Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:KULLË BESE, KËSHTJELLË ÇËNDRESE!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:KULLË BESE, KËSHTJELLË ÇËNDRESE! Empty Mentor Thaqi:KULLË BESE, KËSHTJELLË ÇËNDRESE!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 23, 2011 1:47 am

Mentor Thaqi:KULLË BESE, KËSHTJELLË ÇËNDRESE! 284774_245576742138405_100000582437455_871883_6746102_nMentor Thaqi:KULLË BESE, KËSHTJELLË ÇËNDRESE! 187669_100000582437455_3196303_n
Mentor Thaqi:KULLË BESE, KËSHTJELLË ÇËNDRESE!

Atë ditë e sot,
tymi zhag për tokë,
mbuloi fushën!
- Vazhdimsi jete, thanë pleçtë!
- Vazhdimsi çëndrese, thanë brezat!
- Të dya bashk, po thëm unë,
i rrethuar nga muza
dhe pushtuar nga mrekulli-lavdia!

Ev! një jetë
dhe akoma
s´mblodhem gjithë gëzhojat,
përcëllimë baroti,
në çdo gurë qoshkulle,
oshëtimë e buçimë,
thirrje fakëpërflakë
se edhe dreçi le të vij
do ketë marrë zjarr-flakë!

O Plak,
a po ma japë bekimin?!
Nuk të lash ta bësh pleqninë
këmbëkryq odave,
ma bëj hallall të lutem!
Po, Emrin, jo qebesa,
nuk mund të ta ligshtoj,
nuk ma bajti
nderi as karakteri!

- Jo djali jem,
vdekja nuk më tremb,
mua më lër një shteg,
nuk e lëshoj,
ti zëni tre,
se do i pikoj
pikë për pikë
dhe do i shitoj
tradhëtarë e çetnikë!

***
Ah, të lumtë Martina,
o Tahir djali!
Flakë si vetëtima,
pushka jote fali!!

Po vëlla,
na dhe zemër,
na le Emër,
na dhe krah
që dhe u pa,
dhe pat kush
të t´ndjekë rrugën,
që ti e nise,
se t´mirën,
t´ngrohtën prush,
t´urtën,
e kemi për hise!

Ke pragu i Kullës
po bëjmë pikëpjekjen,
ke qoshi i udhës
do bëjmë përndjekjen,
jo qebesa
kurren e kurrës,
nuk e morët vdekjen,
veçse nderimin
dhe përjetësisht, bekimin!
***
Kullen, ta ringriti Populli
me Vulë prej Shteti,
Flamurin ta dha Kombi
se ke ti e gjeti,
Bazen për Monument
t´dha mësues Shaban Jashari,
n´luftë me emrin tënd,
këndoi-flakroi Adem Legjendari!
N´Prekaz si n´Zajaz,
jehoi Pushka jote,
kur re me buzë n´gaz,
Legjendë, para Bote!

Ev, Tahir Meha,
Lavdinë ta ruan Jeta,
Virtyt yti, Ndera,
Shqipe n´troje t´veta!!!

Mentor Thaqi VS., 22.07.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi