Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kabashi thotë se nuk frikësohet, por nuk mundet të dëshmoj

Shko poshtë

Kabashi thotë se nuk frikësohet, por nuk mundet të dëshmoj Empty Kabashi thotë se nuk frikësohet, por nuk mundet të dëshmoj

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 22, 2011 9:38 pm


Kabashi thotë se nuk frikësohet, por nuk mundet të dëshmoj

Kabashi thotë se nuk frikësohet, por nuk mundet të dëshmoj Shefqet-Kabashi0506

(I plotësuar) - Në vazhdim të rigjykimit të pjesshëm kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lah Brahimajt, në gjykatën e Hagës është paraqitur dëshmitari kyç i prokurorisë, Shefqet Kabashi, i cili ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e prokurorit, por ka mohuar se arsye për këtë është frika.

Ai disa herë ka përsëritur se “nuk është që nuk dëshiron, por nuk mundet” të dëshmoj.

“Jo, unë nuk jam i frikësuar. Kam folur për dëshmitarët e tjerë. Ky nuk është shkak, ky është njëri nga shkaqet. Mendoj se është e parëndësishme, e padobishme dhe e padrejtë të dëshmoj... megjithëqë dëshiroj t’i them disa gjëra”, tha Kabashi në proces.

Tashmë Tribunali i Hagës për Krime të Luftës, e ka akuzuar Kabashin për mosrespektim të gjykatës, pasi në vitin 2007, ka refuzuar të dëshmoj në procesin e parë kundër Haradinajt.

Prokurori, Pol Roxhers, nesër do të kumtoj se çka do të ndërmarrë lidhur me dëshminë e Kabashit.

Ky dëshmitar, sot më herët, i ka hedhur poshtë pohimet se në fshatin Jabllanicë afër Deçanit, në vitin 1998 ka ekzistuar burgu i UÇK-së dhe se në të ka pasur të burgosur.

Ai më tutje e akuzoi prokurorinë e Tribunalit të Hagës se “nuk e ka bërë punën e vet”.

Avokati i Kabashit, Majkël Karnavas, tha se klienti i tij është i “frustruar” dhe se “ndjehet i tradhtuar” nga prokuroria në Hagë.

* * * * * * *

Kabashi dëshmon kundër vullnetit të tij në rastin Haradinaj

Në rigjykimin ndaj ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj, dëshmitari Shefqet Kabashi, pas një pjese të dëshmisë së tij të dhënë të shkurtër, nuk ka dashur të vazhdojë të jap më shumë dëshmi, duke detyruar ndërprerjen e procesit gjyqësor. I pyetur nga prokurori dhe trupi gjykues disa herë se mos frikohet për veten e tij apo ndokujt tjetër që mos jap dëshmi, Kabashi nuk ka dashur të flas më shumë, duke thënë se më kaq është e mjaftueshme.

Qysh në vazhdim të seancës së dytë, pas pushimit disa minutash, prokurori Roxhers e ka pyetur dëshmitarin Kabashi se a i ka parë personat Pal Krasniqi dhe Skender Kuçin në Jabllanicë. Por ai menjëherë ka marr një përgjigje që nuk mundet me fol për këtë. Madje Kabashi ka kërkuar që në deklaratat e tij të vitit 2007 dhe 2004, duhet të bëhen ndryshime të vogla, por sipas tij kjo gjë nuk ka ndodhur.

Kabashi ka deklaruar se qëndron prapa asaj që ka dhënë në dëshminë e procesit gjyqësor ndaj Limajt. Duke shtuar se qëllimi i këtij Tribunali është që të gjejë krimin, por sipas tij një gjë e tillë nuk po ndodh.

“Ju në fillim thatë qëllimi është me gjet çka ka ndodh, sot ky qëllim nuk është. Unë jetoj aty ku janë bërë këto hetime dhe unë nuk kam arsye me dhënë gjëra që nuk qojnë kah drejtësia, se nuk ka kurrfarë drejtësie. Ka shumë gjëra që duhet me hetuar kush çka ka bërë”, ka thënë Kabashi.

Kjo ka bërë që të ndërhyj gjykatësi, Moloti duke i thënë se nuk i takon atij të përzihet në punën e prokurorisë se kë duhet ta hetojë.

Por dëshmitari ka vazhduar të jap sqarimet e tij, pse prokuroria është dashur të hetojë më mirë gjërat, sepse siç ka thënë ai është dashur të merren dëshmitarët adekuat dhe jo ai të thirret para gjykatës.

“A ka mundësi me ditë pse prokuroria nuk ka bërë hetime, kur unë i takoj atij kombi dhe atij vendit. Pse mua nuk me takon, se unë jam ai bashkëpunëtori për me i zbuluar krimet. Prokuroria nuk e ka kryer detyrën, e unë po u dashka me u përgjigj. Për Skender Kuçin flitet, për marrjen e tij. Pse prokuroria nuk e din këtë. Pse e kanë marr një dëshmitar që nuk u dashtë. Është dashtë me gjet njeriun adekuat për këtë dëshmi, por unë nuk dua me dhënë emra as për të mirë as për të keq. Unë ma herët nuk kam pas mundësi me shkuar në burg, por fal këtij vëllait që është mbrapa, unë i kam kushtet, sepse vëllezërit punojnë ka 16 orë në ditë dhe ju mundeni me më mbajt edhe 1 vjet në burg”, ka thënë dëshmitari.

Kjo ka bërë që të ndërhyjë edhe avokati mbrojtës i Kabashit, i cili ka thënë se klienti i tij ndihet tradhtuar nga prokuroria, sepse ai ka dhënë dëshmi edhe më herët për krime dhe nuk janë hetuar. Madje ai ka përmendur edhe tretmanin e tij që janë duke ja bërë në këtë gjykatë, duke e zgjuar çdo 30 minuta nga gjumi, gjë që i kujton burgun e Serbisë.

Dëshmitari Kabashi duke e ndier veten të tradhtuar nga prokuroria, ka kërkuar nga ata që të tregojnë se ku janë dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi më herët dhe nuk gjenden sot të gjallë.

“Nëse një dëshmitar e jep një të dhënë për një krim që ka ndodh dhe në të njëjtën kohë e njeh personin që ka kryer krimin, këtë person ia jep prokurorisë dhe ai person tash jeton në liri, qysh mundet me i besuar prokurorisë tash. Nëse kjo më shpjegohet. Zotëri gjykatës me tha nuk është e jona të flasim për prokurorinë, mua më intereson se jam i atij vendi. Ku janë dëshmitarët adekuat, që është dashur të jenë këtu. Unë nuk jam ai dëshmitar që të jem këtu. Dëshmitari i marrë në pyetje më herët dhe që është i vrarë, le të më tregojë prokuroria ku janë këta. Është përfolur se dëshmitari është frikuar. Por le te më tregojnë ku janë ata dëshmitar që sot nuk janë gjallë”, ka thënë Kabashi.

Për më tepër ai ka shtuar se ai që e ka kryer krimin nuk është këtu i akuzuar dhe të gjitha këto nuk e lejojnë për të dëshmuar. Sipas tij, kjo është shumë e padrejtë dhe nuk është mundësi për me dëshmuar më shumë.

Kabashi iu ka drejtuar trupit gjykues se munden me mbytur, por dhe me fut në burg, por qëndrimi i tij nuk ndryshon, duke iu kërkuar atyre që të lënë rahat. “Ju kisha lut me më lënë rahat. Besoj mjafton, të thash mos më shti me fol fjalë të këqija. Nëse ky gjyq u ngrit për me zbuluar diçka të drejt, e nuk ka arrit me bërë prokuroria, pse po më shtinë mua që nuk qon peshë”, ka deklaruar ai.

I pyetur disa herë pse nuk dëshiron të dëshmojë, Kabashi ka deklaruar që nuk ka mundësi me u përgjigjur më shumë.

Kjo ka bërë që gjykata pastaj të liroj dëshmitarin Kabashi, ndërsa procesi gjyqësor do të vazhdojë nesër në ora 9.00, ku edhe do të njoftojë trupi gjykues se çka do të vendosë për dëshmitarin Kabashi.

* * * * * * *

Kabashi paraqitet sot para Tribunalit të Hagës

Sot, para Tribunalit të Hagës pritet paraqitja e parë e dëshmitarit Shefqet Kabashi. Paraqitja e tij duhet të bëhej të premten, por u shty me kërkesë të avokatit mbrojtës, i cili kishte thënë se klienti i tij nuk ishte në gjendje të rëndë psikike dhe fizike, pas arrestimit dhe transferimit të tij në Hagë.

Shefqet Kabashi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) akuzohet për shpërfillje të Tribunalit.

Ai kishte refuzuar të dëshmonte në procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj, me arsyetim se Tribunali nuk ofronte siguri të mjaftueshme për dëshmitarët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi