Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot është përvjetori i 16-të i fjalës së guximshme të gazetës kombëtare “Bota sot”

Shko poshtë

Sot është përvjetori i 16-të i fjalës së guximshme të gazetës kombëtare “Bota sot” Empty Sot është përvjetori i 16-të i fjalës së guximshme të gazetës kombëtare “Bota sot”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 26, 2011 3:06 pm



Sot është përvjetori i 16-të i fjalës së guximshme të gazetës kombëtare “Bota sot”

Sot është përvjetori i 16-të i fjalës së guximshme të gazetës kombëtare “Bota sot” 26bota-sot--16v-
Editoriali


Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, në vendin e lirisë së fjalës në Cyrih të Zvicrës e pa dritën e botimit gazeta e parë e guximshme në gjuhën shqipe në Perëndim, gazeta kombëtare “Bota sot”. Duke e parë nevojën që shqiptarët që jetonin larg atdheut, të përndjekur nga regjimi komunist në Shqipëri dhe nga regjimi i dhunshëm militar serb i instaluar në Kosovë, të kishin një dritare informative pa ndikim politik, por me frymë kombëtare, pa presion ideologjik e policor, por me një guxim të theksuar intelektual e profesional, më 26 qershor të vitit 1995 filloi botimi i numrit të parë të gazetës kombëtare “Bota sot”.

Nevoja për një gazetë të vërtetë shqiptare ndihej te shumica e shqiptarëve që jetonin e punonin me vite në Perëndim, ndërkaq ideja që të përkrahej nxjerrja e një gazetë të tillë të guximshme me orientim kombëtar kishte vite që “zihej” në mendjen e editorit të gazetës Xhevdet Mazrekajt.

Fillimi ishte më tepër sesa sfidues. Duhej gjetur stafi profesional i gazetës. Duhej kërkuar njerëz profesionalë që jetonin në Zvicër dhe në Kosovë të cilët kishin guximin dhe profesionalizmin që t’i jepnin shpirt dhe frymë kombëtare fjalës së lirë shqipe në gazetën “Bota sot”. Kishte reagime nga më të ndryshmet. Të shumtat ishin pozitive. Por kishte edhe përpjekje për ndërskamëza e prapaskena. Por editori Mazrekaj ishte i vendosur që të realizonte idenë e tij për një gazetë kombëtare, pavarësisht nga sfidat politike e materiale që i kishte përballë.

Në fakt, në perëndim ishin botuar herë pas here gazeta e revista të ndryshme të përhershme e të përkohshme, por thuaja të gjitha ishin nën “diktatin” e ngjyrimeve politike të organizimeve politike në Evropë ose në Shqipëri e në Kosovë. Ndërkaq me ndryshimet politike në Evropën Lindore edhe shqiptarët e ndienin nevojën që të kishin një dritare informative pa ngjyrime e pa anime politike. E ndienin nevojën që të lexonin të vërtetën shqiptare ashtu siç ishte dhe të shihnin “fotografinë” shqiptare ashtu siç ishte në të vërtetë.

Mbi të gjitha edhe shqiptarët kudo që jetonin e punonin e ndienin nevojën që të shembnin gurët e ideologjisë komuniste dhe që të ndërtonin kalanë e qëndresës kombëtare.

Mbi të gjitha edhe shqiptarët kudo që jetonin e punonin e ndienin nevojën që të shkruanin, të lexonin dhe të demaskonin dhunën serbe që ushtrohej nga regjimi sllavo komunist e kriminel i Milosheviqit.

Ky vullkan i shpirtit shqiptar po shpërthente me ngulm.

E ky shpërthim i guximit shqiptar u pasqyrua në gazetën kombëtare “Bota sot”. Ditë pas dite, muaj pas muaji e vite pas vitesh, gazeta “Bota sot” u bë pjesë e familjeve shqiptare anembanë Evropës.

Ndërkaq në Kosovë, regjimi serb i përndiqte gazetarët dhe stafin e redaksisë në Prishtinë dhe nuk lejonte botimin e gazetës në Kosovë.

Por bashkë me trupat e NATO-s, në Kosovë hyri edhe gazeta kombëtare “Bota sot”. Gazeta e cila ishte angazhuar me vite për lirinë e shqiptarëve të Kosovës, për lirinë e shqiptarëve në trojet e veta, po hynte e lirë në Kosovë, fitimtare siç ishte fitimtar populli shqiptar i Kosovës, siç ishin fitimtarë edhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç ishin fitimtarë edhe ushtarët e NATO-s.

Por sfidat e gazetës kombëtare “Bota sot” u shfaqën edhe në ditët e para të botimit të saj në Kosovë.

Gazeta kombëtare “Bota sot” vazhdonte guximshëm ta thoshte të vërtetën. Disave dhe dikujt i pengonte ky guxim dhe kjo e vërtetë. Përveç shantazheve të ndërkombëtarëve të UNMIK-ut, përveç dënimeve drakonike që i shqiptonte gazetës “Bota sot” administrata e huaj e UNMIK-ut, ishin edhe elementët kriminalë që mbuluan fytyrën e tyre me maska dhe që shtinë e i vranë gazetarët dhe bashkëpunëtorët e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Në fillim e vranë Xhemajl Mustafën, bashkëpunëtorin e përhershëm e këshilltarin e presidentit Ibrahim Rugova. Por nuk u ndalën me kaq. Një vit më pas e vranë edhe gazetarin nga Drenica Bekim Kastratin. Ndërkaq kur menduam se këto shantazhe dhe krime ndaj “Botës sot” morën fund, më 3 qershor shtinë dhe e vranë edhe kolumnistin Bardhyl Ajeti.

Por gazetën kombëtare “Bota sot” nuk e ndaluan as shantazhet e ndërkombëtarëve as plumbat e kriminelëve.

Sot, më 26 qershor, gazeta kombëtare “Bota sot” po i mbush 16 vjet, 16 vjet të guximit, 16 vjet të lavdisë.

E do t’i mbush edhe 16 shekuj!

Kombëtares „Bota sot“

Agim Gashi


Një dritare ne errësirë,
Sa e pastër sa e dlirë!
Po, po ne errësirë një dritare,
Sa dritedhënëse,gjithëkombtare.
Në errësirë vezullon,
Rreze shqipe po leshon-
Si biluri je moj mike
Me rreze të bardha Demokratike.
I leshon pa ngurrim,
Ato rreze qe jane shpëtim,
Duke mbjellur lule lirie
Me plote arome shqiptarie.
Te shane, te vrane,
Te than çmos, po çka ste thane ?
Por qëndrove e do t´qëndrosh-
Moj e madhja « Bota sot ».
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi