Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhorzh Sand:... ASHTU, NGA PESHA RËNDUAR...

Shko poshtë

Zhorzh Sand:... ASHTU, NGA PESHA RËNDUAR... Empty Zhorzh Sand:... ASHTU, NGA PESHA RËNDUAR...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 07, 2011 8:30 pm

Zhorzh Sand:... ASHTU, NGA PESHA RËNDUAR... 224548_256946020999584_100000525636701_1050491_5314739_nZhorzh Sand:... ASHTU, NGA PESHA RËNDUAR... 269872_209944059058421_100001284851546_664343_2669910_n

Zhorzh Sand:... ASHTU, NGA PESHA RËNDUAR...

Kërkuam në vitrinën e jetës,
Dhe e blemë valixhen tonë.
Me radhë vendosëm aty:
Përqafimin ti,
Ngazëllimin unë.

Pastaj e mbajtëm të dy,
Ashtu, nga pesha rënduar:
Pranverash të gjelbëruara,
Verash të nxehta,
Vjeshtash të paqta.

Në stolin e dimrit ulemi tani.
Pa frikë e hapim valixhen tonë.
Korbat e zemërimit do të ikin lart,
Krahët e zinj duke rrahur fort.

Mbase kanë mbetur pak lule,
Gjethe rëna e kërcej tharë.
Po ne ato i përkëdhelim,
Sepse jemi akoma bashkë!


E diel 7 gusht 2011 ora 16:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi