Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qemal Sakajeva:Doris Pack qorton Frashërin

Shko poshtë

Qemal Sakajeva:Doris Pack qorton Frashërin Empty Qemal Sakajeva:Doris Pack qorton Frashërin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 12:36 am

Doris Pack qorton Frashërin

Qemal Sakajeva
Ne, të tjerët

Përqasim dy kohë, dy foltore, dy palë dëgjuesish, dhe dy folës:
Fundshtatori i 1965-ës, gati dyzetepesë vjet më parë, në një auditor të Institutit të Lartë Bujqësor të Kamzës. Alajdin Frashëri, profesor i jashtëzakonshëm, i shkencës së mjeteve optike të matjeve, që kishte studiuar në Vjenë, i duroi sa mundi bezdisjet e ndonjë studenti, që ia dëmtonte cilësinë e ligjëratës dhe, atëherë, që nga foltorja e katedrës, tha:
- Është e natyrshme që, studenti i sapoardhur, të mbartë në universitet, mendësi të shkollës së mesme. Por, disa, këtu, ngjajnë me adoleshentë të shkollës shtatëvjeçare!
Askush nuk pipëtiu më. Sjellja u vendos si me magji.
Fundmarsi i 2009-ës, gati dyzetepesë vjet më vonë, kryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhënie me Evropën Juglindore, Doris Pack, tha para kamerave të Shqipërisë:
- Të gjitha partitë politike duhet t’u bëjnë thirrje qytetarëve, që të aplikojnë për marrjen e letërnjoftimeve!
Partia Socialiste, pa u vonuar, mor hiç, nxori përballë gazetarëve një politikane të saj, me moshë sa ajo e Doris Pack, e cila, në vend të nxiste për letërnjoftimet, iu kundërpërgjigj me ashpërsi eurodeputetes. Lëvizja Socialiste për Integrim, po atë ditë, përmes kryetarit të saj, paralajmëroi se do t’u drejtohej qytetarëve për disa probleme ku do t’u bënte edhe një thirrje për letërnjoftimet. Ndërsa nuk mbahet mend mirë, e tha thirrjen, apo e heshti. Të gjithë rrinë gojë mbyllur, me përjashtim të tre zyrtarëve të lartë: Kryeministrit, i cili e ka përsëritur thirrjen disa herë, që kur nisi pajisja e qytetarëve me letërnjoftimin, nga më bashkëkohorët që ka Evropa; Kryetarja e Kuvendit, gjithashtu, ka nxitur për pjesëmarrje; Presidenti i Republikës, gjatë vizitës në Burrel u kërkoi qytetarëve të shpejtonin për të marrë dokument.
Për përmbylljen para zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, shqiptarët, nuk ngjajnë as me gjermanët e disiplinuar, as me kinezët e vetëkontrolluar. Përtej thirrjeve të zyrtarëve më të lartë, procesi është shoqëruar edhe me tre elementë përshpejtues: opozita, me mendim racional, kërkoi që t’i jepej përparësi pajisjes me letërnjoftim. Qeveria arsyetoi dhe miratoi vendimin. Më pas, si me gjithçka, edhe me letërnjoftimet, nisi të bëhet politikë. Opozita e përcaktoi procesin si katastrofik dhe, dalja nga kjo gjendje, sipas saj, ka vetëm një rrugë: dhënia falas e letërnjoftimeve, për të gjithë qytetarët që nuk zotërojnë pasaportë. Opozita, për ta arritur këtë, kritikoi si të pashpresë ritmin e shpërndarjes. Ministria e Brendshme, përgjigjet me statistika, se pajisja ecën normalisht. Në daljet, thuajse të përditshme për çështjen, opozita kurrë nuk u është drejtuar qytetarëve: Shpejtoni të aplikoni! Ajo druhet që, me thirrjen e vet, mund të ndikonte në përmbylljen e procesit, e thirrja e saj do të merrej si mbështetje ndaj qeverisë. Heshtja opozitare e thellë për thirrje qytetarëve dhe zëri i lartë për kritikë kundër procesit, e shtyu eurodeputeten Doris Pack - këtë njohëse të mirë të politikës shqiptare - të delte para mediave, në Tiranë, e të kërkonte qartë:
- Të gjitha partitë politike duhet t’u bëjnë thirrje qytetarëve për të aplikuar për marrjen e letërnjoftimeve!
Por, nuk qe e thënë:
Studentët, profesor Alajdin Frashërit, iu përgjigjën me etje për dije.
Politika e majtë iu kthye eurodeputetes Doris Pack me fjalorin e etheve për pushtet. Ajo nuk u tha “Shkoni e vizitojeni autostradën Durrës - Kukës - Morinë!”, por t’u thuhej zgjedhësve që do të votojnë për ta: Mos vononi për të marrë këtë dokument afatgjatë!
Kur mendon që politika evropiane i drejtohet politikës shqiptare qortueshëm, edhe për diçka kaq jashtë politikës, të zë turpi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi