Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeton Kelmendi:Marrëveshje me “Besë” ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë

Shko poshtë

Jeton Kelmendi:Marrëveshje me “Besë” ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë Empty Jeton Kelmendi:Marrëveshje me “Besë” ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 07, 2011 10:27 pm

Marrëveshje me “Besë” ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë

Jeton Kelmendi:Marrëveshje me “Besë” ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë 261042_1163152782_4872160_n

Jeton Kelmendi, Bruksel

Kosova prej vitesh është bërë laborator, ku eksperimentohet dhe pa asnjë kriter edhe nxirren “rezultate”. Komuniteti ndërkombëtar i kyçur në çështjen e Kosovës, që nga vitet 90-ta ka përdorur disa formula për ta zgjedhur ketë detyrë evropiane. Sado teoricienët i politikave të jetë njeriu, është e pamundur qe të jepet një mendim për çështjen e Kosovës, duke u thirrur në ndonjë konventë. Pas çdo lufte ka pasuar një marrëveshje e nënshkruar ndërmjet palëve në konflikt, natyrisht me ndonjë ndërmjetësues ndërkombëtar. Kosova pas përfundimit të luftës nuk kishte nënshkruar asnjë marrëveshje, por komuniteti ndërkombëtar pati nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, kështu që Kosova jo se nuk u pyet aso kohe, por aty edhe filloi të eksperimentohet madje pa asnjë rregull politike që përcaktojnë konventat ndërkombëtare, thjeshtë nuk u trajtua as si palë.
Pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë së vendit nën planin e SHBA dhe BE, Serbia gjithnjë vazhdon ta trajtoj vendin fqinjë si pjesë të saj, madje duke shkelur të gjitha ligjet që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Zyrtarët serbë munden që sa herë të duan të futën në territorin e Kosovës, madje edhe të bëjnë propagandë kundër popullatës shumicë dhe madje-madje edhe bllokojnë rrugët dhe çka tu vije ndërmend tjetër. Komuniteti ndërkombëtar është prezent me disa misione në Kosovë, prandaj toleromi që u bënë strukturave paralele dhe Serbisë, nuk paraqet vetëm dështim për Kosovën, por edhe për ta, e më saktësisht për Bashkimin Evropian, që po tregohet i paaftë për t’u marrë me çështjet e veta. Duke analizuar gafat që ka bërë dhe gjithnjë po i bënë faktori ndërkombëtar dhe vendor me Kosovën, në bollëkun e këtyre dështimeve të vazhdueshme, më shqetësuese janë tri çështje kryesore që nuk mund të kuptohen se si po eksperimentohet me shtetin e ri:

E para - Për tu biseduar për çdo lloj çështje duhen te jenë dy palë dhe në rastin konkret Serbia nuk e njeh si palë Shtetin e Kosovës. Pse atëherë Qeveria e Kosovës, pranon të futet në ketë eksperiment kaq të pakuptimtë dhe të dëmshëm. Mendoj se gabimi nuk është tanimë vetëm i “të mëdhenjve” në Bruksel, të cilët u bëjnë presion palëve për një marrëveshje. Në fakt këtu bëhet fjalë për njëfarë presioni ndaj Kosovës dhe ndaj Serbisë, por janë dy presione diametralisht të kundërta. Serbisë i bëhet presion që nis njëfarë dialogu me Kosovën, sepse sipas konventës evropiane, për tu integruar në BE është parakusht që të ketë raporte te mira me fqinjët. Meqë Qeverisë në Beograd i duhet kjo marrëveshje që të fitoj statusin e vendit kandidat sivjet, zyrtaret e Serbisë u futën në një lojë “marrëveshje” me grupin që nuk e njohin as palë për marrëveshje.
Nga ana tjetër Kosova, në këto marrëveshje që po i quan teknike e që praktikisht janë politike, sepse ndihmojnë Serbinë politikisht për një hap drejt BE, nuk përfiton asgjë. Në ketë rast Qeveritarëve në Prishtinë u bëhet presion pa u premtuar asgjë, madje as liberalizimin e vizave edhe pse ka mbetur i vetmi vend në Ballkan që nuk ka lirinë e lëvizjes. Ironia më e madhe është se kryeministri zëvendëskryeministra e zëvendëskryemeinitresha, vazhdojnë ta mashtrojnë popullin se nga këto marrëveshje Kosova po përfiton. Çka përfiton populli i Kosovës konkretisht nga kjo marrëveshje që as marrëveshje nuk është. Si është marrëveshje teknike kur zv.kryeministrja e Kosovës udhëheq “palën” kosovare. Si duket edhe zgjedhur qenka si zv.kryeministre teknike? Pse jo, kjo shoqëri ka edhe çka s’ka askush. Zonja Edita Tahiri thotë se Serbia në një far mënyre po e njeh Kosovën si shtet, derisa në Serbi nuk mund të udhëtosh me dokumente të Republikës së Kosovës. Ndoshta ja ka thënë në vesh kreu i delegacionit serb, kur ja ka dhënë “besën”.

Pas një takimi që kryeministri i disa kryeministrave dhe zëvendëskryeministrave të Kosovës, Thaci Hashim Thaçi në Bruksel me shefen e politikës së jashtme të BE, ai deklaroi se Kosova ka të vetmen rrugë integrimin evropian. Në fakt Thaçi nuk dinë të flet gjuhën Angleze dhe ndoshta nuk e ka kuptuar Baroneshën Ashton, mirëpo unë duke qenë prezent, e dëgjova që e përsëriti tri herë, se BE mbështet bisedimet Prishtinë-Beograd, e madje e përgëzoj Thaçin për fillet e “rezultatit” të këtyre bisedimeve. Nga fjalimi i saj, as që ka premtuar as për vizat e as për diçka konkrete kreun e fuqishëm të Qeverisë së Lodhur të Kosovës? Për habi Thaçi filloi t’ia shpjegoj Catherine Ashton-it se si funksionon Bashkimi Evropian, por ketë e bëri në Gjuhën Shqipe në qendrën e shtypit, në ndërtesën e Komisionit Evropian. “Gjithçka mund të ndodh, qeverisemi nga krye e kryeministra”... Gjëja që nuk po e marr vesh as unë e as shumë të tjerë është se me çfarë syza shikojnë qeveritarët e Kosovës drejt Evropës? Se si po e shikojnë Kosovën nga Brukseli ketë tanimë e ka marr vesh secili. Në Evropë nuk mundemi të shkojmë xheparosha.

E dyta - Që prej se ekziston shteti, nuk kam dëgjuat të ketë ndodhur ndonjë marrëveshje e pashkruar për çështje të caktuara. Serbia dhe Kosova bëjnë marrëveshje të pa-nënshkruara. Si duket përtojnë të shkruajnë. Diçka kjo e paparë dhe e padëgjuar deri me sot. Së pari jemi dëshmitar se Qeveria e Serbisë ka nënshkruar disa herë marrëveshje me Kosovën, por ka ditur ta shkel marrëveshjen edhe pse juridikisht kishte obligim ndërkombëtar ndaj marrëveshjeve. Çka mund të bëjë Serbia në ketë rast... Nëse i dëgjojmë qeveritaret në Prishtinë, puna është mirë, po në fakt për ta personalisht nuk është edhe keq jo. Kësaj radhe ketë punë nuk janë lodhur fare ta trajtojnë. Edhe po t’i pyesësh, do të flasin për diçka krejt tjetër. Pasi kësaj radhe Borko Stefanoviç, ja ka dhënë “Besën” të ngarkuarës teknike të Thaçit, zonjës Edita Tahiri, ka për ta zbatuar marrëveshjen deri në përpikëri, prandaj duhet që tani populli i Kosovës të jetë i gëzuar. Edhe zotëri Kuper si udhëzues apo ndërmjetësues, si të quhet, sepse pozita e tij është diçka shumë specifike, po eksperimenton. Derisa Borko-Edita po bisedojnë për çështje ku po shprehin qëndrime diametralisht të kundërta dhe pas takime qe të dy flasin komplet ndryshe-ndryshe, cila është e vërteta e bisedimeve...
Fundi i fundit për Serbinë kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme, pasi që Kosova tanimë ka një status që e njeh si shtet shumica e vendeve të BE dhe vendet më të fuqishme të Botës, dhe nuk mund të luftojë me krejt këto vende, por qëllimi i Qeverisë Serbe është që ta pengoj Kosovën në zhvillimin dhe rrugën drejt bërjes shtet normal, si çdo shtet tjetër dhe t’i thotë botës së ja ku është shteti që e formuat, shtet i dështuar. Praktikisht qeveria dhe institucionet e shtetit të ri po i kontribuojnë Serbisë në ketë drejtim. Nga kjo shihet qartë se Serbia është përfituese nga këto bisedime, prandaj pse duhet Kosova t’i ndihmoj shtetit që deri dje e vrau dhe e dogji dhe akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra të luftës.

E treta - Me fjalën bisedime apo marrëveshje do të thotë një mes i përbashkët nga dyja palët. Në rastin konkret edhe Serbia edhe Kosova duhet të heqin dorë nga disa qëndrime dhe të lëshojnë pe në disa çështje. Liderët serbë nuk kanë pasur asnjë pengesë që të bëjnë çka të duan në Kosovë. Ata kanë ardhur si te tezja dhe kanë bërë fushatë kundër shtetit të Kosovës, pa i shqetësuar kush, madje edhe i ka ruajtur Policia e Kosovës mos t’i gjënë gjë e keqe. Kosova ja ka njohur çdo dokument Serbisë, natyrisht se edhe biznesi serb ka pasur dhe e ka Kosovën treg të mirë. Me një fjalë Serbia ka bërë çka ka dashur dhe vazhdon të bëjë edhe sot e kësaj dite, por çka mund të bëjë Kosova në territorin serb.
Kjo punë është diçka tjetër. Kosovës as nuk i lejohet t’i shes mallrat e veta në tregun serb e as të shfrytëzoj territorin e Serbisë për transit në eksportin e mallrave. Çka mund të bisedojnë në ketë rast ekipet në fjalë. Sipas rregullave që njeh teoria e politikave, duhet lëshuar pe dyja palët për tu arritur një marrëveshje. Çka mund të lëshoj në ketë rast Kosova pe. Bisedimet bëhen mbi bazën e asaj që është në kohen kur fillojnë bisedimet. Thjeshtë zv.kryeministresha teknike e qeverisë së lodhur të Kosovës, Edita Tahiri, nuk ka çka të lëshoj pe, pos tua pranoj kopjet kadastrale, të cilat si kopje edhe sot nuk mungojnë, pranon që nëpër territorin serb mund të kalosh me lejen e njoftimit të Republikës së Kosovës në xhep, por pa ia treguar kujt, sepse në dispozicion duhet leja e përkohshme e lëshuar nga mekanizmat serb në kufij, sapo të futesh në tokë serbe.
Marifeti i kësaj pune është ky pra. Sikur Qeveria e Serbisë edhe ta mbaj “Besën” që ua ka dhënë qeveritarëve të Prishtinës, le të thotë dikush se cili është konkretisht rezultati nga këto bisedime? Thjeshtë kjo e dëmton Kosovën në aspektin politik, ekonomik, por edhe për tu integruar. Jo qe Serbia sapo ta merr statusin e vendit kandidat për BE, mund ta shkel edhe ketë marrëveshje, sepse nuk ka asnjë obligim konkret juridik. Nga praktikat e bisedimeve edhe ndërmjet rasteve tjera, shihet se duhet që palët të sjellin propozime dhe plane konkrete nga grupet e ekspertëve. Shtrohet pyetja ku i ka ato plane dhe kush janë ekspertët e Kosovës në këto bisedime? Deri me tani, Qeveria e Kosovës i ka mbajtur fshehtë dhe për këtë u ankuan edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ndoshta nuk bënë me i prekë Dielli ato dokumente, por vetëm duart e forta të qeveritarëve të qeverisë së lodhur.

Dhe krejt për fund, derisa Kosova ka kësi qeveritaresh, do ketë këso problemesh! Shpëtoje Zot, Kosovën nga e keqja e brendshme dhe e jashtme.

(Autori është master i politikave ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë)

Telegraf
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi