Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ali Lajçi dha dorëheqje nga LDK

Shko poshtë

Ali Lajçi dha dorëheqje nga LDK Empty Ali Lajçi dha dorëheqje nga LDK

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 05, 2011 8:10 pm


Ali Lajçi dha dorëheqje nga LDK

Ali Lajçi dha dorëheqje nga LDK Alilajci23124


Ali Lajçi ka dhënë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në shenjë pakënaqësie me zhvillimet në këtë subjekt politik. Në një prononcim për medie, ish- kryetari i Komunës së Pejës, Ali Lajçi ka thënë se udhëheqja aktuale e LDK-së ka shërbyer në Partinë Komuniste të Jugosllavisë. Ai ka deklaruar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i denigroi dhe i deformoi reformat ndërsa LDK është konsumuar dhe nuk ka çka t’i ofrojë Kosovës. Ai ka thënë se do të vazhdojë aktivitetin e tij politik në ndonjë subjekt tjetër politik.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se dorëheqja e Lajçit është akt personal i tij dhe reagim i një njeriu të pakënaqur me statusin e tij, i cili është përcaktuar nga elektorati i LDK-së.

LDK çmon punën e deritashme të Lajçit por nuk pajtohet me vlerësimet e tij për udhëheqësin e partisë. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri deklaroi se LDK po vazhdon me sukses reformat e saj demokratike dhe është partia e cila me zgjedhjet e brendshme po u jep shembuj edhe subjekteve të tjera politike.

Ai tha se në vazhdën e kësaj javën e kaluar në Pejë është mbajtur kuvendi zgjedhor ku me votim të fshehtë është zgjedhur kryetari dhe kryesia e degës.

>> Pejë: Gazmend Muhaxheri zgjidhet kryetar i degës së LDK-së>>
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi