Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrihet marrëveshja me KFOR-in

Shko poshtë

Arrihet marrëveshja me KFOR-in Empty Arrihet marrëveshja me KFOR-in

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 05, 2011 6:01 pm

Arrihet marrëveshja me KFOR-in

Arrihet marrëveshja me KFOR-in 10kerkesaDSC_2348


(I plotëduar) - Pala serbe ka pranuar marrëveshjen 10- pikëshe me të cilën i jepet një zgjidhje përkohshme e krizës në veri. Paraprakisht kushtet në fjalë janë harmonizuar mes Qeverisë së Kosovës, SHBA-së dhe BE-në dhe më pas ato i janë përcjellë palës serbe.

Siç raporton KosovaOnline, ujdia erdhi pasi komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler zhvilloi sot një varg takimesh me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku të pranishëm ishin edhe Chritopher Dell e Fernando Gentilini. Marrëveshja pritet të publikohet në mbledhjen e sotme të ekzekutivit që mbahet në ora 16:00.

Oferta e Prishtinës u është prezantuar palës serbe, e cila ka pranuar megjithëse kishte kundërshtuar atë më parë.

Marrëveshja do të ketë garancinë e plotë ndërkombëtare, ndërsa do të jetë valide së paku deri më 15 shtator të këtij viti, ndërsa palët marrin obligim për zbatimin e saj dhe angazhimin për të zgjidhur çdo marrëveshje me mirëbesim përmes mekanizmave të përshtatshme.

Lista e hartuar nga qeveria e Kosovës përmban 10 pika:

1. Heqja e bllokadave të rrugëve

2. Në parim mbajtja e gjendjes aktuale në portat kufitare

3. KFOR-i të jetë përgjegjës për portat

4. Në parim portat të jenë të mbyllura për arsye sigurie dhe të jenë zona të kufizuara ushtarake

5. Ndihma humanitare do të lejohet që të hyjë në Kosovë në makina deri në 3.5 tonë, në pika të caktuara kufitare, pas një vlerësimi nga një organ i caktuar dhe i pavarur ndërkombëtar se ekziston nevoja për ndihma humanitare

6. Mallrat për kishën ortodokse serbe do lejohen të kalojnë

7. Çdo person dhe makinë të kontrollohet për armatim

8. Çdo person të kontrollohet për ID

9. Treni Beograd-Prishtinë të kontrollohet nga EULEX dhe Policia e Kosovës, si dhe të ndihmohet nga KFOR-i

10. Pikat e paautorizuara kufitare të mbyllen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi