Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:“Teresinka Pereira flet në gjuhën shqipe…"

Shko poshtë

Kristaq Shabani:“Teresinka Pereira flet në gjuhën shqipe…" Empty Kristaq Shabani:“Teresinka Pereira flet në gjuhën shqipe…"

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 06, 2011 4:46 pm

Kristaq Shabani:“Teresinka Pereira flet në gjuhën shqipe…" 211458_678723185_2799306_n

Kristaq Shabani:“Teresinka Pereira flet në gjuhën shqipe…"


LIBER I PERGATITUR PER BOTIM .. DO TE PREZANTOHET NE KONGRESIN E LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, PRILL 2012, KU ESHTE PARASHIKUAR QE SE TOKU ME UNIVERSITETIN "VITRINA " TE REALIZOHET PER HERE TE PARE NE SHQIPERI. DO TE JENE TE FTUAR 100 POETE DHE SHKRIMTARE NGA VENDE TE NDRYSHME TE BOTES ME NJE PROGRAM TE JASHTEZAKONSHEM: GUIDE POETIKE , HOMAZHIME DHE RESPEKT PER TE MEDHENJTE E LETERSISE SE KOMBIT TONE, DHE PROGRAME SPECIALE, VIZITA, DANCIM POETIK, SHFAQE ARTISTIKE , KONCERTIM POETIK, MITING POETIK E TJERE... ME PJESEMARRJE TE TITULLAREVE TE LETERSISE MODERNE SHQIPE.. NJE EVENIMENT I TILLE NDOSHTA ME PJESEMARRJEN E VETE PRESIDENTES SE I.W.A, E CILA DO TE VIJE PER HERE TE PARE NE SHQIPERI NGA SHBA PAS 14 VJETESH PERVOJE TE MADHE TE LNPSHA "PEGASI" ALBANIA DHE DHENIE KONTRIBUT NE LEETRSINE MODERNE BOTERORE.. DHE KETE EVENMENT DO TA MUNDESOJE PER HERE TE TRETE NE RANG NDERKOMBETAR PEGASI DHE UNIVERSITETI VITRINA ... KONGRESI DO TE JAPE KONTRIBUT PER NJOHJEN E KETIJ VENDI BUZE ADRIATIKUT DHE JONIT , ME NJE HISTORI TE MADHE DHE ME NJEREZ QE KUR LINDIN ÇUDITERISHT LINDIN BASHKE ME SHPIRTEOREN, BUKURIMIN, POEZINE ... VENDI I SHQIPONJAVE ESHTE VEND I PAZAZHIT POETIK...

LIBRI ESHTE PERKTHYER
nga poetja DHE PERKTHYESJA Aleksandra (Majlinda) Shabani U.P.L.I, W.P.S

Kristaq Shabani:“Teresinka Pereira flet në gjuhën shqipe…" 262948_10150271574468186_678723185_7550987_4763797_n
TERESINKA PEREIRA

Poete e famshme me origjinë braziliane. Ka krijuar Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë I.W.A. qysh në vitin 1978 dhe ka zhvilluar me këtë organizëm letrar botëror veprimtari të shumta në të gjithë Globin. Në I.W.A marrin pjesë 1290 shkrimtarë, poetë, artistë, studiues nga 112 vende të botës, nga më të dëgjuarit dhe më të talentuarit. Ajo është autore e shumë librave kryesisht në poezi, por edhe në studimin filozofik dhe social. Krijimet e saj janë ekspozuar në shumë Antologji poetike në mbarë Botën, midis të cilave edhe në Antologjinë Poetike “ KORSI E HAPUR” autorë të Pegasit dhe të tjerë nga vendi dhe bota në Shqipëri, “NË FLAKËN E KRIJIMIT” në Greqi , “WORDL POETRY almanac 2008” e tjerë. Në INTERNET janë ekspozuar mbi 3000 krijime. Teresinka ka fituar Çmimin e Madh për Teatër në Brazil dhe është kandidate për Çmimin NOBEL Banon në Toledo, OHAJO, SHBA, ku është dhe qendra e I.W.A.
TERESINKA ESHET DHE "ANETARE NDERI E LNPSHA "PEGASI" ALBANIA

*

Intervistë e Teresinka Pereira Presidente e W.I.A dhënë Patrik Sammut (Maltë)


Patrik: Ku keni lindur dhe ku jetoni? Nga ju erdhi ky interes për poezinë, kur ekzaktësisht?
Teresinka: Kam lindur në Belo Horizonte në Brazil dhe tani jetoj në Ohajo (SHBA). Qëkurse isha 5-6 vjeçe unë shkruaja poezi. Në shtëpinë, ku u rrita, gjendej një bibliotekë. Tezja ime ishte si një profesore për mua. Ajo kishte shumë shokë poetë dhe shkrimtarë. Ndoqa recitalet e epozisë së saj dhe merrja pjesë gjallësisht në to qysh kur isha e re.
Patriku: Cilat janë rolet e tjera të Teresinka Pereirës sot?



Teresinka: Doni të thoni se çfarë bëj unë sot? Jam poete dhe shkruaj poezi pothuajse çdo ditë dhe artikuj për politikën. Jam gjithashtu Senatore dhe Ambasadore e Parlamenteve të Shteteve Ndërkombëtare të Sigurimit të Paqes. Me atë rol unë shkruaj letra diplomatike për presidentët e Kombeve, për delegatët e Kombeve të Bashkuara, guvernatorët e shteteve dhe jam Presidente e I.Ë.A. , kam korrespodenca shkencore dhe artistike në të pesë kontinetet.


Patrik: Ç‘është I.W.A dhe cilat janë objektivat e saj?


Teresinka: I.W.A u krijua në vitin 1978. Objektivi i kësaj është të promovojë mirëkuptimin e shoqërisë dhe shkëmbimet në art e letërsi me poetë, shkrimtarë, artistë. I.Ë.A ka shumë pjesëtarë të shpërndarë në shoqërinë e sotme.

Marquis K. Vella Harber, SOSJ Gran Prior International and Head of the Executive of Supreme Council of the Sov. Onder of Saint John of Jeruzalem (Malta); Princi Ëaldemar Baroni Santos (Brazil), Don Ciro Punzo, Prince of Cnosso dhe Peace Manzanille (Italy), Lord Viktor Busa’, president of the International States parliament for Safety and Peace(President I Parlamentit të shteteve Ndërkombëtare për Sigum dhe Paqe, princi Dom Duarte Nuno Joao Pio de Orleas e Bragança, Portugali; Dr. Denis Kelleher Muhilly, President i Universitetit Ndërkombëtar Amerikan; Dr Fernando Henrique Cardoso, former President of Brazil (1994-2002), Frei Betto, dhe shkrimtar të famshëm si Ernesto Sabato (Argentina), Noan Chomsky (USA), Fernando Alegria( Chile), Rigoberta Menchu’ (Çmimi Nobel i Paqes në ’92, Guatemala). Midis të gjallëve Among : Dr. Jean Bernard(France), Carlos Drummond de Andrale (Brazil), Alberto Moravia (Italy), Ella Fitzgerald (USA), Eugene Ionesco (Romania), Jorge Guillen and Francisco Garcia Pavon (Spain), Juan Carlos Maria Onetti (Uruguay), Augusto Roa Bastos (Paraguay), Jaun Rulfo (Mexico), Julio Cortazar and Manuel Puing (Argentina), Maguerite Duras (France), Melina Mërkuri (Greece) dhe shumë të tjerës, rreth 1290 anëtarë nga 112 shtete në pesë kontinetet e botës.
Patriku: Duket që I.W.A nuk është vetëm thjesht interprete në poezi, por merret me çështje të ndryshme sociale dhe politike. A mund të na e shtjelloni këtë?



Teresinka: I.W.A është organizatë përmbledhëse dhe me qëllim që të jemi të hapur…. Shkrimtarë artistë dhe në shkrimet e tyre u duhet të jenë progresistë dhe liberalë, por edhe të besojmë në parimet bazë të ndershmërisë, altruizmit, integritetit, kjo vërtet një përgjegjësi. Ne jemi të shqetësuar për luftën, për problemet e trasformimeve klimatike (ozonit), për ndotjet, realizimin e seksizmit, dhënien e të gjitha të drejtave si dhe ndihmesës ndaj të pastrehëve si dhe të SIDËS, suportimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut të deklaruara shkrimësisht në DEKLARATËN UNIVERSALE TË NJERIUT KUDO QË NDODHEN. NE VLERËSOJMË DHE RESPEKTOJMË TË KUPTUARIT E TË GJITHA KULTURAVE DHE TRADITAT ETNIKE, LIRINË E TË SHPREHURIT, DIVERSITETIN E MENDIMIT BRENDA KUFIZAVE TË NJË BOTE TË DREJTË. MË THEMELLËSISHT SE LIRIA E GJUHËS DHE E DIVERSITETIT ne vlerësojmë këndëvështrimet ndaj racizmit, seksizmit, tribolizmit, konfliktet, encizmin dhe harmonizimin e mendimit kritik dhe herë pas herë në letërsi dhe Art ofrojmë arsyen, shkencën. Liritë e të kërkuarit dhe alternativat e tij.


Patriku: Çfarë çështje ose tema preken ose dalin ë poezinë tuaj? Cilat janë gjuhët me të cilat punoni?


Teresinka: Temat më të preferuara të miat janë: Dashuria dhe Politika. Shkruaj në spanjisht, portugalisht dhe anglisht. Në atë aspekt gjithë poemat (poezitë) e mia janë shkruar në këto tre gjuhë. Unë kam përkthyes në gjuhë të tjera: rusisht, frëngjisht, greqisht, izraelisht, arabike, koreane, kinezçe, japonisht e tjerë , në mbi 20 gjuhë të tjera.


Patriku: Duket sikur ju preferoni të shkruani poezi të shkurtra nga proza e gjatë, pse?


Teresinka : Unë kuptoj se çdo të thotë të jesh një lexues. Si lexues unë kam një “span” vemendjeje të shkurtër. Unë di se të gjithë lexuesit në botë preferojnë të lexojnë një poezi të shkurtër, kundrejt një të gjatë. Unë gjithashtu shkruaj edhe me ndjenja. Një poezi është më e kapshme, më e prekshme, kur ajo shkon drejt e në thelb. Përsëritja është e mërzitshme. Për të njëjtat arsye preferoj të botoj një poemë (poezi) në një kohë të caktuar, sikundër në Antologji, revistë apo Internet. Është e mira të kesh shansin të lexosh një peozi të shkurtë që dhe të ndjesh ndjenjat e poetit. Kërkon shumë kohë të lexosh një libër.


Patriku: Çfarë preferoni poezinë me art apo poezinë për një mesazh?


Teresinka: Unë preferoj poezinë me një mesazh të shkurtër dhe me shumë art.


Patriku: Sa e fuqishme është poezia, kur vjen për të shpërndarë mesazhe të rëndësishme?


Teresinka : Është po aq e fuqishme si një këngë revolucionare.


Patriku: A bini në dakortësi se njerëzit tashmë preferojnë prozën kundrejt poezisë?


Teresinka: Po jam dakort. Është shumë më e lehtë të kuptosh prozën si një tregim të shkurtër apo një roman nga një poezi plot me metafora, është gjithashtu dhe në këndvështrim kohor të kursimit të kohës. Të lexosh një roman apo një libër historik të jep më tepër kënaqësi se poezia. Gjithashtu ju mësoni më tepër duke lexuar një libër filozofik apo politik, se kur lexoni një libër poezie.

Patriku: Sa i rëndësishëm është përkthimi, kur bie fjala për poezinë?



Teresinka: Një përkthim i mirë është i rëndësishëm, sepse mund të të japë t’i njëjtin kënaqësi sensibilitetit tend, duke lexuar një vjershë, sikurse ajo ishte në origjinë, por përkthimi i keq mund të vrasë poezinë.
Patriku: Sa i rëndësishëm është sot interesi i poetëve të pasionuar për poezinë dhe publikun në përgjithësi?
Teresinka: Kur futet libri i botuar i poezisë në Internet, pra poezia e adoptuar në Internet, ajo lexohet shumë shpejt dhe të riciklohet gjithashtu. Po ju e lexoni atë dhe e harroni. Nëse ke një libër mund t’i kthehesh atij dhe ta lexosh sa kohë që dëshiron dhe ai nuk t’i vret sytë si në monitor. Do të ketë gjithashtu një dëshirë për librin…



Patriku: Mendoj se shpenzoni shumë kohë në udhëtime dhe gjatë tyre ju njihni poetë të ndryshëm nga bota, pse e bëni këtë? Kush u jep shtysë?


Teresinka: Shumica e udhëtimeve të mia është e ndërvarur, kur shkoj për probleme diplomatike dhe interesi im gjatë këtyre udhëtimeve është natyrisht të takohem me shumë poetë, pasi ata janë lloji më i preferuar i njerëzve Preferoj të takoj poetë, sepse unë i kuptoj ata më mirë nga ç’mund të kuptoj politikanët. Poetët janë njerëz të veçantë. Ata nuk janë të mërzitëshëm. Unë gjej një dashuri çdo herë që takoj një poet.


Patriku: Cila është marrëdhënia juaj me poetët maltezë?


Teresinka: Para se të shkoja në Maltë më ishte krijuar ideja se të gjithë poetët maltezë ishin kalorës. Ishte kjo një ide romantike. Vizita ime në ishull ishte e këndshme: ndërtesat, malet dhe deti konfirmuan atë ndjenjë aventure. Dhe poetët që takova e konfirmuan idenë time të Kalorësit dhe të Kalorësisë.


Patriku: Ndonjëherë do ta vizitoni sërish Maltën?


Teresinka: Sigurisht.


Patrik Sammut: Ju faleminderit!


Teresinka: Ju faleminderit edhe unë juve.

KREATURE POETIKE NGA POETJA TERESINKA PEREIRA SHBA


1. Pabesi


Ndoshta shqiponja, pa rolin e saj të simbolit,
mund të fluturojë pa një jetë tërheqëse,
duke shkuar tejpërtej dritareve dhe dyerve
nga qyteti në qytet,
derisa arrin detin dhe është e lirë.
Por këtu ne jemi në grackën e dëshpërimit
nga një mendim krejt i pavlerë
ngaqë nuk mundet të pushtojë kohën ,
këtë armik transparent,
të fshehur në vetvete,
duke përpirë fuqinë tonë.

Si mund të shkruash
për këtë fluks pabesie i paqarë,
pa ndier hapësirën boshe të duarve,
duke numëruar ditët
tek vrapojnë më shpejt nga të gjithë.

2. Nëse unë largohem tani

Nëse unë shkoj tani,
do të ndiej këtë poemë,
shkruar gjatë shkrepjes së vetëtimës,
që verboi sytë e mi.
Por nuk do të shkoj vetëm,
unë mbaj në kraharorin tim
këtë mungesë të fajit
në qiell dhe në tokë.
Unë do të largoj për ty Zotin
ekzistues në lojërat e tua
për të qenë i mirë,
për të dashur ndonjë,
duke përfshirë njerëzorët…
Unë do të iki shpejt, pa pranga,
duke marrë në trupin tim një shenjë,
ndërsa do të lë në duart e tua
plagën e fatit tim.


3. Enigmë


Një herë unë u hodha jashtë
nga lëkura ime ngjyrë trëndafili
dhe me thjeshtësi hyra
në burim të kristaleve enigmatike.
Derisa pastaj mbetem e panjohur,
por unë kam hovin
e një oqeani të humbur
dhe praktikanët fosforishentë
gjallues në më të shumtën trimëri të ëndrrave.

4. Ndryshime

Është shumë vështirë
për të rishpikur jetën tonë vetiake.
Ne gjithmonë mbajmë barrën e gabimeve tona.
Por, nëse unë flas rreth kësaj,
ne ndihmojmë të tjerët,
të ndryshojnë jetët e tyre vetiake.

5. Pamja

Macja ngjason me mua
në mbrëmje.
Ajo ka një shkëlqim të çuditshëm
në sytë e saj.
Kujtesa brilante e saj është e lëmuar
më shumë njerëzore se e imja.

6. Energji

Përdore energjinë,
si sulm të papritur fajkoi ,
në rrugën e fatit.
Suksesi i shprehjes,
kuptim i vargjeve
janë armë të fuqishme të dëshirës,
e cila na tregon neve horizontin
pa frikë.
Fjalët e tua të fuqizuara,
lumturia e të priturit.
Oqeani,
qiell që e shtrin vetveten.

7. Cili është kuptimi?

Cili është kuptimi i jetës sime?
Pa mesazhet e tua në internet,
pa gabimet e mia dhe të metat,
për të dhënë ty mundësinë për të më falur?
Cila është dobia e qetësisë sime,
nëse nuk do të shqetësonte ty?
Cila është dobia e natës,
pa zgjimin e poetëve?
Cili është kuptimi i besimit,
pa besimin e ateistëve
dhe sensacionin e kthjellësisë,
i cili valon brenda tyre?
Cila është dobia e greminës
nëse vetëvrasësi i përmalluar
nuk do të ekzistonte?!

8. Vetmia qëndron dhe zgjat

Kur mbrëmja bie,
unë shikoj hënën e plotë
dhe poshtë humnerës
ndihem si një ujk
ngatërrues i rrugës.
Sytë e mi janë të inatosur
dhe shkëlqimi i tyre shpërhapet,
me qëllim të ushqejë
gjendjen shpirtërore zoodiake të tyre,
duke e strehuar në rrugën e tyre drejt hijeve,
drejtimeve dhe kohës.
Brenda zemrës sime të mërzitur
aty është një spektër i dashurisë,
i privuar nga një kryerje,
derisa shpresa të shterojë,
vetmia zgjat.

9. Fëmija e padukshme
Sipas vargjeve nga Oscar Florez Tamara

Për ne është lehtë të ngushëllojmë dhimbjen,
poezia të jetë e zhveshur si trup në hije.
Është e lehtë të hedhësh qortimin,
kur ishim njëherë fëmijë
që duket e padobishme,
por një rrugë na ndihmon ne
që të arrijmë diellin,
të krijojmë një fortesë të zjarrtë
nga fjalë të padobishme.

Në dhimbje një vuajtës është gjithmonë,
i vuajtur një tjetër
që na dashuron ne,
dhe në të nëjtën kohë,
është kjo dhimbja e dikujt tjetër.
Trashëgimia e dritës mbin te ne
me një diskriminim të dukshëm
dhe padrejtësia është arsyeja jonë
për të luftuar mprapsht.
Po balta jonë s’mund ta ketë ngjyrën e yllit,
nga i cili ne shkojmë
drejt rrugës për të lindur.
Ndërkaq, në këtë kohë,
Ne jemi fëmijë
dhe ne tashmë qajmë.

10. Muri USA (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)

Kufiri midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara
është një burg vigan dhe i paturpshëm,
nga të dy anët e murit,…
Muri është një barrierë
për të ndaluar peonët,
tek hyjnë në perandorinë e SHBA.
Muri do të jetë prezent në historinë e Kombeve,
si një britmë brutale paralajmërimi,
një frikë e dukshme dhe e heshtur,
mesazh i emigrantëve,
mbërritës me inspirime të trilluara:
“Ëndërr amerikane”…
Muri lidh rojet dhe të burgosurit
në të njëjtin burg.
Ai gradon një shkuarje prapa të kohës
te feudali kalimtar dhe te varfëria fshatare.
Muri do të forcojë trafikun kontrabandë
dhe skllavërinë e qenieve njerëzore.
Në brendësi të murit, aty do të varrosen,
nga një anë zemra amerikane të çelnikta
dhe nga ana tjetër zemra punëtore të gjakut.
Ata do të bashkojnë në këtë,
asnjë qytet tjetër
në asnjë shtet,
poshtë horizontit pa qiell,
si dy lot kalimtarë në shkretëtirë


11. THE BORGOL*

Unë rebeloj për ty.
Gratë veshin atë
mbulojnë gojën dhe sytë e tyre,
duke lënë vetëm
dy sytë të shikojnë.

Grua, unë rebeloj për ty,
ti duhet të mbulosh gojën
dhe nuk mund të vibrosh
zërin e agonisë tende.

Unë ndiej një marramendje …,
për mungesën e guximit tënd
duke insistuar të mbash besën,
ndershmërinë
në një botç të humbur,
brenda syve të tu të zinj.

Në hijen e borbolit ti jeton,
në misterin e panevojshëm,
një qetësi potente
e dëshirës së të tjerëve.

Grua, digje borgolin,
sikurse gratë e Perëndimit
dogjën skutjenat e tyre 50 vjet përpara.
Thirr: “Më jep lirinë
ose më jep vdekjen!”
Hap rrugën drejt një jete të re
për hir të vajzave të tua!

12. Gati ose pothuajse “Mirupafshim”

Në zërin e dobët
pa energjinë e duhur,
pa thënë gjithashtu as të vërtetën
apo gënjeshtrën,
por një “Mirupashim“ të vështirë
me grykën e tensionuar
duke mërmëritur një “ Nuk e di“
dhe duke u larguar nga një rrugëz,
pa parë pas.
« Mirupafshim »
gjithmonë një mbyjtje e emocioneve tona
më të mëdha, të ngushta …
Është duke ndaluar
në të mesmen e rrugës,
pa ditur ku duhet shkuar.
18 gusht 2006

13. Poemë paqe
Ëndrrat për çdo ditë paqe

Drejtuar Ada Aharonit që jeton të përditshme
në Haifa, luftën e çdo dite të saj.

Sa herë ne duhet të vdesim
dhe sa herë na duhet të kthehemi pas
te shpellat,
nga të cilat
ne nuk duhet të ishim larguar kurrë.
Ne fshehim nderin tonë
në burimet e panjohura të urrejtjes
dhe kurrë nuk do të përfundojmë
së ilustruari figura:.
O mënyrën e të jetuarit në paqe,
(jo të qenurit një frikacak),
jo të qenurit lakmues me gjak dhe pasuri.

Na duhet të rikthehemi pas te përjetësia
në errësirë, në gjurmët e saj,
nga e cila yjet e bardhë shkojnë para
dhe ngjiten në qiej,
para se kryetarët e fisit,
tributë kishin shpikur hakmarrjen,
para se do të kishin mësuar
rreth begatisë së qiellit.
Ne vemi në të zezë dhe në të bardhë
për të ndarë varfërinë e shkretëtirës
nga jeshilja e Amazonës
dhe të rritim qetësinë e varrezave,
të rritim me tingujt e sirenave,
me hedhsat e raketave.

Mjaftueshëm po lot një Zot,
përsëri një zot tjetër.
Dhe jemi në një tokë të fuqishme,
kemi për të gjetur një mënyrë të drejtë
në lidhje me paqen e shenjtë
me Zotin e gjithsecilit.


Marrë nga libri i përgatitur per botim nga Lidhja NPSH “PEGASI” ALBANIA
“Teresinka Pereira flet në gjuhën shqipe…
Përkthyer nga poetja Aleksandra (Majlinda) Shabani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi