtare në të gjitha fushat e jetës.

Në kontekst të gjithë kësaj, duhet të kuptojmë: se aty ku çmohet artisti dhe kultivohet arti, kultivohet edhe vetëdija kombëtare. Në këtë kuptim, Bekim Fehmiu, ishte rrumbi i cili rrahu kambanat e para, të cilat lëshuan tingëllimat anëpranë botës së qytetëruar - gjithandej ku emri i tij ishte letërnjoftimi ynë kulturorë dhe shkëlqimi i tij prej aktori me namë, i cili, pa dyshim ndriti kuptimin e një emri shqip të cilin e bekoi Perëndia për të qenë dhe për të mos vdekur kurrë…

Nga Remzi Limani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi