Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nebih Bunjaku:Ç’TË BËJ UNË PA TY

Shko poshtë

Nebih Bunjaku:Ç’TË BËJ UNË PA TY Empty Nebih Bunjaku:Ç’TË BËJ UNË PA TY

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 31, 2011 10:52 pm

Nebih Bunjaku:Ç’TË BËJ UNË PA TY 304752_2304705545414_1482529074_32544517_1751700_n

Nebih Bunjaku:Ç’TË BËJ UNË PA TY


Ç’të bëj unë pa ty
kur ti më mungon
si i verbëri pa sy
zemra gjak loton

ç’të bëj unë pa ty
kur ty larg të kam
gojë e zemër dry
mbret vetmie jam

ç’të bëj unë pa ty
si goja pa fjalë
shpresat e venitura
si nënës pa djalë

ç’të bëj unë pa ty
jam gjysma pa emër
nuk kam gjumë në sy
pa ty jam pa zemër

ç’të bëj unë pa ty
si nata pa hënë
si malet pa lisa
si fëmija pa nënë

ç’të bëj unë pa ty
si toka pa qiell
si qielli pa yje
si dita pa diell

ç’të bëj unë pa ty...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi