Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anilda Ibrahimi prezanton 'Rosso come una sposa' në Torino

Shko poshtë

Anilda Ibrahimi prezanton 'Rosso come una sposa' në Torino Empty Anilda Ibrahimi prezanton 'Rosso come una sposa' në Torino

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 30, 2009 11:05 pm

Anilda Ibrahimi prezanton në Torino 'Rosso come una sposa' (Einaudi, 2008)

Ditën e Enjte datë 02 Prill 2009 në orën 19.30, në bibliotekën 'Italo Calvino', në Lungo Dora Agrigento 94, në Torino do të prezantohet libri 'Rosso come una sposa' i autores Shqiptare Anilda Ibrahimi.

Prezantimi i librit bëhet në kuadër të projektit 'Via Egnatia ? Passaggio a Est'.

I ideuar dhe realizuar nga Shoqata Vatra, projekti parashikon krijimin e seksioneve me libra në gjuhën Shqipe në të katërmbëdhjetë bibliotekat e qytetit të Torinos.

Rreth 110 tituj të autorëve më të mirë të letërsisë dhe publicistikës klasike Shqipe si: Naim Frasheri, Fan Noli, Gjergj Fishta, Faik Konica, Migjeni, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, etj, por edhe të autorëve bashkëkohorë si Kadare, Agolli, Kongoli, Zhiti, Spanjolli, Dones, Hatibi e Ahmeti do të jenë të pranishëm në raftet dhe sallat e leximit të bibliotekave të Torinos.

Ky fond, i përbërë nga mbi 1200 libra, është edhe një vetrinat më të mëdha të librit në gjuhën Shqipe jashte territoreve të banuara nga Shqiptarët.

Në prezantimin e 2 Prillit, ku hyrja do të jetë e lirë, do të marrin pjesë Fiorenzo Alfieri, Asesor i Kulturës në Bashkinë e Torinos, Ilda Curti, Asesore e Integrimit në Bashkinë e Torinos, Paolo Messina, Drejtor i Përgjithshëm i Bibliotekave të Torinos dhe Benko Gjata, korrespondent i ATSH-së në Itali.

Prezantimi i librit do të pasurohet nga leximi i pjesëve të zgjedhura të romanit, të shoqëruara me muzikë klasike nga Haydn, Mozart dhe Jakova të ekzekutuara nga kuarteti Eklips, i përbërë nga muzikantë të rinj profesionistë Shqiptarë dhe Italjanë (Leonard Simaku dhe Elton Tola, violinë; Eriola Gripshi, violë; Matilda Colliard, violincel)

Në fund të takimit Vatra ofron për pjesëmarrësit një koktej me specialitete të traditës gastronomike Shqiptare të shoqëruara me verëra të zgjedhura Piemonteze.

Ky event i propozuar nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra është realizuar me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Romë, të Federatës së Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbëreshe të Piemontit si edhe të Zyrës së Përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës në Torino.

Anilda Ibrahimi

Anilda Ibrahimi ka lindur në Vlorë në vitin 1972. Ajo ka frekuentuar Fakultetin e Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe më pas, në vitin 1993 është larguar nga Shqipëria për tu vendosur fillimisht në Zvicër dhe pastaj në Itali, ku jeton edhe sot bashkë me familjen.

Romani i saj i parë, 'Rosso come una sposa' është një nga librat më të suksesshëm të botuar në Itali në 2008-ën. E pritur jashtëzakonisht mirë si nga publiku ashtu edhe nga kritika, sprova e shkrimtares Shqiptare, e hedhur në treg nga shtëpia botuese prestigjioze Einaudi është bërë shumë shpejt një best-seller.

Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra

Vatra është themeluar në Torino në vitin 2002 me nismën e një grupi qytetarësh Shqiptarë dhe Italjanë. Ajo zhvillon veprimtari të cilat kanë për qëllim integrimin sa më të mirë e më të shpejtë të qytetarëve Shqiptarë në shoqërinë Italjane, duke vlerësuar njëkohësisht identitetin kulturor të bashkësisë.

Falë veprimtarisë së saj të dendur kulturore dhe institucionale, Torino është shndërruar këto vitet e fundit në një nga qëndrat më mikpritëse ndaj artit dhe kulturës Shqiptare në Europë.

Për më shumë të dhëna:

Benko Gjata
Associazione Culturale Italo-Albanese Vatra
Via Piazzi 12, 10123, Torino
Cel. +39 339 3376951
Fax +39 011 6060412
E-mail
vatra@hotmail.it
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi