Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Kombi sot është i lirë

Shko poshtë

Berisha: Kombi sot është i lirë Empty Berisha: Kombi sot është i lirë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 01, 2011 8:33 pm


Berisha: Kombi sot është i lirë

Berisha: Kombi sot është i lirë September-1-15-59-561

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ishte sot i pranishëm në hapjen e ekspozitës së koleksionit mbretëror Adamidi Frashëri i krijuar gjatë një 100 vjeçari, u çel sot me rastin e 83 vjetorit të Mbretërisë.

Gjatë përshëndetjes së tij kryeministri tha se hapja e kësaj ekspozite në 83 vjetorin e Mbretërisë përbën një ngjarje të rëndësishme. Kryeministri shprehu respektin dhe nderimin e tij, për familjen Adamidi, për këtë dhuratë, për këtë thesar të çmuar që i ka dhuruar Familjes Mbretërore Shqiptare, si mbajtëse dhe kultivuese e vlerave më të arrira të identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Berisha: Kombi sot është i lirë September-1-15-56-454

Në fjalën e tij kryeministri Berisha tha: "Së pari dua të shpreh respektin dhe nderimin tim për familjen Adamidi, për këtë dhuratë për këtë thesar të çmuar që i ka dhuruar Familjes Mbretërore Shqiptare, si mbajtëse, si kultivuese e vlerave më të arrira të identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Hapja e kësaj ekspozite në 83 vjetorin e Mbretërisë përbën një ngjarje të rëndësishme. Mbretëria shqiptare ishte një nga faqet më të rëndësishme në historinë mijëra vjeçare të kombit shqiptar. Në vitin 1912 etërit e pavarësisë së këtij vendi, pas përpjekjesh mbinjerëzore, do të ngrinin flamurin në Vlorë dhe së bashku me ta do të ishte aty edhe një përfaqësues i familjes kryesore të Matit , ndoshta ishte më i riu, dhe të paktë do të ishin ata që do të mendonin se vërtet ai nuk ngriti në Vlorë flamurin, por ai u shndërrua në flamur mbajtësin kryesorë të kombit shqiptar.

Ahmet Zogu, me përkushtimin e tij, atdhetarizmin e tij, trimërinë, guximin, intelektin ia doli të ndalojë një rrokullisje të madhe, të nxjerrë pavarësinë nga një jermi në mjegullnajat Ballkanike. Doli të vendosë flamurin shqiptar në atë territor sigurisht të gjymtuar, por pa të cilin kombi sot nuk do të ishte më. Ahmet Zogu dhe Mbretëria u përball me të gjitha armiqësitë, racizmat e egra antishqiptare rajonale dhe ndërkombëtare, por me një diplomaci të shkathët bëri gjithçka që të konsolidojë pozitën politike të shtetit të ri shqiptar.

U përpoq të krijojë miqësira e lidhje në mënyrë që shteti shqiptar të konsolidohej. U angazhua në një ndërtim të suksesshëm të vendit duke iu përkushtuar dhe Mbretëria u shndërrua pa diskutim në një shtet në një monarki konstitucionale, në të cilin vendi po zhvillohej.

Berisha: Kombi sot është i lirë September-1-15-58-173

Natyrisht, Shqipëria dhe Mbretëria Shqiptare ishte viktima e parë në Evropën e Luftës së Dytë Botërore, por Kurora vazhdoi luftën e saj të vendosur. E vërteta është se mbështetësit e Mbretit, Zogistët, ishin linja më e kristaltë e luftës për çlirim të vërtetë kombëtar. Natyrisht siç ndodhi me vendet tjera të Evropës, Kurorat, e të cilave u transferuan përkohësisht në Londër, apo vende të tjera të lira dhe më pas shumica e tyre u rikthyen, kjo nuk ishte e mundur në Shqipëri.

Një regjim më i paparë në Evropën e pasluftës, një regjim i cili për karrigen e pushtetit u bazuar në luftën më të egër në eliminimin dhe zhdukjen e kundërshtarëve ndaloi rikthimin pa asnjë meritë të Mbretit Zog dhe Kurorës në Shqipëri.

Kjo ishte, zonja dhe zotërinj, fatkeqësia e dytë më e madhe kombëtare pas pushtimit të vendit.

Megjithatë Mbreti, oborri dhe mbështetësit e tij për 50 vite, vazhduan përpjekjet e tyre të gjithanshme për Shqipërinë, për Kosovën për kombin shqiptar në tërësi. Historia vazhdon të jetë një njerkë e keqe për shqiptarët dhe kësaj radhe e kam fjalën ne vepra në shkrime, ajo nuk ju ka thënë shqiptarëve akoma të vërteta e tyre. Ajo sërish është e mbuluar me hirin toksik të regjimit diktatorial 45 vjeçar.

Dhe njëherë unë ju bej thirrje historianëve të këtij vendi, të hapin arkivat dhe tu thonë shqiptarëve të vërteta historike të tyre ashtu siç janë. Kombi sot është i lirë, por është shumë e rëndësishme të dije përpjekjen e madhe të burrave të tyre për të ndërtuar shtet në luftë kundër anti-shtetit, sepse duhet të jemi realist, Zogu u përball me përpjekje të pa ndershme të personaliteteve të ndryshme të asaj kohe, të cilët në mënyrën më absurde rrëzonin deri para vendosjes së Kurorës çdo javë nga një qeveri.

Absolutisht që të gjitha për llogari të atyre fuqive që nuk donin ekzistencën e Shqipërisë. Historia duhet të flasë me të vërteta siç janë se kjo do ti ndihmojë shqiptarët të njohin më mirë veten e tyre. Kjo do ti ndihmojë ata të jenë vetja e tyre dhe të shohin më qartë drejt së ardhmes.

Dhe njëherë dua t’ju përgëzoj për këtë ekspozitë këtë mënyrë dinjitoze që keni përzgjedhur ju për të nderuar 83 vjetorin e mbretërisë shqiptare kësaj ngjarje të madhe pa të cilën, nuk do të kishte pasur Shqipëri të pavarur, pa të cilën ekzistenca e një kombi mijëra vjeçar, do të ishte vënë në kërcënimin dhe rrezikun më të madh në historinë e tij".

Berisha: Kombi sot është i lirë September-1-15-59-6
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi