Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Tasholli:Në mërgim po krijohet një klasë e re intelektualësh shqiptarë(Intervistë me Driton Gashin)

Shko poshtë

Faruk Tasholli:Në mërgim po krijohet një klasë e re intelektualësh shqiptarë(Intervistë me Driton Gashin) Empty Faruk Tasholli:Në mërgim po krijohet një klasë e re intelektualësh shqiptarë(Intervistë me Driton Gashin)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 09, 2011 1:34 am

Në mërgim po krijohet një klasë e re intelektualësh shqiptarë


Faruk Tasholli:Në mërgim po krijohet një klasë e re intelektualësh shqiptarë(Intervistë me Driton Gashin) U1_FarukTasholli
Intervistoi:Faruk Tasholli
Intervistë me Driton Gashin, pedagog dhe këngëtar
Faruk Tasholli:Në mërgim po krijohet një klasë e re intelektualësh shqiptarë(Intervistë me Driton Gashin) 04Driton%20Gashi%201Faruk Tasholli:Në mërgim po krijohet një klasë e re intelektualësh shqiptarë(Intervistë me Driton Gashin) Dgashi_wdr_160q

Driton Gashi është njëri nga intelektualët e shumtë shqiptarë në Gjermani, që jeta i solli si fëmijë apo të rinj në këtë vend dhe krahas mbijetesës familjare, u ngritën intelektualisht në institucionet gjermane. Ai tashmë punon si pedagog në një shkollë gjermane, e njëkohësisht nuk e lë anash vokacionin e tij që nga fëmijëria, këngën. Dritoni është një përkthyes ambicioz letrar ku për lexuesit gjermanë, përkthen vazhdimisht nga Letërsia shqipe, veçanërisht poetë të mërguar që jetojnë në hapësirat gjermanofone.

Ju jeni rritur, jeni ngritur dhe jeni edukuar në dy ambiente, në Kosovë dhe në Gjermani. Si e shihni në retrospektivë zhvillimin tuaj, por edhe të bashkëbrezit që ka jetuar në Kosovë?

D.Gashi: Për mua dhe bashkatdhetarët e mi, që kemi lindur, jemi rritur në Kosovë dhe kemi emigruar si adoloshentë, ambientimi dhe zhvillimi në një rreth të ri shoqëror ka qenë i përcjellë me vështirësi të shumta në njërën anë, por në anën tjetër me shumë mundësi dhe shanse të reja në çdo fushë të jetës. Secili prej nesh emigrimin e ka përjetuar në mënyrë individuale dhe është shumë vështirë të flitet në përgjithësi. Sidoqoftë, do mundohem të jap një pasqyrë të shkurtër. Vetë procesi i emigrimit për çdo individ dhe çdo familje është një sfidë e madhe emocionale, fizike dhe materiale. Ka edhe të tillë, që kurrë nuk mund të ambientohen në rrethin e ri dhe emigrimin gjithmonë e shohin si një fenomen shumë të hidhur dhe tragjik. Psikoanalisti Grinberg nga Argjentina, në një studim të vitit 1990, mbron tezën se mërgimi është një traumë, e cila nuk mund të përpunohet aq lehtë. Vetë ballafaqimi me një gjuhë të re, vetë fakti së nuk mund të flasësh dhe nuk kuptohesh më nga rrethi, se nga një moment në një tjetër e ndjen veten si shurdhmemec, është një mund i madh për çdo mërgimtar. Këto ndjenja, pa dyshim, i kemi pasur ne të gjithë. Pa dashur t’i injoroj këto fakte, që duhet përmendur dhe që janë me rëndësi kur flitet për mërgimin, unë dua të fokusohem më shumë në të mirat që mund të na sjell mërgimi. Secili nga ne ka emigruar ose emigron akoma me motivin pozitiv, duke shpresuar për një jetë më të mirë për veten dhe për familjen.
Faruk Tasholli:Në mërgim po krijohet një klasë e re intelektualësh shqiptarë(Intervistë me Driton Gashin) 41499_100000187771311_703_n
A mund të na e kujtoni ndarjen nga Kosova dhe fillimin e një jete krejt të re, në ambientin krejt të ri dhe të panjohur?

D.Gashi: Në vitin 1990, kur unë dhe familja ime emigruam në Gjermani, Kosova kalonte një fazë shumë të vështirë politike. Unë sapo kisha mbaruar shkollën fillorë dhe isha regjistruar në gjimnaz. Me gjithë frikën që kishim atëherë nga policët serbë që kapluan Kosovën, me gjithë rreziqet që na kanoseshin, unë me shoqërinë time kalonim kohë shumë të mira në Prishtinën e atëhershme, ndoshta edhe ditët më të lumtura në jetën time. Ishim të rinj, nuk i kuptonim mirë rrethanat në të cilat ndodhej Kosova. Ne jetonim jetën tonë djaloshare, këndonim me kitarë, takoheshim me shoqe dhe shokë çdo ditë, dilnim në qytet, prindërit brengoseshin se do të na rrahin policët, çka edhe ndodhi një natë. Besoj se këtë fat kishin shumë kosovarë dhe që nuk është diçka e jashtëzakonshme të përmendet. Duke shkruar m’u kujtua ai polici i keq që kundërmonte nga alkooli dhe shuplaka nga dora e tij e ndotur. Ku mbeta?!, ah, po! Jeta në Prishtinën e atyrë ditëve ishte shumë intensive, çdo ditë kishte protesta, takime për pajtimin e gjaqeve në gjithë Kosovën, varrime të të vrarëve në demonstrata, helmime të nxënësve nëpër shkolla etj. Të gjitha këto ngjarje të paharruara dhe të dhimbshme për Kosovën, unë i kam përjetuar vetëm disa muaj, përkatësisht disa javë para ndarjes nga familja ime e gjerë, nga shoqëria dhe nga rrethi ku jam rritur. Ndarja ishte shumë e vështirë. Këtë e kanë parasysh të gjithë ata që kanë emigruar një herë. Udhëtuam me makinë afër dy ditë e dy net e më në fund arritëm një të diele të qetë në qytetin e minierave të shumta dhe me ekipin e njohur futbollistik Schalke 04, Gelsenkirchen në Nordrhein-ëestfalen, në Gjermaninë perëndimore. Ditët e para më kujtohen si të ishte një ëndërr. Nuk kuptonim asgjë. Në anën tjetër ishim kureshtarë të dinim se ku dilnin të rinjtë, ku mund të takoheshim me njerëz. Shpejt e kuptuam se këtu jeta rinore nuk lulëzonte në rrugë e qytet si në Kosovë, por njerëzit mbylleshin herët nëpër shtëpi dhe në lokale. Pas pak ditëve u regjistruam në shkollë. Ishte hera e parë në jetën time që kisha frikë të shkoja në shkollë. Pse? Sepse nuk do kuptoja çka do na shpjegonin arsimtarët dhe për herë të parë kisha një ndjenjë të madhe pasigurie. Me kalimin e kohës fillova ta përvetësoj gjuhën e pas gjashtë muajve, kalova në shkollë të rregullt, për të vazhduar pastaj deri në maturë.

Sa është vështirë për një të huaj që ëndërron vazhdimisht vendin e vet dhe njëkohësisht ngritjen intektuale e bën që të akomodohet në vendin ku jeton, i mërguar. Kur jemi këtu, a je më shumë mërgimtar në Kosovë, apo mërgimtar në Gjermani, duke pasur parasysh rrjedhat e jetës?

D.Gashi: Kjo është një pyetje shumë e vështirë. Mund të përgjigjem vetëm nga përvoja ime. Për të pasur suksese në vendin e ri, duhet të ballafaqohesh me rrethanat e reja, me gjuhën, me kulturën, me traditën dhe zakonet e vendit ku ke emigruar. Është normale që të mungon vendi yt, që ke nostalgji për njerëzit dhe kujtimet që lë pas. Megjithatë, njeriu duhet të mundohet të ambientohet në rrethin e ri. Asgjë nuk bie nga qielli. Pajtohem se jo secili i ka mundësitë e njëjta. Prapëseprapë, të qenit „viktimë“ tërë jetën, nuk na ndihmon aspak në një situatë të tillë. Më mirë është të përpiqmi, ato të mira që kemi sjell nga vendlindja t’i bashkojmë me të rejat që mësojmë këtu, atëherë lind diçka e re, një bashkëdyzim i dy identiteteve. Në debatin rreth integrimit në Gjermani, shpesh hasim në tezën se ne, fëmijët e mërgimtarëve gjendemi „në mes dy karrigeve“, që do të thotë se nuk kemi identitet të plotë të krijuar në vendlindje e as në vendin e ri nuk e ndiejmë veten mirë. Unë nuk pajtohem me këtë qëndrim, që është një vështrim shumë i vjetër, i tejkaluar. Mërgimtari modern sot ka mundësi të tjera, ta krijojë një identitet të ri, të tretë. Nuk dua të reduktohem në këtë shabllon dhe kam humbur durimin së qeni një objekt i analizave të „ekspertëve“, të cilët nuk kanë emigruar kurrë dhe fëmijët emigrantë gjithmonë i vlerësojnë si problematikë! Më shumë kam dëshirë të potencohen të mirat dhe resurset që ne kemi, e ato janë të shumta. E para janë gjuhët që flasim, pastaj të jetuarit në dy ose më shumë kultura, sensibiliteti që kemi për këtë tematikë etj.

Sa i përket ndjenjës si i huaj, mund të them se shpesh e ndjej vetën si i tillë, qoftë këtu në Gjermani, por edhe në Kosovë. Pas një kohe të gjatë në mërgim kam konstatuar, nuk di sa më japin të drejtë mërgimtarët e tjerë, se kush emigron një herë, nuk ka shtëpi më, është gjithmonë në lëvizje. Së paku unë ashtu ndihem. Mundohem së paku vetvetes t’ia bëj një vend, me një qasje pozitive ndaj dy vendeve, duke mos pritur mrekulli. Kosova ka ndryshuar, nuk është më ajo që kam lënë para 21 viteve. E përshkrova edhe më lart, kam nostalgji për atë kohë, por jam i vetëdijshëm që ajo nuk kthehet. E kam tejkaluar fazën kur kam jetuar në të kaluarën dhe tash dua të koncentrohem në jetën time tash, sot, dhe të ballafaqohem me sfidat që ajo sjell. Në Gjermani kam jetën time të përditshme, punën, rrethin social. Në Kosovë kam familjen, që shumë shpesh e vizitoj dhe çmallem me të. Është vendi ynë, na tërheq akoma dhe do të na tërheq për sa të jemi gjallë, nuk është e thënë që e kemi harruar. Sido që të jetë, njeriu duhet të jetojë jetën e tij aty ku është, me të mirat e të këqijat që sjell koha, duke mos rënë në agoni dhe duke mos pasur iluzione.

Që nga fëmijëria keni bashkëjetuar me muzikën, me artin dhe me kulturën përgjithësisht, a ju ka ndihmuar kjo fushë që ta ndjeni vetën të barabartë në mesin e bashkëvendësve në Gjermani, duke kultivuar vlera artistike?

D.Gashi: Po, keni të drejtë në vlerësimin tuaj. Muzikën dhe artin e kam pasion që nga fëmijëria dhe kjo më ka ndihmuar të gjej shumë shpejt shokë në Gjermani, të luajmë bashkë në kitarë, të krijojmë këngë të reja, të kalojmë kohën e lirë së bashku etj. Nga fillimi e kam ndier veten të barabartë, nuk kam pasur asnjëherë kompleks inferioriteti dhe nuk jam konfrontuar me asnjë lloj diskriminimi, çfarëdo qoftë ai. Të qenit mërgimtar ndoshta më ka bërë edhe më sensibil dhe më emocional, pa të cilën veti artisti nuk mund t’i thotë vetës artist. Muzika më ka ndihmuar pa dyshim edhe për të përballuar shumë ditë të vështira në jetën time, aty kam gjetur shpesh ngushëllimin tim.

Pas një përvoje të gjatë, tashmë keni edituar edhe albumin "This is my lifë" (Kjo është jeta imë"), që në të vërtetë përfshin këngë që kanë filluar të jetojnë nga viti 1941 dhe që ende kanë një qëndrueshmëri në publik, falë vlerave të larta artistikë. Prej nga ideja për një përzgjedhje të tillë?



Faruk Tasholli:Në mërgim po krijohet një klasë e re intelektualësh shqiptarë(Intervistë me Driton Gashin) 26603_1197674552098_1535548066_30446271_1746282_n

D.Gashi: Para se të kaloj te albumi im aktual, desha të them disa fjalë për albumin tim të parë, të cilin e kam edituar në vitin 2000 me këngë të mia dhe të përpunuara, pas një sërë bashkëpunimesh që kam patsr me muzikantë të ndryshëm në Kosovë dhe në Gjermani. Në këtë album kam këngën tim „Zjarr“ (orkestrimi Christian Spiegel dhe Marten Meisterernst), me të cilën pata konkurruar në Festivalin e Këngës në RTV në Tiranë në vitin 1997. Kënga është pranuar nga komisioni, por pasi në Shqipëri mbretëronte një situatë e pasigurt politike, e tërhoqa pjesëmarrjen. Me kompozitorin e njohur kosovar Valton Beqiri dhe kitaristin Ylber Asllanaj kemi përpunuar në një orkestrim bashkëkohor serenatën „Kur nata Korçën e mbulon“, e cila është mirëpritur nga publiku kudo ku e kam kënduar dhe që edhe sot e kam në repertoarin tim. Këngët tjera të përpunuara janë në gjuhën angleze, si p.sh. balada „Mandy“ nga këngëtari britanez Barry Maniloë dhe „wonderful tonight“ nga Eric Clapton. „This is my life“ titullohet albumi im i dytë, në të cilin kam përzgjedhur këngët që unë i dua më së shumti dhe që jam rritur me to. Nuk kam përfillur asnjë trend botëror, në Kosovë apo Shqipëri, kam bërë thjesht një album për vete dhe për njerëzit që kuptojnë muzikën ë mirëfilltë, e kuptojnë emocionin e saj të pafund dhe mrekullinë e saj. Këngët e përzgjedhura kanë të bëjnë shumë me të kaluarën time, me dëshirat e mia, me vizionet që kam për të ardhmen, me ecurinë time në muzikë, me ditët e mira e më pak të mira që kam pasur, thjesht me jetën time. Për këtë arsye albumin e kam pagëzuar „This is my life“.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi