Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahë Sadrija: Të gjithë bashkë në Gllogjan, atje në Dukagjin

Shko poshtë

Jahë Sadrija: Të gjithë bashkë në Gllogjan, atje në Dukagjin Empty Jahë Sadrija: Të gjithë bashkë në Gllogjan, atje në Dukagjin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 11:52 am

Jahë Sadrija: Të gjithë bashkë në Gllogjan, atje në Dukagjin U1_JaheSadrija
Në Gllogjan u mbajt manifestimi përkujtimor-24 marsi i vitit 1998
”TË GJITHË BASHKË NË GLLOGJAN, ATJE NË DUKAGJIN”
Nga Jahë Sadrija

Sot, në fshatin Gllogjan të Dukagjinit, u mbajt manifestim në shenje përkujtimi në 11 vjetorin e betejës së parë të UÇK-së në Gllogjan dhe u shënua 10-vjetori i ndërhyrjes ajrore të NATO-së mbi caqet serbe. Të dyja këto ngjarje të rëndësishme përkujtohen në 1 vjetorin e pavarësisë së Kosoves. Pikërisht më 24 mars të vitit 1998, rreth orëes 12:30 para 11 vitesh në Gllogjan u zhvillue beteja e parë frontale në Rrafshin e Dukagjinit, datë kjo që shenoi fillimin e luftës në këtë anë, të qëndresës heroike të luftetarëve të lirisë më ç‘rast forcat serbe u thyen duke marrë goditjet e para përballë forcave të UÇK-së. Ishtë kjo një ditë kushtrimi dhe njëkohsisht një mbështetje e fortë e qëndresës së armatosur në Drenicë, dhe impulsi i parë i përhapjes së luftes së UÇK-së në mbarë Kosovën. Pikerisht më 24 mars të vitit 1998, forcat e UÇK-së së fshatit Gllogjan e bënë një qëndresë heroike 12 orëshe, duke e dyteruar makinerinë serbe që të tërhiqet prapa nga fushbeteja më një humbje në policë, paramilitarë dhe arsenal luftarak të shkatërruar. Nga taborri i luftëtarëve të lirisë atë ditë heroikisht ranë dëshmorë: Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.
Për t’u mbrojtur nga ndonjë masakër e mundshme sikur ato në Drenicë, në mesditë shumë banorë, kryesisht gra dhe femijë i kanë braktisur shtëpitë dhe kanë mësye drejt fshatrave të Rekës së Keqe.
Trishtuse e rrënqethëse ishin rrefimet e grave e femijevë, të cilët kishin ikur nga vatra e një lufte të vertetë, makineria serbe po na sulmon nga toka edhe ajri, ne i lamë shtëpitë- rrëfenin gra e femijë e nuk dinin çfarë po ndodhte me familjarët e tyre.
Po këtë ditë është arrestuar edhe veprimtari i Gllogjanit dhe Rrafshit të Dukagjinit, Rasim Selmanaj, i cili dërgohet në burg dhe mbahet deri pas lufte, lirohet me amnesti të pergjithshme.
Qindra mijëra qytetarë ishin tubuar sot në Gllogjan për të berë homazhe e për të vënë kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve të kombit, pranë Kulles së Qëndreses.
Në pjesën e dytë filloi manifestimi kryesor ku Legjenda e gjallë e Rrafshit të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, për herë të parë pas triumfit në gjykatën e Hages, u kthye këtu ku ishtë para 11, gjegjësisht 10 vitesh si komandant i UÇK-së, në mbrojtje të Dukagjinit e terë Kosovës.
Foli Ramush Haradinaj, triumfusi i Gllogjanit, i Rrafshit të Dukagjinit, i Kosovës, i Gjykatës së Hagës dhe sot i lirë po triumfon në Gllogjanin legjendar e në Dukagjinin historik.
Erdhi në Gllogjan me shumë shokë e bashkatdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare, për të sjellë te bashkfshatarët, te vëllëzrit dhe shokët e tij dëshmorë mesazhet e lirisë dhe të mvetësisë së Kosovës.
Ndërhyrja ajrore e NATO-së kishte për qëllim sjelljen e lirisë në Kosovë dhe parandalimin e spastrimit etnik.
Pas terheqjes së trpave serbe nga Kosova, që nga 10 qeshori i 1999, liria vendin tonë e gjeti më 1 milion të përndjekur, 10 mijë të vrarë e 5 mijë të zhdukur.
Po përpiqemi që dhembjen ta kthejmë në forcë, e lotët e derdhur në bar shërues, për ta mposhtur dhunën e për ta mundur të keqen.
Dëshmorët nuk e durojnë lotin, ata nuk qahen, vetëm kënga e pushkës ua qetëson shpirtin.
Loti është robëri e gjaku i dëshmorëeve ëshë liri.
Kështu me kengë kushtuar dëshmorëeve e pavarësisë kënduan në fund të manifestimit: Leonora Jakupi, Ilir Shaqiri, Shkurte Fejza, Manjolla Nallbani,Violet Kukaj etj.
Lum ai që rron pas vdekjes- ishte mesazhi i fundit i këtij tubimi përkujtimor.
Lavdi!
24-03-2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi