Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ruzhdi Berisha-Rudi:Sadie Ismaili – Ilirida me libërn e dytë

Shko poshtë

Ruzhdi Berisha-Rudi:Sadie Ismaili – Ilirida me libërn e dytë Empty Ruzhdi Berisha-Rudi:Sadie Ismaili – Ilirida me libërn e dytë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 06, 2011 9:31 pm

Ruzhdi Berisha-Rudi:Sadie Ismaili – Ilirida me libërn e dytë 270564_227550497278776_100000714825950_727695_1545775_n
Ruzhdi Berisha-Rudi:Sadie Ismaili – Ilirida me libërn e dytë

Sadie Ismaili – Ilirida u lind më 15 .05.1955 në Tearcë të Tetovës. Rrjedh nga një familje me traditë atdhetare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ,ndërsa shkollën mesme në Prishtinë. Studimet i ndoqi në fakultetin juridik në Prishtinë. Me shkrime ka filluar të merret prej qe ishte në shkollën e mesme, Sadie Ismaili –Ilirida është edhe anëtare e Klubit Letrar Zahiri në Podujevë , dhe po kjo poete ka botuar edhe në revistën letrare RINGJALLJA në Podujevë.
- Librin e parë i saj është :


Kodra e Lidhur me Pranga – poezi ,2008

Edhe tani kjo poete vjen më libri e dytë me Poezi të quajtur:

Kosova e Lagur nga Gjaku – Poezi, 2011



Po ju sjellim disa poezi të marruara nga libri ‘’KOSOVA E LAGUR NGA GJAKU’’ ...


Cikël poetik nga poetja Sadie Ismaili-Ilirida


KUR TË THËRRET PUSHKA

Moj drenicë legjendë
E gjallë ilirida ka dy fjalë
ILIRIDA kërkon një trim
Kërkon një djalë
Kur të thërret pushka
Zot me i dalë

RREZJA E DIELLIT

Edhe rrezja e diellit
E shkruan mbi flamur
Emrin tënd ilegal
O pishtarë i lirisë

O Zahir Pajaziti i madh
Ty të duan edhe yjet
Ty të duan edhe lulet
Dhe çdo fushë e mal

Ti tash bënë dritë
Si dielli në përmendore
Për krejt tokën arbërore


EMRI ILIRIDË

Emri Iliridë
Është vulë e shpirtit
Është letërnjoftim i zemrës
Është certifikatë e fjalës
Është ngjyrë e flamurit
Është kala e diellit
Dhe e gurit

Është mal i plisit
E shkëmbit dhe e lisit
Është toka ime qe jam rritur
Dhe që shumë-shumë e dua

Është shqiponjë e dashurisë
Gjatë gjithë jetës për mua


TË DESHA KOSOVË DHE TË DUA

Të desha shumë Kosovë
Edhe atëherë
Kur mungonte liria
Edhe atëherë
Kur na ndrydhte robëria

Të desha edhe atëherë
Kur atdheu dha kushtrimin
Për luftë dhe liri

Kosovë ti gjithmonë
Ke qenë dhe je gjaku im
Dhe ngjyra e shpirtit
Plot me dashuri

SHëndet nga , RUDI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi