Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daci: Kosova është i vetmi vend në botë në geto të plotë

Shko poshtë

Daci: Kosova është i vetmi vend në botë në geto të plotë Empty Daci: Kosova është i vetmi vend në botë në geto të plotë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 19, 2011 8:15 pm


Daci: Kosova është i vetmi vend në botë në geto të plotë

Daci: Kosova është i vetmi vend në botë në geto të plotë Peje18maj-030


Dega e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) në Pejë sot ka pritur Kryetarin e kësaj partie, akademik Nexhat Dacin me bashkëpunëtor, i cili ka takuar strukturat e saj dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur. Takimin e ka hapur nikoqiri, kryetari i degës së LDD-së në Pejë, Dr. Shefqet Ukaj, i cili pasi i ka përshëndetur të pranishmit ka njoftuar për aktivitetin e degës të cilën e udhëheq.

“Ne si degë e LDD-së në Pejë kemi vendosur të shkojmë prapa akademikut tonë të nderuar dhe besojmë se vlerat sërish do të vijnë në shprehje në shtetin tonë ngase i nevojitën këtij populli”, tha Ukaj.

Po ashtu ai njoftoi se në degën e Pejës asnjë anëtar i LDD-së nuk e ka lëshuar partinë. “Në një të ardhme jo fort të largët ne kemi me qenë krenar që e kemi pas këtë politikë dhe që jemi anëtar të LDD-së. Dega e LDD-së në Pejë është shumë kompakte dhe do të vazhdojmë së bashku”, tha ndër të tjera Ukaj.
Për aktualitetin politik të pranishmit i njoftoi kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci i cili duke numëruar arsyet të cilat bën që LDD të mos jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës tha: “Të tjerët me çdo kusht luftuan që LDD të mos jetë pjesë e Kuvendit për të mos ua prishur rahatinë për ta plaçkitur Kosovën, edhe vendorëve edhe ndërkombëtarëve; të mos respektohet fare integriteti territorial i vendit, të mos funksionalizohen doganat, të mos respektohet kushtetuta. Pjesa dërrmuese e udhëheqësisë së Kosovës është e shantazhuar”.
Duke folur për gjendjen në vend, kryetari Daci shtoi: “Kosova është i vetmi vend në botë në geto të plotë. Edhe shtetasit e Afganistanit e Irakut kanë mundësi më të mëdha lëvizjeje sesa kosovarët. Jemi vendi më i varfër në Evropë dhe i 171 në botë. Kjo është bërë kësisoj me qëllim që Kosova të mos bëhet shtet kurrë ngase janë zgjedhur njerëzit që veprojnë nën urdhra për ta udhëhequr Kosovën. Njerëzit që mendojnë ndryshe shukatën ose eliminohen në forma të ndryshme”.Daci: Kosova është i vetmi vend në botë në geto të plotë Peje18maj-018
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi