Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova rrezikon të ndahet!

Shko poshtë

Kosova rrezikon të ndahet! Empty Kosova rrezikon të ndahet!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 05, 2011 1:57 pm

Kosova rrezikon të ndahet!

Kosova rrezikon të ndahet! 555-EAEC4CE

Ministri Enver Hoxhaj ka bërë një paralajmërim për rrezikun që po e kanos vendin tendenca e ndarjes së shtetit të Kosovës. Në një intervistë për agjencinë britanike të lajmeve, Reuters, Hoxhaj ka thënë se nëse nuk ka reagim dhe presion ndërkombëtar ndaj Serbisë, ndarja edhe mund të ndodhë.

“Rreziku është shumë real dhe kjo mund të ndodhë. Kjo varet nga reagimi i fuqive të mëdha për situatën në veri. Varet nga ajo sesi NATO-ja do të mbështesë prezencën e KFOR-it në pjesën veriore”, ka thënë ministri Enver Hoxhaj.

Ai ka shtuar se kjo varet gjithashtu nga ajo se sa do të ketë presion dimplomatik ndërkombëtar mbi Beogradin. “Nëse nuk ka presion, realiteti është se ndarja e Kosovës do të ndodhë”.

Por megjithatë, Hoxhaj ka shtuar se ndarja eventuale e Kosovës do të hapte Kutinë e Pandorës me mundësinë e përhapjes së dhunës në shkallë të paimagjinueshme në krejt rajonin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi