Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berat: Babai 65 vjeçar vret djalin e tij 36-vjeçar

Shko poshtë

Berat: Babai 65 vjeçar vret djalin e tij 36-vjeçar Empty Berat: Babai 65 vjeçar vret djalin e tij 36-vjeçar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 24, 2011 2:37 pm

Berat: Babai 65 vjeçar vret djalin e tij 36-vjeçar

Berat: Babai 65 vjeçar vret djalin e tij 36-vjeçar -0432419vrasje,,,

Vazhdon të rritet numri i vrasjeve në Shqipëri, këtë herë krimi në familje ka tronditur rëndë një fshat në rrethin e Beratit ku një 65 vjeçar ka vrarë më armë zjarri djalin e tij duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që të plagosur kanë ngelur dy persona të tjerë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Arrëz, në komunën Poshnje të rrethit të Beratit.
Viktimë e kësaj ngjarje ka ngelur një 36 vjeçar, i cili është vrarë me armë zjarri në banesë nga i ati i tij, i cili është vënë dorëzuar më pas negociatave të policisë.
Vullnet Cjapi, 36 vjeç, u qëllua për vdekje me armë zjarri në gjoks, pasi u qëllua nga i ati i tij Yzeri Cjapi, 65 vjeç.
Ngjarja sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme në banesën e Yzeir Cjapit.
Ky i fundit mësohet se pas një grindje të çastit me djalin e tij e qëlloi atë me një armë tij çifte duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që të plagosur kanë ngelur kunati i autorit dhe gruaja e tij, të cilët ndodhen në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve të policisë, shkak i kësaj ngjarje të rëndë është bërë një grindje mes babait dhe djalit të tij.
65 vjeçari mësohet se ka akuzuar djalin e tij Vullnetin, pasi ky i fundit kishte shkuar në dasmën e dajës së tij Murat Banaj, me të cilën i ati nuk fliste.
Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, 36 vjeçari ishte kthyer mbrëmjen e djeshme nga dasma e dajës së tij, i cili kishte martuar vajzën.
Sapo është kthyer nga dasma e zhvilluar në të njëjtin fshat 36 vjeçari është përballur me akuzat e të atit për shkuarjen në dasmë.
Kaq ka mjaftuar dhe mes tyre ka nisur grindja. Për të biseduar për këtë konflikt në banesë kanë mbërritur dhe daja i djalit, Murat Banaj së bashku me bashkëshorten e tij.
Banaj që kishte pritur kunatin në dasmën e vajzës dhe ky i fundit nuk kishte shkuar ka kërkuar që të qetësohet situata dhe se nipi i tij kishte shkuar në dasmën e kushërirës së vetë.
Por, në grindje e sipër 65 vjeçari i ka nxjerr armën, një tip çifte, të cilën e mbante në banesë dhe ka qëlluar me të në drejtim të djalit duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që të plagosur kanë ngelur dhe Banaj së bashku me bashkëshorten, ndërkohë që më pas autori është mbyllur në një nga dhomat e shtëpisë së bashku me armën e krimit.
Kanë qenë familjarët e tjerë, të cilët kanë njoftuar policinë, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të shpëtuar nga vdekja 36 vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që të plagosurit u dërguan drejt spitalit të Beratit ku morën ndihmën e parë shëndetësore.
Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur dhjetëra forca policie, të cilët kanë rrethuar banesën e familjes Cjapi.
Autori është vetëdorëzuar rreth një orë negociatash me uniformat blu. Ai u shoqërua në organin blu, ndërkohë që ekspertët e policisë po hetojnë për të zbardhur këtë krim të rëndë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi