Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Shqiptari…

Shko poshtë

Xhesika Vula:Shqiptari… Empty Xhesika Vula:Shqiptari…

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 12, 2011 11:26 am

Xhesika Vula:Shqiptari… 264339_2063179032619_1639025407_2011431_7512738_nXhesika Vula:Shqiptari… 41501_1639025407_3357_n
Xhesika Vula:Shqiptari…

Jam një burrë i ndershëm,
Po jam kot së koti,
Këtu po të vjedhësh,
Quhesh burrë i zoti!

Kam goxha guxim,
Po s’jam trim vërtet,
Këtu po të vrasësh,
Quhesh trim me fletë!

Nuk di të gënjej,
Një zakon i hershëm,
Këtu po mashtrove,
Quhesh burrë i ndershëm!

Nga cepi në cep,
S’hidhem me vërtik,
Po ai që hidhet,
Quhet elastik!

Jam njeri besnik,
E liga s’më josh,
Sot quhesh besnik,
Po të jesh kodosh!

Kam goxha talent,
Unë për poezinë,
Po kjo s’llogaritet,
Kur nget qeverinë!

Rri vetëm në këmbë,
Urë s’bëhem kurrë,
Ai që zvarritet,
Këtu quhet burrë!

Adhuroj me shpirt,
Shqiponjat e malit,
Po sot të sfidojnë,
Zhabat e moçalit!

Unë jetoj me këngën,
E bilbil gjyzarit,
Po sot vlerësohet,
Zëri i gomarit!

Jam një burrë i ndershëm,
Po nuk vlej si ari,
Këtu vlen e shitet,
Për flori zuzari!

Gjithmonë më ka mbajtur,
Buka e hallallit,
Këtu s’vlen po s’dole,
Nga arka e djallit!

Shqipërinë e dua,
Mbi çdo gjë në botë,
Ata që e shesin,
Quhen patriotë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi