Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prishtinë: Ndërpritet Namaz-Protesta

Shko poshtë

Prishtinë: Ndërpritet Namaz-Protesta Empty Prishtinë: Ndërpritet Namaz-Protesta

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 07, 2011 8:36 pm


Prishtinë: Ndërpritet Namaz-Protesta



Prishtinë: Ndërpritet Namaz-Protesta 1sht.amerikan1


Organizatori i tri xhumave protestuese ka vendosur që të mos ketë një të katërt të tillë, përkundër planifikimeve dhe paralajmërimeve se do të bëhej edhe këtë herë. Lëvizja “Bashkohu” ka njoftuar se pas një mbledhje të kryesisë së saj, është vendosur që të mos bëhet falja e namazit të xhumasë në sheshin “Adem Jashari”, siç ishte bërë në xhumatë e kaluara .

“Këtë vendim lëvizja “Bashkohu” e mori duke u bazuar në premtimin e dhënë nga ana e Kuvendit Komunal të Prishtinës përmes komunikatës të lëshuar me datën 30.06.2011 dhe bisedimeve paraprake të përfaqësuesve të lëvizjes “Bashkohu” me zyrtarë komunalë, sipas të cilëve hapësira për ndërtimin e xhamisë në qendër të Prishtinës dhe hapësira për qendrën Islame do të sigurohet brenda një afati optimal, aq sa nevojitet për kryerjen e procedurave të parapara”, thuhet në një kumtesë për medie të lëvizjes “Bashkohu”.

Aty thuhet se përfaqësuesit e lëvizjes “Bashkohu” janë takuar edhe me myftiun e Republikës së Kosovës, Naim Tërrnava, i cili ka marrë përgjegjësinë që i takon këtij institucioni gjatë kryerjes së procedurave për sigurimin e hapësirës për xhami në qendër të Prishtinës dhe qendrës Islame po ashtu në Prishtinë.

>> Shtypi amerikan shkruan për protestën e besimtarëve myslimanë >> Komente (220)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi