Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeta Mustafa:SIMFONI DASHURIE

Shko poshtë

Jeta Mustafa:SIMFONI DASHURIE Empty Jeta Mustafa:SIMFONI DASHURIE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 25, 2011 1:36 pm

Jeta Mustafa:SIMFONI DASHURIE 273553_100002067009328_1513492_n
Jeta Mustafa:SIMFONI DASHURIE

Dashuri zemrash, ngrohtësi xhani,
trupat përpëliten nën dorën magjike
të forcës kozmike të dashurisë,
drithërima të lehta e të purpurta,
gudulisje shtati e përkëdhelje gushash.

Nga puhizë e flokut gjoksi sa s’terbohet,
përskuqje buzësh e djegie gishtërinjsh
valëzime afshesh nga voltazh i lartë
i shigjetave zjarr të çapkënit Kupid,
shpërthim valësh ritmike nga tingujt lirik.

Tek fillon te shkruhet simfoni e jetës,
me notat e dala nga thelbi i shpirtit,
melodi dashurie që se zë brenda dot,
as çelësi magjik i oktavës së nëntë...

Jeta Mustafa
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi