Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaqi: Rrëzimi i ligjeve të Ahtisarit shuplakë për shtetësin e Kosovës

Shko poshtë

Thaqi: Rrëzimi i ligjeve të Ahtisarit shuplakë për shtetësin e Kosovës Empty Thaqi: Rrëzimi i ligjeve të Ahtisarit shuplakë për shtetësin e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 29, 2011 10:40 pm


Thaqi: Rrëzimi i ligjeve të Ahtisarit shuplakë për shtetësin e Kosovës

Thaqi: Rrëzimi i ligjeve të Ahtisarit shuplakë për shtetësin e Kosovës Vv-kmth29.8

“Duartrokitjet për rrezimin e ligjeve të presidentit Marti Ahtisari nuk janë për t’u përshëndetur por janë shuplaka për shtetësinë e Kosovës”.

Kështu deklaroi kryeministri i kosovës Hashim Thaci në Kuvendin e Kosovës duke iu përgjigjur deputeteve të opozitës të cilët kthyen mbrapsht dy ligje që dalin nga Pakoja e Ahtisarit. Bëhet fjalë për ligjin për fshatin Hoqë e Madhe në Komunën e Rahovecit, një fshat ky i banuar me serb e qe pakoja e Ahtisarit nëpërmjet ligjit e shndërron në një komunë të vogël me të drejta administrative.

Deputetet e kanë refuzuar edhe projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit i cili sipas deputeteve i shërben Kishes Ortodokse Serbe dhe ngulfat aktivitetet e tjera në qendrën e Prizrenit. Kryeministri Thaci në kuvend tha se shtetësinë e kosovës nuk e rrezikon pakoja e Ahtisarit por papërgjegjësia e disa politikanëve kosovar.

Në fjalën e tij kryeministri mbrojti qendrimin e tij përballë deputeteve edhe për sa i përket dialogut me Beogradin. Ai tha se raundi i bisedimeve që nisë me 2 shtator e gjene Kosovën në pozicione më të favorshme sidomos pas vendimit për bllokimin e mallrave serbe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi