Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Kajtazi:DY SOKOLA...!!!

Shko poshtë

Milazim Kajtazi:DY SOKOLA...!!! Empty Milazim Kajtazi:DY SOKOLA...!!!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 25, 2011 8:21 pm

Milazim Kajtazi:DY SOKOLA...!!! 49946_1338122538_1476903_n
Milazim Kajtazi:DY SOKOLA...!!!

Ah unë nënëlokja ,
Me sy qe m'pikojn gjak,
Për dy sokolat e nënes,
Qe m'i vran pa asnjë hak.

Ah unë nënë zeza,
Një dekad i prita ,
Kur po m'kthehën te bijt,
Qe m'i vran nga prita.

Ah moj dorë e ligë,
Dorë e zezë tradhtare,
Nga shpina qellove ,
Sokolat e m'i, i vrave.

Ne lule te rinisë,
Kur Pranvera lulëzoj,
Një dorë e ligë mizore,
Jeten ua shkurtoj.

Ah unë nënëlokja e mjerë,
I prita ne fund te lames,
I vajtova ne fund t'oborrit,
Me lot i përcolla n'qosh te ares.

M'i vran dy dragoj,
Dy kulqedrat e mia,
M'i vran dy skiftera,
Ne prit,i vrau pabesia.

Ushtoj Përroni i keq,
Ushtoj Dubeqaka,
I vran dy sokola,
Ushtoj Kerrligata.


Kur u dha kushtrimi,
Dy trima ,dy sokola,
I dolen zot atdheut,
Luftuan fyt për fyt me horra.

Një amanet nga trimi,
Për nënën malsore,
Mos me qaj moj nënë,
Edhe pse me vrau një dorë tradhtare.

As shkau nuk mundi,
As plumbi i armikut,
Trupin te më shpoj,
Një dorë e lig moj nënë nga shpina me qelloj.

Po me dhimbset biri
Ne lule te rinisë,
Edhe pse vdiqem si trimat,
Si vdeset ne alltar te lirisë.

Ata qe qelluan në ne,
Nuk kan gjak shqiptari,
Do i gjykoj koha moj nënë,
Do i mallkoj kombi.

Amanet pushken po ua la,
Me tri shkronja UÇK-a,
Ruane për armikun o vëllezer,
E jo vëllau-vëllaun me vra.



PS.Poezi kushtuar Xhafer e Baki Behrami te vrar te luftes se pasluftes me 11.06.2000 ne Kotorr te Skenderajt nga dorë e ligë qyqare...!!!Me rastin e 11 vjetorit te vrasjes.

Milazim Kajtazi:DY SOKOLA...!!! 261650_1803941341809_1338122538_31592851_6001736_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi