Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sylejman Aliu:Në tokën tonë

Shko poshtë

Sylejman Aliu:Në tokën tonë Empty Sylejman Aliu:Në tokën tonë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 25, 2011 12:04 pm

Sylejman Aliu:Në tokën tonë 211453_1652258219_7277545_n

Sylejman Aliu, poezi

Në tokën tonë

Në vendkalimin kufitar
në vetull të Sharrit
toponimi sllav "Jazhincë"
toka është shqiptare

Në vendkalimin kufitar
në prehër të Sharrit
toponimi sllav "Bllace"
toka është shqiptare

Njëri është mbi lumin e shkumbëzuar
Lepenc
Tjetri buzë Lepencit të përgjakur

toponim sllav

Ne sikur të mos rronim fare
në tokën tonë
ne sikur të mos mendonim fare
për tokën tonë

Kremtojmë lirinë
të ngatërruar në toponimet sllave

këndej e andej vendkalimeve kufitare
dergjet toka jonë me emra të huaj

Që të ruhen këta
balsamojmë ndërgjegjen
nën hije Karpatesh...

Në gjunj i përgjërojmë
të rrinë
të mos shkojnë
shkijet
vrasësit tonë

Kremtojmë mosdijen
të ngatërruar me njëri-tjetrin

Në mes hynë popat shkijë,
më tutje, krejtësisht në skaj,
rrimë ne

me emra arabë
në tokën shqiptare
toponimesh të huaja

I këndojmë vdekjes
si shenjë lirie
vrasësit lënë gjurmë
mbi vdekjen tonë

Tash
në tokën tonë
gjurmë stalinistësh
që rrënojnë...

Shtuttgart, gusht 1999
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi