Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njoftim nga Gëzim Uruçi:100 vjetori i lindjes së Millosh Gjergj Nikollës- Migjenit!

Shko poshtë

Njoftim nga Gëzim Uruçi:100 vjetori i lindjes së Millosh Gjergj Nikollës- Migjenit! Empty Njoftim nga Gëzim Uruçi:100 vjetori i lindjes së Millosh Gjergj Nikollës- Migjenit!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 06, 2011 8:41 pm

Njoftim nga Gëzim Uruçi:100 vjetori i lindjes së Millosh Gjergj Nikollës- Migjenit!

Njoftim nga Gëzim Uruçi:100 vjetori i lindjes së Millosh Gjergj Nikollës- Migjenit! 264253_216572155050958_100000945263952_608659_4084235_n

Janulla Rrapi
Njoftim nga Gëzim Uruçi:100 vjetori i lindjes së Millosh Gjergj Nikollës- Migjenit! 275978_100000875305092_3721156_n
„MIGJENI (1911-1938) "Përditë shoh qartë e ma qartë dhe vuej thellë e ma thellë" Lindi në Shkodër më 13 tetor 1911. Pas kryerjes së shkollës fillore, gjysmë të mesme dhe seminarit ortodoks, punoi si mësues në fshatin Vrakë, në Shkodër dhe në Pukë. Migjeni solli elemente të reja në letërsinë shqipe, sidomos në pasqyrimin ekzistencial të jetës së njerëzve të varfër. "Vargjet e lira" është përmbledhja e poezive të tij, ndërsa "Novelat e qytetit të veriut" përmbledhje e prozave, të cilat u botuan vetëm pas vdekjes. Migjeni ishte ndër të rrallët shkrimtarë të kohës, që spikatën amoralitetin kohor, absurditetin e zakoneve të përçudnuara, injorancën e regjimeve despotike. Ndër vjershat më të spikatura mund të përmenden "Të birtë e shekullit të ri", "Recital i malësorit", "Kanga e rinisë", etj. Ndërsa në prozë, "Luli i vocërr", "Legjenda e misrit", "... bukën tonë të përditshme falna zot", etj. Në dhjetor 1937, ai niset për në Itali, për t'u kuruar në senatoriumin San-Luigji të Torinos, pastaj në Spitalin Torre Pellice, ku dhe në një qetësi hyjnore ndërroi jetë me 26 gusht 1938. Të birtë e shekullit të ri Na t'birt e shekullit të ri që plakun e lamë në "shejtnin" e tij, e çuem grushtin për me luftue nder lufta të reja dhe me fitue... Na të birt e shekullit të ri, filizat e një toke së rimun me lot ku djersë e ballit u dikonte kot -se dheu i yne qe kafshatë e huaj dhe ne marrëzi duhej shumë shtrejtë t'u paguejm Na t'birt e shekullit të ri vllazen të lindun e të rritun në zi, kur tinglloi çast'i ynë i mbramë edhe fatlumë ditem me thanë: s'duem me humbë në loje të pergjaktë të historis njerëzore, jo! jo, s'i duem humbjet prore duem ngadhnjim! Ngadhnjim ndërgjegje dhe mendimi të lirë! S'duem për hir të kalbsinave të vjetra që kërkojne "shejtnim" të zhytemi prap në pellgun e mjerimit që të vajtojmë prap, kangët e trishtimit,- kangen monotone, pa shpirt, të skllavnis -të jem' nji thumb i ngulun nder trutë e njerëzis. Na të birt e shekullit të ri me hovin tonë, e të ndezun peshë, ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë dhe për fitore kem me ra fli. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Te falenderoje pa mase profesor puna juaj eshte madheshtore...Ju uroj shendet, sukses dhe lumturi ne familje ..“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi