Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Media zvicerane denoncon librin e Shmidit kundër Skënderbeut

Shko poshtë

Media zvicerane denoncon librin e Shmidit kundër Skënderbeut Empty Media zvicerane denoncon librin e Shmidit kundër Skënderbeut

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2009 10:44 am

Media zvicerane denoncon librin e Shmidit kundër Skënderbeut
Media zvicerane denoncon librin e Shmidit kundër Skënderbeut U1_GjergjKastrioti-Flamuri
Media zvicerane denoncon librin e Shmidit kundër Skënderbeut dhe aferën financiare të përkthimit të Ardian Klosit me paratë e Zvicrës
Nga Gazeta 55
Një nga gazetat më të mëdha në Zvicër ka denoncuar aferën e financimit të librit dhe të përkthimit të Ardian Klosit, duke e cilësuar si një aksion që nuk i shërben miqësisë mes dy vendeve dhe që s’ka të bëjë me nevojat që ka aktualisht shoqëria shqiptare
Nga Luarent Guiraud (“24 orë”, e përditshme e Lozanës)
"Nëse Zvicra ka paguar për këtë libër, do të thotë se ajo edhe e ka miratuar përmbajten e tij". Megjithatë, kjo përmbajtje e irriton Astrit Lekën. Dhe ai nuk është i vetëm. Në vendin e tij, një shi kritikash ka rënë mbi historianin zviceran Oliver Jens Shmit. Romancieri i famshëm shqiptar Ismail Kadare e përshkruan edhe në librin e tij të fundit si "shkeljen e lirisë." Pse një protestë e tillë? Në një biografi të sapobotuar edhe në gjuhën shqipe, Shmit përpiqet të sjellë një portret njerëzor të Skënderbeut (1405-1468), hero i rezistencës shqiptare kundër Perandorisë Osmane. Një përpjekje e rrezikshme për të zbritur luftëtarin legjendar nga piedestali i tij.
Një Aleksandër shqiptar
Për shqiptarët, Skënderbeu mishëron aspiratat shekullore për pavarësi. Më fillimet e karrierës së tij, Gjergj Kastrioti i shërbeu sulltanit. Aftësitë e tij ushtarake, të provuara në fushatat e ndryshme, i dhanë famë aq sa e krahasuan atë me Aleksandërin e Madh - "Iskander" në turqisht - pseudonim që në shqip u bë Skënderbe. Në 1443, Kastrioti kthehet kundër ish-sulltanit të tij dhe mbledh princat shqiptare nën flamurin kuqezi e ku valvitet një shqiponjë me dy koka, të cilin Shqipëria e pavarur do ta ketë më pas flamurin e saj. Me luftën e tij kundër Perandorisë Osmane, ai fitoi atë famë ndërkombëtare, aq sa edhe Papa e quajti atë një kryekomandant, një “atlet i krishterimit".
Por sipas Oliver Jens Shmit, ajo çka konsiderohej si aspiratë që të çlirohej populli i tij nga zgjedha kundër sundimit otoman ishte shumë më pak se një hakmarrje për vdekjen e babait të tij, të vrarë nga sulltani, arsye për të cilën edhe Skënderbeu rrëmbeu armët. Autori gjithashtu kujton origjinën e nënës serbe të heroit. Së fundi, ai përshkruan një trajektore tragjike, e cila nuk është “një marsh triumfal, por një seri humbjesh”, fiks aty ku kryekomandanti e ka çuar krejt kombin e tij . "Ky libër zhvlerëson veprën e bujshme dhe epike të Skënderbeut. Shmit nuk duhej ta bënte këtë”, - thotë Astrit Leka. Intelektuali i njohur me banim në Gjenevë gjithsesi ia njeh një meritë historianit zviceran, se ai "ka pasuruar historiografinë shqiptare mbi Skënderbeun”. Megjithatë, ai kritikon përdorimin e burimeve të caktuara, sipas tij të drejtuara qëllimisht ose të diskutueshme. "Libri i tij është ai i një serbi", thotë Leka.
Implikimi i Konfederatës Zvicerane
Astrit Leka është gjithashtu shumë i zemëruar kundër Zvicrës, ky ish-rezistent i Italisë fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore, që gjeti strehim politik në 1990, pas rënies së sistemit komunist, kur Shqipëria komuniste e kishte shpallur "armik të popullit". Departamenti i Punëve të Jashtme (Ministria e drejtuar nga Micheline Calmy-Rey) ka kontribuar në financimin e këtij hulumtimi shpërthyes. Logoja e Konfederatës është botuar në hapje të librit, ashtu si edhe logoja e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Po të flasim me shifra, Berna ka paguar 12 mijë franga për përkthimin e librit nga Oliver Jens Shmit nga gjermanishtja në shqipe, si dhe për shtypjen e 1 mijë kopjeve të librit, konfirmon Andreas Stauffer, zëdhënës i DDC. E këto shifra janë veç një "pjesë e vogël" që do të mbahet nga projekti për "Decentralizimin dhe demokratizimin", që po lëvron “Bashkëpunimi Zviceran” në Shqipëri.
Por çfarë raporti kemi me një libër historik? "Ne kemi nevojë për një debat mbi këto tema. E kaluara deri më tani ka qenë krejtësisht e sajuar në rajon”, - thotë Andreas Stauffer. Askush nuk e mohon dëshirën e mirë të Zvicrës, teksa merr përsipër "mësuesen e historisë". Konstatimi përforcohet edhe nga fakti, se përkundër faktit se biografia për Skënderbeun ka ngritur një valë zemërimi në Shqipëri, Departamenti, tha ai, nuk kishte marrë asnjë ankesë formale zyrtare. Por gjithsesi, raportojmë se Astrit Leka është i vendosur për ta shprehur personalisht pakënaqësinë e vet ndaj diplomates z.Micheline Calmy-Rey.
Titulli në origjinal i shkrimit është “Një libër i paguar nga Zvicra bën skandal në Shqipëri”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi